e mërkurë, 6 shkurt 2008

Deco refuzon kalimin te Juventus

Portugezi Deco qe momentalisht mbron ngjyrat e klubit katalanas Barcelona, duket se ka ngulur kembe se do te qendroje ne Katalonia deri ne fundin e kontrates se tij dmth deri ne vitin 2010. Juventusi te henen tregoi interesim per portugezin Deco qe te bejne nje kembim ndermjet dy lojtareve portugez, atyre te Tiagos (Juventus) dhe Deco (Barcelona). Mirepo ky i dyti duket se nuk eshte i interesuar per nje kalim ne radhet e Juventusit, dhe thekson se eshte gati te luftoje ne klubin blaugrana per nje vend titular, ngase kohen e fundit shpesh here eshte alternative e lojtarit nga Bregu i Fildishte, Yaya Toure. Lojtari felenderon drejtuesit e Juventusit per interesimin e tij, por portugezi brazilian duket se ka ngulur mendjen te perqendrohet deri ne skadimin e kontrates se tij qe ka me klubin e Barcelones, dhe me pas te kthehet ne vendlindje per te mbyllur karrieren e tij si futbollist profesional.

Nuk ka komente: