e diel, 10 shkurt 2008
Fillon "Muaji i proves" per bardhezinjte
Juventusi ka harruar problemet e dy sezoneve te fundit dhe tashme kerkon nje rol protagonisti ne Serine A qe ne edicionin e rikthimit. Projekti pesevjecar per t'a bere perseri te madhe "Zonjen e Vjeter" duket se eshte harruar dhe drejtuesit kerkojne menjehere rezultate nga trajneri Ranieri dhe skuadra. "Vendi i trete i rendesishem, pasi ne jemi Juventusi. Operacionet ne merkato? Do t'i vleresojme ne fundin e kampionatit", ishin fjalet e administratorit Bland ne revisten "Hurra Juventus". Ai ka bere te qarte se obejktivi mbetet pjesemarrja ne Ligen e Kampioneve, qe garanton te ardhura te medha per klubin dhe prestigj nderkombetar. "Vendi i trete nuk shihet si nje deshtim, por gjithcka do te varet nga menyra se si do t'a arrijme kete objektiv", deklaroi ai. Nje gje e tille mund te percaktohet qe ne muajin r ardhshem, ku bardhezinjte do te luajne kunder Udineses, Romes,Reggines, Torinos dhe Fiorentines. Nje fitore ne 5 ndeshjet e fundit ka afruar rrezikshem te gjithe ndjekesit e bardhezinjeve, ndaj Ranierit nuk i lejohen me gabime. Mbi te rendon fakti se ka shprehur gjithmone besim te titulli kampion dhe kualifikimi ne Kupen e Italise. Por, ne te dyja rastet, skuadra ka deshtuar pasi gjendet -12 pike nga Interi dhe me pas u eliminua nga zikalterit dhe nga Kupa e Italise. Per me teper, Juventusi duhet te shohe ecurine e Sissokos dhe te Tiagos, i pari i kerkuar me ngulm nga Ranieri, ndersa i dyti i duhet te kthehet ne formen me te mire sikurse me pare. Nese ne te dyja rastet nuk do te kete rezultatet pritura, atehere Ranieri do te cilesohet si fajtor dhe nje shkarkim i tij nuk do te ishte nje hipoteze e pamundur.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment