e martë, 12 shkurt 2008

Ravanelli: Juventus nuk jane gati per Scudetto

Fabrizio Ravanelli, ish lojtari i Juventusit tregon qarte se ekipi i tij i meparshem mbetet larg kualitetit te Interit dhe Romes dhe ende nuk jane gati te atakojne ne Scudetto. Bianconerat arriten te shenojne fitore ndaj Udineses me rezultatin 1-2, dhe perkunder asaj qe ne pjesen e pare ishin ne disavantazh ne 1-0. "Ajo ishte fitore qe i pershtatet Juventusit qe prej disa viteve. Fshehtesia ne suksesin e tyre eshte qe asnjehere nuk dorezohen dhe luftojne deri ne fishkellimen e fundit te referit", - thekson Ravanelli per Tuttosport. Juventusi momentalisht gjindet ne poziten e trete te tabeles ne Serie A, dhe ngelin 12 pike pas liderit Inter, i cili gjer me tani nuk ka pesuar asnje humbje. "Ende nuk kane skuader qe te luftojne per titullin kampion, i bindur jam per ate. Te gjithe e dime ate perfshire edhe tifozet, mirepo arriten te mbeten ne ligen e Italise dhe jane ne rruge te drejte per pozicionin e dyte te renditjes tabelare. Ai i cili ka marre pjese ne ndertimin e Juventusit te Ri e din qe do te jete proces i nderlikuar, por prap se prap ngacmim i shkelqyeshem. Inter dhe Roma kane kualitet me te larte ne radhet e tyre". Ravanelli kaloi 4 vite te suksesshme ne radhet e Zonjes se Vjeter, prej 1992-1996 per te cilen kohe arriti te fitoje Scudetto, Champions League, Cup Uefa dhe Coppa Italia.

Nuk ka komente: