e mërkurë, 13 shkurt 2008

Ranieri tenton "përmbysjen" ndaj Romës

Trajneri bardhezi: Tani e kam gati gjithë organikën. Nëse fitojmë, do të jetë një vit i veçantë!

Konsum dhe shpërndarje, mundësi dhe rreziqe për tregun e sportit." Claudio Ranieri shikon përreth, analizon dhe reflekton mbi atë se çfarë ka pasur të drejtë ai dhe Juvja e tij, me temën e së cilës është ftuar në një tryezë të rrumbullakët me punonjës të ndryshëm, për të debatuar mbi problemet e tregut të veshjes së tregut sportiv. Pastaj frymëzimi. Flitet për të krijuar skuadër mes drejtuesve, për të formuar grup, realizuar ëndrra dhe që të mos harxhohen kot forcat, si Juventusi, "ndërmarrje" në rikonstruktim, e ndihmuar nga pronarët dhe ëndrrat për t'u realizuar nga ana e tifozëve. Ja mundësitë e rreziqet: humbja në Udine do të kthenet në diskutim, një vend në Champions, në prag të "turit të forcës" që do t'i shohë bardhezinjtë të përkushtuar në 20 ditë kundër Romës, Regginës, Torino e Fiorentina".

"Konsumi dhe shpërndarja" është një tjetër argument që do ta shohë teknikun bardhezi të përkushtuar javët e ardhshme. Përballë atyre që kanë harxhuar energji në fushë, Ranieri duhet të rimendojë për një shpërndarje forcazh në fushë, për përdorimin sa më mirë të lojtarëve në "Friuli", të mbajtur gjatë në stol (Tiago, Sissoko e Iaquinta, mes të tjerëve), një kapital prej 60 milionë eurosh.

PËRMBYSJA - Vështirë se Juvja do të ndryshojë fytyrë kundër Romës, siç e pranon vetë Ranieri. "Tani që e kam gjithë organikën të gatshme dhe që kaloi emergjenca, mund të bëj zgjedhje, pasi nuk kam më nevojë për të kursyer lojtarë, - tha trajneri bardhezi. - Për shembull mund t'i jap mundësi Sissokos të përshtatet pa u sforcuar shumë. Buffoni, edhe pse nuk është ende në formë, na e ka shpëtuar portën. Camoranesi ishte vendimtar dhe janë lojtarë që kohët e fundit më kanë munguar. Trezegeja në krizë? Mori një gjysmëtop dhe e nxori fare jashtë pranë portës: në Udine zëvendësova një lojtar-goli për Iaquintan, sepse kisha nevojë për të lëvizur diçka në sulm. Bravo Vinçenzo!" Pranon se për Romën është folur në dhomat e zhveshjes, por synon objektivin e vendit të dytë, qëllimi i vërtetë i grupit, i vlefshëm për të shmangur paraeliminatoret e Championsit. "Kam biseduar me skuadrën për sfidat që na presin, - vazhdoi Ranieri, - por pa bërë asnjë parashikim. Ne sfidojmë veten tonë për t'u paraqitur gjithnjë mirë. Të pësojmë sa më pak gola dhe të fitojmë gjithnjë e më shumë, por nuk mund ta fshehim që, nëse fitojmë të shtunën, atëherë do të bënim një kthesë, do t'i jepnim një kuptim të veçantë sezonit. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë. Kampionati është i gjatë dhe, nëse Championsi do të jetë shkatërrim për luftën për titull, do ta mësojmë vetëm në fund të sezonit. Për momentin, Roma ka diçka më shumë se ne, pasi Spaleti po e ndërton që prej tri vjetësh, ndërsa ne prej gjashtë muajsh."

SHFRYRJA - Për të tetën herë, lojtarët që vijnë nga stoli e shpëtojnë rezultatin. 18 gola janë shënuar në çerekorëshin e fundit. "Sekreti është shembulli i kampionëve drejt lojtarëve të rinj, - përfundon tekniku i Juves. - Lojtarë, si Del Piero, Trezeguet, Buffon, Camoranesi nuk e kanë përtypur akoma Serinë B. Janë ndjerë të nënvlerësuar, kanë akumuluar energji të madhe, shpirt revanshi, si dhe etje që do të shuhet vetëm kur Juvja të kthehet e të jetë Juve në Champions. Janë ata të fundit që e lënë fushën e stërvitjes."

Nuk ka komente: