e premte, 12 dhjetor 2008
Agjenti i Buffonit mohon kontaktet me Cityn
Agjenti i portierit të Juventusit, Ganluigi Buffon, ka hedhur poshtë pohimet e gazetës angleze "Daily Mail", sipas të cilës drejtuesit e Manchester Cityt i kanë ofruar Buffonit 250 mijë euro në javë, shifër kjo e cila do të bind portierin për të braktisur "Zonjën e Vjetër" . Megjithatë agjenti Silvano Martina ka pohuar se nuk ka asgjë në lidhje me transferimin e Buffonit tek City. "Nuk ekziston asnjë marrëveshje ndërmjet Cityt dhe Buffonit. Nuk ekziston asgjë në këtë relacion", ka pohuar Martina. "Ajo që është shkruar në 'Daily Mail' nuk është e vërtet dhe ata më shumë kanë lënduar vetën në këtë rast. Manchester City asnjëherë nuk e ka kontaktuar Buffonin. Ajo që është shkruar nga kjo gazetë është më e rëndë se gënjeshtra. Ky është turp dhe ata duhet ta gjykojnë vetën. Nuk kam biseduar me askënd rreth Buffonit dhe as Juventusi nuk ka marrë ofertë për shitjen e tij. Buffoni është i kënaqur te Juventusi dhe ka kontratë me këtë klub", ka pohuar Martina.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment