e premte, 8 shkurt 2008

Diego: Dua te nenshkruaj per Juventusin

Ylli brazilian i Werder Bremenit Diego deklaroi se deshiron te nenshkruaje per Juventusin, dhe beson se transferimi i tij do te realizohet ne veren qe vjen. Bardhezinjte kane ndermend te blejne nje lojtare te klasit boteror dhe njeri nder prioritetet e para eshte qe ne fund te sezonit te blejne yllin brazilian Diego. Lojtari 22 vjecar po luan ne nje form te shkelqyeshme ne kampionatin gjerman dhe eshte golashenuesi me i mire i Werder Bremenit, dhe bashke me Luca Tonin po udheheqin listen e golashenueseve me te mire te Bundesliges. Diego per "La Gazzetta dello Sport" thote se Juventusi ka shprehur nje interesim te madh per ate dhe duan qe t'a kene ne radhet e tyre gjate sezonit te ardhshem. Diego thote se Juventusi eshte njeri nder ekipet me te pelqyera ne Brazil. Ai ka shprehur deshiren e tij qe te luaje perkrah Alex Del Pieros dhe portierit me te mire ne planet Gianluigi Buffon. Drejtuesit e Werder Bremenit nuk duan qe lojtarin me te mire te ekipit t'a shesin me nje cmim me te ulet se 35 milion euro. Juventusi javen e kaluar i kishte ofruar klubit gjerman nje shume te hollash prej 30 milion euro.

Nuk ka komente: