e enjte, 28 shkurt 2008
Juventus - Inter, historia e debatit 40-vjecar
Shume njerez jane cuditur nga letra e hapur qe Juventusi u ka bere drejtuesve te futbollit italian, por historia e Serie A-se tregon se nje gje e tille ka ndodhur edhe 40 vite me pare, duke u shoqeruar me polemika nga Interi. Ne vitin 1967, presidenti i atehershem i Juventusit, Vitorie Katela, shkroi nje leter te tille ndaj drejtuesve te FIGC pas nje goli te paakorduar per De Paolin ne ndeshjen me Lazios. Ne te kerkohej "nderhyrje jo per te mbrojtur Juventusin, por per te mbrojtur ndershmerine e kampionatit italian". Reagimi i Kateles solli edhe irritimin e Interit, qe drejtohej nga Angelo Moratti, babai i presidentit aktual te zikalterve, i cili e vleresoi letren si " nje prove histerizmi". Ndersa trajneri Helenio Herrera nuk u kursye duke deklaruar se "Juventusi protestonte per te influencuar gjyqtaret", deklarate e njejte me ate te Mancinit ne ditet e sotme. Katela nuk vonoi te pergjigjej. "Ai e njeh mire kete fushe, pasi perdor gjithemone metoda te tilla", ndersa me pas shpertheu edhe kunder Morattit. "Te vetmet histerizma qe me kujtohen jane ato qe kane lidhje me drejtuesit interiste dhe anetaret e familjes Moratti", ishte komenti i presidentit te Juventusit. Kunderpergjigjeja e Angelo Morattit nuk vonoi. "Nese vendosen ne te njejtin nivel entuziazmi i paster i te rinjve si femijet e mi dhe histeria helmuese e atyre qe duan te turbullojne me cdo kusht ujerat e sportit, tregohet qarte se eshte perfunduar rastesisht ne boten e sportit, noshta vetem per qellime zgjedhore". Ne ate sezon titullin e siguroi Juventusi vetem ne javen e fundit, ndersa 40 vjet me vone interistet shpresojne qe historia te mos perseritet.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment