e hënë, 5 janar 2009

Gati ofertat për Owen e Defoe

Mesa duket, sfida Inter-Juventus nuk ndalet vetëm për brazilianin Diego. Bardhezinjtë, po ashtu si zikaltërit, janë të interesuar për sulmuesin anglez Michael Owen. Sipas asaj që bëhet e ditur nga e përjavshmja “News of the World”, klubi torinez mund të bëjë një ofertë për lojtarin e Newcastle-it, të cilit në qershor i skadon kontrata. Klubi bardhezi, megjithatë, duhet të ketë projektuar edhe një blerje tjetër. Sipas gazetës britanike “Sunday Mirror” duhet të jenë gati rreth 20 milionë euro, më synimin për të siguruar sulmuesin e Portsmouthit, Jermain Defoe. Megjithatë, në këtë rast, italianët duhet të bëjnë llogaritë edhe me Tottenhamin, që kërkon ta kthejë sulmuesin pikërisht në ekipin ku u bë i famshëm.

Nuk ka komente: