e diel, 14 dhjetor 2008
Juventus e Tottenham gati për shkëmbimin Modric-Iaquinta
Secco, biseda edhe me Arsenalin për francezin William Gallas. Drejtori sportiv i Juventusit ndodhet në Londër për të biseduar me Tottenhamin për blerjen e mesfushorit Luka Modric. Drejtuesi bardhezi do ta shfrytëzojë udhëtimin në kryeqytetin anglez për të afruar në skuadër edhe lojtarin e Arsenalit, William Gallas. Blerjet gjatë merkatos së janarit janë shumë të rëndësishme për ecurinë e skuadrës së Ranierit dhe Premiershipi është zona kryesore ku Seko po kërkon përforcime. Sipas "Tuttosport", për të arritur te talenti kroat Modric, Juventusi është i gatshëm që përveç parave t‘i japë Tottenhamit edhe kartonin e sulmuesit Vincenzo Iaquinta. Ish-lojtari i Udineses ka qëndruar në kohë në pjesën më të madhe të sezonit. Përfshirja e Iaquintës në marrëveshje është bërë për dy arsye: lojtari është i pakënaqur me rolin si rezervë dhe trajneri Harry Redknap njihet si adhurues i italianit dhe do ta mirëpriste afrimin e një golashënuesi. Secco do takohet edhe me drejtuesit e Arsenalit për francezin Gallas, që kërkon të largohet nga skuadra e Wengerit.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment