Klubi juventin e fton Federatën Italiane të Futbollit dhe Shoqatën e Gjyqtarëve të ndërhyjë para se të fillojë faza delikate e sezonit: "Në një fazë vendimtare të kampionatit, si dhe në prag të vendimeve strategjike për të ardhmen financiare të klubit, Juventusi rikërkon që Federata Italiane e Futbollit të marrë masa të menjëhershme dhe efikase për të shëruar një gjendje vërtet të rëndë. Duhet gjetur besimi te klasa e gjyqtarëve dhe t'i jepet një drejtim futbollit italian. Një botë që bazohet te pasioni, përkushtimi, por edhe te kompetencat dhe profesionaliteti, që nuk mund të hidhen poshtë nga një element që përpiqet ta mbyllë të renë dhe të reagojë me irritim ndaj kritikave".
Sashka u hodh tashmë dhe u takon gjyqtarëve të flasin në fushë gjithnjë, që edhe formacionet e tjera të Serisë A të mos vendosin të protestojnë sipas radhës kundër "bilbilave". Në një rast të tillë, jeta e gjyqtarëve do të bëhej edhe më e vështirë, duke shtuar trysninë psikologjike.
Nga Napoli në Rexhio Kalabria, bardhezinjtë kanë gati një dosje me gabimet e arbitrave
Ranieri: Gjyqtari na zemëroi të gjithëve
Është një polemikë që nis nga larg, aq sa që në tetor filluan ankesat e Koboli Xhiljit, autor i një dosjeje mbi gabimet e gjyqtarëve të pësuara nga "Zonja", që iu shpërnda edhe klubeve të tjera pas ndeshjes me Napolin. Pastaj pati disa debate të vogla në ditët e mëpasme, deri te renditja virtuale e përpiluar me saktësi nga "Gazzetta dello Sport" pas javës së 21-të të kampionatit. Juvja duhej të kishte qenë në krye, me tri pikë larg Interit e Romës. Ajo "dosje", që mbante një seri vërshëllimash të padhëna nga "moviolat", mbi linjën false të mbajtur nga Milani sezonin e shkuar, kishte si përfundim një renditje të plotë, me gabime dhe favore. Kur Koboli Xhilji hyri në federatë për t'ua treguar dosjen kolegëve, nuk e mendonte se gjërat do të përkeqësoheshin. Kësisoj, në bazë të numrave (edhe këta "subjektivë", sepse aritmetika e futbollit është pa dyshim e interpretueshme), telashet vazhdojnë, duke prekur edhe fundin, madje të shtunën në mbrëmje në Rexhio Kalabria.
Jemi në javën e 24-t dhe e diela juventine është një tjetër ditë shqetësuese, me një të shtunë plot mllef dhe polemika. Nëse Napoli dhe Rexhina janë raste emblematike, ato që e kanë bërë të padiskutueshëm reagimin e fortë të presidentit bardhezi. Janë një seri gabimesh të tjera të gjyqtarëve, që mund të vihen në dukje, duke ripërshkruar sezonin juventin. Në "Olimpiko" kundër Sampdorias, për shembull gjyqtari Sakani mohoi një 11-metërsh të dukshëm për Trezegenë, i penguar nga portieri Akardi. Përfundoi 0-0, me Ranierin që mbyllte polemikat. Një linjë e ndjekur gjatë nga klubi juventin, të paktën deri dje. Tani që seria e gabimeve të gjyqtarëve u bë "baltë", edhe trajneri i "Zonjës" bën apel se me cilin duhet të përballet për t'i sqaruar këto gjëra. "Jemi të gjithë të zemëruar, të befasuar. 11-metërshat janë vetëm pika "e ajsbergut". Nuk kanë rëndësi 11-metërshat e padhënë, unë flas për të gjitha vendimet e tyre. Ishte një mbrëmje e keqe e gjyqtarit. Ne të gjithë jemi të mërzitur, me lojtarë dhe tifozë. U befasuam që nuk na u dhanë dy 11-metërsha, që nuk u dhanë tre kartonë të verdhë. Gjyqtari nuk më pëlqeu, e them qartë."
Shpreson të jetë në derbi
Bufoni, shëtitje në rrugët e Milanos
Një e shtunë në familje, për të psonisur në qendër të Milanos. Ndërsa Juvja ishte në Rexhio Kalabria, Xhixhi Bufon ka përfituar nga turni pushim, i dhënë nga grupi mjekësor dhe trajneri, për të nxjerrë shëtitje të fejuarën Alena Seredeova dhe të voglin Luis Tomas. Portieri i Juventusit dhe i kombëtares italiane është parë nga disa tifozë teksa po hynte në "Osteria del Corso", në rrugën "Garibaldi", ndërsa shtynte karrocën e djalit të tij. Pavarësisht se ishte i shoqëruar me familjen, Bufoni iu nënshtrua menjëherë ritit të autografëve dhe fotografive, duke treguar një shëndet të mirë para tifozëve të pranishëm. "Tani jam mirë, - tha Xhixhi. - Vendosëm me klubin ta shmangim transfertën me Rexhinën, sepse derbin e nesërm pikërisht nuk mund ta humbas, por edhe ndaj Fiorentinës të dielën që vjen dua të jem në fushë me 100%."
Nuk ka komente:
Posto një koment