Ish-sulmuesi bardhezi, tashmë presidenti i UEFA-s: Le të fitojë më i miri. Por më mirë Juvja
A do të më bëni një dhuratë në Itali? Në këtë botë dhune, ju lutem, rigjejeni dimensionin ironik të tifos! Njëlloj si në kohën kur isha te Juvja.” Michel Platini flet duke parë Egjeun: “Voulagmeni”, lagja rezidenciale e kryeqytetit grek, hotel ekstraluksoz dhe vila buzë detit. Flitet për etikë sportive, ndërsa Athina digjet sërish: në qendër rifilluan revoltat kundër qeverisë për vrasjen e adoleshentit manifestues, ndërkohë që shiu lag rrugët e mbushura nga trafiku. Francezi është i ftuari i Këshillit të Europës, që ka aprovuar tri ligje mbi sportin. Një vit më parë u kërkoi 47 anëtarëve: “Më ndihmoni të shpëtoj futbollin”. Mision akoma i papërmbushur.
- Si ishte tifozllëku në kohën tuaj?
- Ndryshe. Tifozët italianë ishin të aftë të bënin gjëra të mëdha. Nuk e kuptoj pse nuk duhet të jetë e mundur sot.
- Duhet filluar të hiqen barrierat për finalen e Championsit në Romë?
- Ndoshta.
- Dikush ka thënë: nëse qëndrojnë barrierat…
- Stop! Dhe çfarë të bëjmë? Të anulojmë finalen e Romës? Lërini këto, nuk është e mundur: ne do të përpiqemi, do ta provojmë, nëse do t’ia arrijmë do të jetë akoma më e bukur.
- Mundësisht me një skuadër italiane në fushë.
- Sa herë që luhet në Romë, ndodh. Pse jo! Njëra mes Interit, Romës e Juves mund t’ia dalë. Por deri në çerekfinale do të jetë një Champions i madh: skuadrat e dyta që kanë dalë në grup mund të jenë surprizë.
- Keni thënë: “Do të më pëlqente, si president i UEFA-s, t’ia dorëzoj një ditë Championsin Juves’.
- Eh…
- Atëherë kthehemi te ndeshja e sotme: është Juve-Milan që…
- Po, e di, Interi duhet të fitojë dhe të shkojë në 39 pikë, kështu është në lojë vendi i dytë. Po çfarë mund të them? Jam president i UEFA-s, jam neutral, le të fitojë më i forti. Nëse pastaj do të jetë Juventusi, akoma më mirë…
- Juventus-Milan është ndryshe nga koha kur luante Platini?
- Oh, po: kur erdha unë Milani ishte në Serinë B. Sfida ishte Juve-Roma, pastaj Juve-Napoli.
Analiza
Juninho: Dinjo apo Aleks? Të dy janë të mirë
Juventus-Milan nuk do të jetë thjeshtë sfida e zakonshme, 11 kundër 11, por do të përmbledhë në brendësi të saj shumë sfida që iu interesojnë shumë të pasionuarve në të gjithë botën. Ajo relative e goditjeve standarte do të shohë si protagonistë Alessandro Del Pieron dhe Ronaldinhon. Dhe kush më mirë se specialisti numër një për momentin në botë, mund të japë mendimin e duhur? Mesfushori brazilian i Lyonit, Juninho, gjithsesi nuk di të zgjedhë mes të dyve: “Janë shumë të fortë dhe aq të ndryshëm. Del Piero përdor më shumë forcën, shpesh gjen një zgjidhje me fuqi dhe kështu shpjegohen trajektoret e tij thuajse të drejta. Ndërsa Ronaldinho, ka një prekje të topit më të ëmbël, kërkon efektin.” I pyetur mbi “fazat që duhen ndjekur” për t’u bërë një fenomen i goditjeve standarde, Juninho përgjigjet: “Si bazë duhet të jetë një dhuratë natyrale. Pastaj puna në fushë shërben për të plotësuar. Kampioni nga jam frymëzuar unë? Roberto Baggio. Ishte fenomenal, i pabesueshëm”, - përfundon Juninho.
.
e diel, 14 dhjetor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment