e mërkurë, 27 shkurt 2008
Derbi torinez ndahet ne paqe
Java e 25-te e Serie A-se eshte hapur me nje ndeshje te madhe: derbi numer 223 i Torinos. Ne kete sfide Juventusi ka zbritur ne fushe me Palladinon ne krahun e djathte dhe ciftin Sissoko - Camoranesi ne qender te mesit te fushes. Trajneri i skuadres "granada", Novellino ka preferuar Recoben ne vend te Rossines. Takimi eshte luajtur shume i ekuilibruar dhe momenti i vetem qe mund te vecohej ne 25 minutat e para ishte largimi nga fusha e Natallit, qe eshte goditur rende nga portieri Sereni. Rasti me i mire ne 45 minutat e para regjistrohet nga Iaquinta, qe devijon bukur me koke, por "gardiani" i Torinos ka larguar rrezikun. Fraksioni i dyte i lojes ka filluar me dy demtime per skuadren e Novellinos, Diana zevendesohet nga Rossina dhe Stelone, qe gjakoset ne koke por vazhdon lojen. Ne minuten e 62-te, Palladino shenon per bardhezinjte, megjithate aksioni ndalohet per pozicion jashte loje. Pas tij jane Del Piero dhe Iaquinta qe tentojne, por pa mundur te pershendesin rrjeten. Torino kunderpergjigjet me goditjet e denimit te Rossinas ne minuten e 74-t, por traversa shpeton Buffon. Mes tensionit dhe kartonit te kuq per Nedved (gjesti anti-sportiv ne syte e gjyqtarit), derbi perfundon ne barazim 0-0, me Juventusin ne kuoten e 48 pikeve duke humbur shansin per t'u afruar me Romen. Tashme rreziku nga Milani dhe Fiorentina ne garen per vendin e trete, eshte real.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment