e diel, 14 dhjetor 2008

Pato: Milani do të fitojë në Olimpico

Sulmuesi brazilian Alexandre Pato thotë se ndeshja e sotme përballë Juventusit në Olimpico do të jetë e vështirë, por ai është i bindur se do rosonerët do t’i marrin të gjitha pikët nga ky derbi. “Është një ekip i fuqishëm dhe agresiv, i cili ka disa lojtarë të shkëlqyeshëm, si Amauri, dhe sigurisht se do të jetë një përballje e vështirë. Sidoqoftë, jam i sigurt se Milani do të kthehet në shtëpi me tre pikë”, ka thënë sulmuesi brazilian. Dy klubet italiane gjendet me pikë të barabarta në pozitat dy dhe tre (nga 30 pikë), gjashtë prapa Interit dhe ekipi që fiton do të mbajë vendin e dytë dhe do të jetë më në hap me liderin e tabelës. “Ka ende shumë ndeshje në këtë sezon dhe mendoj se ndeshja e sotme nuk është ajo që do të vendosë se cili do të jetë ekipi anti-Inter për këtë sezon”, ka shtuar Pato.

Nuk ka komente: