e hënë, 11 shkurt 2008
Bufon pranon: Akoma nuk jam në formë
Rikthehet pas dëmtimit Gigi Buffon është rikthyer dje në Udine, mes dy shtyllave pas dëmtimit, dhe pranon se akoma nuk është në gjendje optimale për paraqitjet e tij dinjitoze: "Le të themi se diçka të mirë arrita ta bëj, por nëse duhet të them të vërtetën, nëse duhet të them se jam 100%, them që jo, nuk është kështu. Meqë e njoh veten mirë, e kuptova se në shumë gjëra të vogla, edhe në shkelmimet e topit, nuk mund të ulesha shumë me shpinë në momentin e goditjes. Nuk është e thjeshtë për një portier që jeton, para së gjithash me aksione dhe situata instikti, të qëndrojë aty gjithnjë për të kontrolluar gjithçka. Por më shkoi mirë". Tifozët e Juventusit mund të gëzohen, pasi portieri nuk do të operohet në shpinë: "Shumë njerëz më këshilluan të mos operohem, edhe pse kur preket kolona vertebrale. Eshtë mirë që hekuri të qëndrojë larg. Mendoj që me pak pushim dhe ndonjë ilaç, gjërat të përmirësohen".
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment