e shtunë, 9 shkurt 2008
Diego, Juventus prane blerjes se brazilianit
Juventus eshte gjithnje e me prane Diego Ribas da Cunhas. Braziliani i Werder Bremenit qe kerkohej prej disa klubeve evropiane ka preferuar bardhezinjte te cilet i konsideron si skuadren e te ardhmes se tij. Ditet e fundit ishte hapur nje beteje e ashper per Diegon, edhe pse Juventusi ishte gjithnje ne Pole Position per t'a marre. Klubi nga Galileo Ferraris per te evituar ndonje surprize ka udhetuar ne drejtim te Gjermanise me nje oferte prej 30 milion euro qe duhet te mjaftojne per te mbyllur cdo diskutim dhe per te lene thate te gjithe konkurrencen. Per me teper Juventus ka edhe nje avantazh tjeter ne krahasim me skuadrat e tjera. Bardhezinjte nuk kane probleme ligjore, pasi Diego Ribas eshte me origjine lombarde dhe prej 3 vjetesh ka pasaporte italiane. Nje tjeter avantazh qe Juventus ka ne krahasim me skuadrat tjera eshte se nuk duhet te prese Ligen e Kampioneve per te marre brazilianin 22 vjecar. Nderkohe Werder ka gjetur zevendesuesin e Diegos per sezonin e ardhshem. Behet fjale per Mesut Ozil, futbollist i skuadres perfaqesuese gjermane U-21. Ozil u ble nga skuadra e Schalke 04 per nje shifer prej 5.5 milion euro.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment