e hënë, 5 janar 2009

Trezeguet “djeg” kohët e rikthimit

Dje, bardhezinjtë kanë kryer stërvitjen e dytë të vitit. Lajmi i mirë për Claudio Ranierin vjen nga David Trezeguet, i cili tashmë ka filluartë punojë edhe me topin, duke treguar se tashmë rikthimi i tij në fushë edhe vetëm çështje ditësh. Sulmuesi francez do të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm për bardhezinjtë dhe bëhet gjithmonë e më shumë e sigurt gatishmëria e tij për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, në të cilën Juventusi do të ketë përballë Chelsean. Ndërkohë, problemet vijnë nga mbrojtësi juventin dhe i përfaqësueses italiane, Giorgio Chiellini, i cili ka ndjerë një tërheqje muskulore, e cila nuk duket të jetë serioze. Lajme pozitive vijnë edhe nga Salihamidzic e Camoranesi, të cilët ndonëse vazhdojnë stërvitjen në palestër, duhet të jenë ndër të grumbulluarit e trajnerit Ranieri për ndeshjen e parë të 2009-s në Serinë A.

Nuk ka komente: