e hënë, 5 janar 2009

Trezeguet në stërvitje, ndalon Chiellini


Francezi ka filluar të punojë me topin dhe pritet të rikthehet pas një muaji

Eshtë zhvilluar seanca e dytë stërvitore e Juventusit për këtë vit. Lajmet e mira vijnë nga Trezeguet, i cili ka punuar i veçuar nga grupi, por ka filluar ta godasë topin, duke treguar se është në rrugën e duhur drejt rikuperimit. Rikthimi i tij është parashikuar pas një muaji. Ndërkohë, ka probleme për Chiellinin, i ndalur si pasojë e një lodhjeje muskulore, që do ta detyrojë të mungojë në miqësoren kundër Monacos, që do të zhvillohet në Messina. Salihamidzic është ndalur nga gripi, ndërsa Camoranesi ka punuar vetëm në palestër. Një lajm i mirë për trajnerin Ranieri dhe për presidentin Cobolli Gigli, i cili ka festuar dje 64-vjetorin e tij. Trezeguet po përmirësohet nga dita në ditë dhe është drejt rikuperimit të plotë, pas ndërhyrjes kirurgjikale te të dy gjunjtë. Trajneri bardhezi do ta ketë në dispozicion midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, ndërsa do të qëndrojë pushim, përveç Salihamidzicit, që ka temperaturë, edhe Chiellini. Në të ftohtin e Vinovos gjithçka shkon mirë për Tiagon, që është strëvitur rregullisht me grupin. Ndërsa vazhdon puna e veçuar për Camoranesin, i cili, pasi është stërvitur në palestër, i është nënshtruar seancës së fizioterapisë. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që Ranieri ta aktivizojë për disa minuta kundër Sienës.

Nuk ka komente: