e premte, 5 dhjetor 2008

SuperGigi Buffon, “mbreti” i portës së Juves dhe asaj axurre


U lind në një familje sportistësh axurri. E ëma Maria Stella Masoco ishte një kampione e trefishtë e Italisë në hedhjen e diskut, ndërsa i ati Adriano në hedhjen e çekiçit, por për Gianluigi Buffon ishte ende herët për të demonstruar talentin e tij. Ishte 19 nëntor 1995, kur Nevio Scala, asaj kohe trajner i Parmës, i jep kontratën për Serinë A. Vetëm shtatëmbëdhjetë vite e nëntë muaj do të luante ai në ndeshjen e madhe kundra ekipit të Milanit. Pak për idhullin e tij kamerunas, Tomas N’Kono, dhe pak nga mbiemri i tij, ai do të ngelte përgjithmonë në portë, por me sukses! Ajo ndeshje do të mbaronte me rezultatin 0‑0, ndërsa Buffon në një pasdite të vetme i dha të gjithëve një ndenjë ku mund të parashikohej suksesi i madh i axurrëve në portën e tyre përgjatë gjithë historisë. Nga Giampiero Combi dhe, duke vijuar me Aldo Olivieri, por edhe më vonë me Dino Zoff, pa harruar në këtë ekip Buffonin, i cili çoi në fitoren e pastër të Kupës së Botës FIFA. Gigi dukej më ndryshe nga gjithë paraardhësit e tij, por ai do të ishte edhe protagonisti i fitoreve të mëdha të botërorëve në portën italiane. Ky ishte vetëm fillimi, pas transfertës‑rekord nga Parma për në ekipin e Juventusit në 2001, më të madhen në historinë e portierëve: 52.29 milionë euro.



Të gjithë për…azzurri

Buffon lindi në qytezën e Carrarës në 28 janar 1978 në një familje sportistësh. E ëma e tij Maria Stella Masoco, e lindur edhe ajo në po këtë qytezë, ishte kampionia e rekordit italian në 14 maj të vitit 1972 në hedhjen e diskut me 57 metra e 54 centimetra, si dhe pikërisht mbajtësja për shtatëmbëdhjetë herë rresht kampione në këtë sport. Ndërsa i ati i tij, Adriano, u lind në Latisana, një provincë e qytetit të Udines, por edhe ai ishte pjesë e sportistëve italianë në hedhjen e çekiçit, me pjesëmarrjen e parë në evropianin e të rinjëve, dhe më vonë në një të dytë. Në total arriti të garonte 15 herë me kombëtaren e të rinjve dhe një herë në atë të të rriturve. Mbaroi karrierën e tij dhe më pas u bë profesor i edukimit fizik. Pra, ai ishte i biri i dy azzurrë‑ve. Por edhe motrat e tij luanin volejboll: qoftë Guendalina apo Veronica,më të mëdha se ai dhe të lindura në Carrara, sportiste të Serisë A1 të Kombëtares. Guendalina kur luante në Matera, fitoi edhe Kupën e Kampioneve. Por edhe burri i saj, Mario Caruso, është një sportist:, ai luan basketboll. Nuk mbaron këtu. Ungji i tij, Angelo Masoco, po ashtu, një basketbollist, por edhe kushëriri i gjyshit të tij, Lorenzo Buffon, një futbollist i suksesshëm. Pra, që nga fillimet e karrierës, mjedisi familjar do ta ndihmonte atë, të paktën moralisht, të futej në një karrierë të suksesshme. Për pak Buffon do ta kishte humbur përgjithmonë të motrën e tij, Veronican, e cila në nëntor të vitit 2006 do të pësonte një aksident të rëndë me makinë në provincën e Verçelit, ku humbi jetën futbollisti 27 vjeçar i ekipit të Bieleses, Francesco Varrenti, ndërsa u plagos rëndë motra e Gianluigit, Veronica, dhe i dashuri i saj, 26 vjeçari Stefano Turi. Por kjo gjithsesi do të ishte e përkohshme deri në shërimin e plotë të saj dhe rikthimin e Gianluigit në fushën e blertë.



Kush ia kërkoi të bëhej futbollist?

Askush nuk i kërkoi atij të bëhej një profesionist në futboll apo në çfarëdo disipline tjetër, por duke luajtur pak e nga pak, ai e gjeti rrugën e tij. “Që atëherë, kur luaja me miqtë e mi, në moshën 6 vjeçare, e dija se sporti im i preferuar do të ishte futbolli,” - ka deklaruar ai në faqen e tij personale në internet. Pikërisht në këtë moshë, prindërit e tij e regjistrojnë Gianluigin në shkollën e futbollit “Canaletto”, në La Spezia. “Më kujtohet trajneri, Libero Salveti, dhe reagimi i tij kur shikonte fëmijë të shumtë që dukeshin sikur viheshin në rradhë për t’u bërë futbollistë, ashtu si edhe unë,” – kujton portieri i Juves.

Në një moshë më të madhe, Gianluigi do të shkonte të luante në “Perticata”, që ishte skuadra e qytezës së Carrarës. Atje, ai do të kishte kujtimet e para me trajnerët e tij, Boni, Rosini dhe Avalone, si dhe shumë shokë të mi. “Por unë nuk kisha ende një rol të përcaktuar qartë, ndonëse kishte ardhur edhe epoka që të entuziasmoheshin edhe me portierët me transfertat. Ama, luaja shpesh në mesfushë dhe nuk isha keq,” – kujton Gigi Buffon. Një lojtar që atij i pëlqente që fëmijë, dhe pikërisht në periudhën e tij luante si mesfushor, ishte Lothar Matthäus: “Ishte më tepër një organizator i ekipit dhe një personazh paksa ndryshe, jashtë skemave fikse”. Kishte filluar ta ngacmonte ideja e transfertës për në ekipin e Pescaras së Galeones, por si tifoz ai do të ishte gjithmonë me ekipin e Genoas. Në moshën 10 vjeçare, Gianluigi do të luante ndeshjen e tij të parë në stadiumin e “San Siros”, në një sfidë midis fëmijëve më të mirë të Toskanës dhe atyre të Venetos. “Ishte një emocion i tejskajshëm, luanim pikërisht përpara ndeshjes Inter‑Verona, në “Scudetto Interist 1988‑89”. Dhe atë ndeshje do ta fitonte Inter, me një gol të Bertit, në qoftë se më kujtohet mirë?”

Kishte filluar të shikonte pas idhujve dhe shpejt do të përzgjidhte të adhuruarin e tij absolut; Tomas N’Kono, portier i ekipit të Kamerunit. Bota e kishte njohur atë në Botërorin e vitit 1982, “por unë isha tepër i vogël për ta mbajtur mend dhe u dashurova me të përgjatë Italia ‘90, kur me kombëtaren e tij ata mundën ekipin e Argjentinës, kampionen e botës në fuqi, në një nga ndeshjet e para dhe deri në çerekfinale, ku eliminoheshin nga Anglia, falë edhe futbollit të tyre të veçantë. Më kujtohet që atë natë kam qarë…”, - ka rikujtuar Gianluigi Buffon.



Një Buffon dhe “N’Kono Junior” në portë

Pikërisht pas atij botërori, Gianluigi kalon në “Bonascola”, në moshën 12 vjeçare, dhe zgjedh rolin e tij në mënyrë përfundimtare. Pak për pasionin që ai kishte për N’Kono, pak edhe për shkak të mbiemrit të tij, Buffon, dhe ndoshta në një kombinim me pasionin e tij për të mbrojtur portën, qëndroi atje. Të gjithë e njihnin Lorenzo Buffonin, portierin e madh të Interit dhe Milanit. Të gjithë, kur dëgjonin mbiemrin e Gianluigit, shihnin tek ai një fund pak a shumë të përcaktuar drejt suksesit të tij, në piedestal. Një kërkesë dhe një rekomande nga ai mjaftonin. Në realitet ishin kushërinj të largët, më ekzakt kushëri i gjyshit të tij dhe së bashku ishin takuar gjithsej rreth pesë a gjashtë herë gjatë gjithë jetës. “Vajtja në Bonascola bëri që unë të filloja një karrierë si portier, i caktuar nga trajneri Piserini, një ish‑portier dhe mbi të gjitha me sugjerimin e përgatitësit të portierëve, Avio Manconi. Në fakt observatorët nga shoqëria e suksesshme më mbanin me të mirë, ndonëse ky ishte një falsitet nga ata, por ja që unë isha tepër mirë. Në veçanti e ndiqnin atë në Parma, Milan dhe Bologna. Për një periudhë, kur ai qëndroi në Milano, kjo shoqëri e lartë i qëndroi atij tepër afër, “dhe nuk e mohoj se u mendova disa herë se si do të ishte, po të kisha shkuar pranë Milanit, duke parë që ekipi ishte formuar tashmë nga tre holandezë dhe disa kampionë të tjerë të huaj”.

Por Gianluigi, i ndikuar edhe nga familja e tij, do të zgjidhte Parmën, skuadrën që ishte më e afërta e shtëpisë së tyre. “Do të udhëtoja vetëm, që nga vera e vitit 1991, ndonëse asaj kohe isha një 13 vjeçar, por për të cilin prindërit kishin besim. Kjo ndodhte edhe për shkak se në traditën tonë familjare udhëtohej kryesisht vetëm për motive sportive”, - është shprehur Gianluigi Buffon, duke kujtuar vitet e rinisë, kur nisi karrierën.



Gianluigi në ekipin e Parmës

Ishte pjesë e ekipit të Parmës, por kjo, jo se do ta entuziazmonte jashtëzakonisht shumë, ama të paktën mendonte se kishte arritur të ishte në Serinë C, një ëndërr që e dëshironte prej kohësh. U mor nën kujdesin e dy personazheve të mëdha të Parmës, trajnerit Ermes Poli, një mit i këtij ekipi, me 300 ndeshje të luajtura në kategori të ndryshme, dhe trajnerit të portierëve, Ermes Fulgioni. Pikërisht Fulgioni i jep atij besimin për të ecur para. Pas 6 muajsh që ai ishte në ekip, i thotë Gianluigit se do të arrinte shumë shpejt në Serinë A. Kjo deklaratë e tij do t’i jepte Buffonit besimin në vetvete. Pas trajnerit Poli, në ekip vjen Rabiti, ndërsa Fulgioni do të vazhdonte ta ndiqte Gianluigin si përgatitësi i tij. “Ky ekip kishte të rinj të talentuar, një pjesë e tyre profesionistë të famshëm, ashtu si edhe Morelo, Falsini, Barone apo Franceschini. Nga trajneri Berretti erdhi Michelangelo Benedetto dhe në pranverë Salvioni,” - është shprehur Gianluigi, duke kujtuar vitet e tij të karrierës. Gjithë “rrëmuja” ndodhi kur Gianluigi ishte veçse 17 vjeç e gjysmë, në vitin 1995. Në listën e kuqe ishin portierët më të mirë, si Bucci, Gali dhe Nista, por, përkundrazi, Buffon nuk bënte pjesë në listën e re të Nevio Scalës, i cili kishte besim tek ky i ri i talentuar. Përgjatë verës, ai e vendos atë të luajë minutat e fundit në një ndeshje miqësore, të cilën Parma e fitoi 4-0, por sërish i nxjerrin bojën. Negative. “Por Scala vazhdonte të kishte besim tek unë,- ka deklaruar Gianluigi, - pasi më konsideronte për atë çka isha, ‑ një djalosh tepër premtues, që bëja si tutor i ekipit, në fushë dhe jashtë saj, por edhe si drejtues i ekipit të Parmës.” Menaxheri i tij do të bëhet Silvano Martina, i cili, kur Gianluigi ishte në moshën 14 vjeçare, e kishte refuzuar jo vetëm ta njihte, por edhe duke menduar se Buffon nuk ishte më shumë se një çunak harrakat. Por, rreth tri vite më vonë, përgjatë një turneu në Viareggio, nuk mendonte më si më parë. Madje i bëri edhe një propozim për të kaluar tek ekipi i Genoas. Ai do të sillte edhe sponsorët e parë, si Uhlsport, ndërsa kur nuk i dhanë 10 milionë lireta të premtuara, kaloi tek Reusch. Aktualisht, me reklamën “Puma”, Gianluigi ndihet tepër mirë. Në sezonin 1995‑96, në Kupën UEFA, Parma takohet me Halmstads, por ndihet keq Bucci, ndërsa Gali kishte ikur për në ekipin e Luchezes, kurse Scala, i detyruar, do të nxirrte në fushë Nistën. Ndërsa kundra Milanit, më 19 nëntor 1995, i thotë se ishte turni i Gianluigi Buffonit. Në sezonin e ardhshëm, në pankinën e Parmës do të vinte trajneri Ancelotti. Në nëntor do të largohej Zola për tek ekipi i Chelseat. Edhe një vit më pas, kur Parma mendonte se kishte arritur të bënte revolucionin, rezultatet s’po dukeshin. Por kishte ardhur koha për suksesin e madh të Buffonit. Hyn në kombëtaren italiane dhe ndeshjen e parë për kualifikimin në botëror e zhvillon në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë, më 29 tetor 1997, të udhëhequr nga trajneri i kombëtares Cesare Maldini. Por, nuk mund ta besonte se do të merrte pjesë me të vërtetë, vetëm atëherë kur Maldini e thërret portierin Gianluigi Buffon për Botërorin ‘98. Gati sa nuk i bie qielli në kokë: “Një 20 vjeçar në Botëror?”. Pasi ndihmon Italinë me sukses edhe në kualifikimet Euro 2000, kishte ardhur koha e momentit të transfertës, kur Gianluigi i bashkohet ekipit të Juventuesit me një shifër rekord prej 52.29 milionë eurosh. Buffon shkon të luajë për Italinë edhe në Kupën e Botës 2002. Një vit më vonë, ai fiton titullin “Lojtari më i vlefshëm” dhe “Portieri më i mire”, një titull i dhënë nga UEFA. Gianluigi thirret madje edhe nga i madhi Pelé, si një ndër 125 futbollistët më të mëdhenj, në mars të vitit 2004. Midis viteve 2004‑05, Buffon ndihmon ekipin e Juventusit për të tretën herë të fitojë Serinë A, në katër sezone. Në verën e vitit 2005, përgjatë një ndeshjeje për Trofenë “Luigi Berlusconi”, Buffon do të pësonte një dëmtim përgjatë përplasjes me milanistin Kaká. Pas një operacioni të suksesshëm, ai I rikthehet në nëntor të atij viti fushës së blertë, por luan vetëm një ndeshje dhe dëmtohet sërish, duke iu kthyer shikimit të ndeshjeve nga kolltuku para televizorit, deri në muajin janar 2006. Më 12 maj 2006, u del në shesh skandali që përfshiu futbollin Italian dhe shitjen e ndeshjeve nga ekipi i Juventusit, por edhe ekipeve të tjera të Serisë A. Buffon, së bashku me (ish) portierin e Juventusit, Antonio Chimenti, dhe disa futbollistë të tjerë, akuzohen për baste ilegale brenda Serisë A. Një ditë më vonë ai ka pranuar vullnetarisht të pyetej nga prokurorët e Torinos për pastrimin e emrit të tij nga lista e zezë e futbollistëve. Ndërsa ai pranoi se kishte vënë baste në disa sporte të ndryshme (sipas rregullores që u vu në zbatim në fund të vitit 2005, ajo i ndalonte futbollistët ta bënin këtë gjë), ai kategorikisht nuk pranoi se kishte vënë ndonjëherë baste për ekipet italiane të futbollit. Ky problem gati sa nuk po vinte në rrezik edhe pjesëmarrjen e Italisë në Kupën e Botës 2006. Zyrtarisht Buffon miratohet si portier i Italisë më 15 maj. Më 14 korrik, ekipi i Juventusit dërgohet në Serinë B, si pasojë e shitjes së ndeshjeve, ndërsa Lazio, Milan dhe Fiorentina penalizohen me zbritje pikësh. Ekipit të Juventusit i zbriten 30 pikë për sezonin e ardhshëm (më vonë u reduktuan në 17 dhe më përfundimisht në 9 pikë, pas apelimit). Si pasojë e këtij skandali, zhurmat për transfertën e Buffonit u përhapën nga ekipet e Arsenalit, Milanit, Barcelonës dhe Romës, të cilat filluan të interesoheshin për të. Po ashtu u dëgjuan zëra se ai do t’i bashkëngjitej ekipit të Chelseat, në janar. Por, megjithatë, Buffon preferoi të mbetej në Torino. Megjithëse Milani i ofroi në shkëmbim Cristian Abbiatin, për portierin Gianluigi Buffon, ata nuk pranuan, ndërsa Milani më në fund mori Abbiatin nga “Torino Calcio”. Në 19 Korrik, agjenti i Buffonit bëri të ditur se do të qëndronte te Juventusi, ndonëse ishte në Serinë B:



Ka thënë për veten dhe të tjerët…

“Do doja të thosha se kam pasur më pak seks, tashmë që po luaj në Serinë B. Do duhet më shumë të mendoj për këtë division.” - Football Italia.

“Vesi im më i keq është tahmaqarllëku. Përpiqem që ta kontrolloj veten, pasi jam një sportist, por të paktën një herë në javë dal jashtë dhe sillem si një njeri normal.” – “Football Italia”.

“Gigi Buffon është në çdo hap të tij origjinal. Talenti i tij i madh e bëri atë të jetë numri një për Juventusin dhe Italinë, ndërsa përsa i përket personalitetit të tij, i cili nuk është asnjëherë banal, ai është i karakterizuar nga trimëria përballë shtypit, në mënyrën se si mbulon topin nga vërshimi i këmbëve të futbollistëve.” - Leo Turrini.



Vogëlsira “të rëndësishme”

Buffon feston në të njëjtën ditë ditëlindjen me futbollistin e Liverpoolit, Carrager. Gianluigi është i martuar me çeken 28-vjeçare, Alena Seredová, e përmasave 94‑60‑92. Por nuk është një femër e zakonshme. Ajo është një top-modele, ish-Miss Çekia e vitit 1998, e cila jeton në Itali. Ndërsa me ardhjen e saj, si dhe me famën e të shoqit, ajo u përzgjodh si fotomodele në vitin 2002 nga komediani italian Giorgio Panarielo për show‑n e parë të tij televiziv. Por nuk ngeli vetëm këtu. Ajo është edhe vajza e kopertinave të revistave për meshkuj, si Penthouse, Playboy, Spy, Extreme apo Quo, ndërsa përgjatë vitit 2005, Alena u përzgjodh të pozonte për kalendarin Max. Kurse në filmografi, të shoqen e Gianluigit, të gjithë ata që preferojnë ta shohin të paktën nga ekrani, e gjejnë tek filmat “Ho visto le stele” (Kam parë yjet ‑ 2003) nga regjisori Vincenzo Saleme apo “Christmas in Love” (Zamilované Vánoce - 2004) një komedi e regjisorit Neri Parenti.

Nuk ka komente: