e hënë, 11 shkurt 2008

Trajneri i Juventusit përgëzon skuadrën, pas fitores në Udine dhe rikthimet e lojtarëve

Juventusi ka rrezikuar seriozisht në Udine, por Klaudio Ranieri është shumë i kënaqur nga paraqitja e të tijve të aftë, pasi përmbysën një rezultat që u zhbllokua që në pjesën e parë. "Është një përmbysje që vlen shumë,shpjegoi trajneri i Juventusit,sepse skuadra diti të reagojë, pas një pjese të parë me vuajtje, pastaj zotëruam lojën dhe vuajtëm më pak. Përgëzime Udinezes, një skuadër e ndërtuar shumë mirë, që luan futboll të bukur." Juventusi tregoi gjithë karakterin e tij në ndeshjen e "Friulit" dhe trajneri roman për këtë është i ndërgjegjshëm: "Janë tri pikë që vlejnë dyfish,tha Ranieri.Përgëzime djemve tanë, që nuk u dorëzuan asnjëherë." Dhe pa dyshim, merita më e madhe i shkon Iakuintës, që shënoi golin e fitores vetëm 16 sekonda pas hyrjes së tij në fushë. Trajneri bardhezi largon çdo meritë për gjetjen e duhur të zëvendësimit, Iakuinta për Trezegenë, pikërisht në momentin e duhur: "Është merita e lojtarit. Unë nuk kam probleme, kur i kam të gatshëm të gjithë trajnerët. Problemet i kam atëherë kur nuk janë të gatshëm." Kundër Udinezes është rishfaqur në fushë, pas një periudhe të gjatë, Kamoranezi, i cili luajti që nga minuta e parë, autor i një paraqitjeje të shkëlqyer, por që, sipas Ranierit, nuk ishte nota e vetme pozitive e ndeshjes: "Nuk ndikoi vetëm Mauro, por të gjithë, edhe rikthimi i Bufonit, Zebinasë dhe Kielinit,konfirmoi Ranieri.Ishte e rëndësishme të riktheheshin pas dëmtimeve të gjithë lojtarët e rëndësishëm. Edhe Zebina është një lojtar, tek i cili besoj. Kamoranezin pastaj e njohim të gjithë. E kam pasur shumë pak të gatshëm në fazën e parë, ndaj ishte e rëndësishme ta niste mirë këtë cikël ndeshjesh dhe të jetë në formë." Një fillim i mirë, edhe pse javën që vjen mbërrin Roma në Torino.

Nuk ka komente: