e diel, 30 mars 2008

Tragjedi: Juventus - Parma, aksident, vdes nje tifoz

Ndeshja e sotme mes Juventusit dhe Parmes, qe duhet te niste ne oren 15 te dites se sotme, u anulua per shkak te nje incidenti mes dy grupeve tifozesh, si pasoje e te cilit nje 28 vjecar humbi jeten ne nje aksident rrugor. Nje grup tifozesh te Parmes jane perballur me nje grup tifozesh juventin gjate rruges dhe kane shkaktuar disa perplasje. Autobusi i tifozeve te Juventusit duke u perpjekur per t'u larguar dhe per te dale nga nje qender sherbimi ne autostrade ka shtypur tifozin emilian. Sapo ka merritur autoambulanca ai ka humbur jeten. Tifozet e Parmes jane rikthyer ne qytetin e tyre dhe dy skuadrat kane vendosur ta pezullojne kete ndeshje. Ndeshja sipas parashikimeve te Federates Italiane, do te luhet te merkuren me 16 prill 2008.

e shtunë, 29 mars 2008

Ranieri: Dua te pataqitemi sikur kunder Interit

Claudio Ranieri behet gati te perballet me klubin e tij te dikurshem Parman dhe deshiron qe lojtaret te luajne sikur kur luajten kunder Interit. "Ne luajtem nje ndeshje fantastike ne San Siro dhe duhet te vazhdojme te luajm keshtu neqofte se duam te fitojme rezultate". - pohoi Ranieri. Nuk eshte e rendesishme kunder cilit ekip luajme sepse te gjithe sjellin nga tre pike. I paralajmerova djemte e mi te kene kujdes sepse Parma nuk e meriton te jete aq poshte ne renditjen tabelare. Kishim veshtiresi kur u perballem ne pjesen e pare te sezonit. Shpresoj se Hector Cuper do ta mbaje ekipin ne forme te shkelqyer. Dhe sa do qe te dihet un isha i lumtur ne Parma. Sa i perket Juves, ne duhet te vazhdojme te fitojme dhe te mos kujdesemi per ate se cfare do te bejne ekipet tjera. Juventus momentalisht jane ne vendin e trete me 5 pike diference ndaj Fiorentines, e cila gjendet ne vendin e katert dhe 6 pike pas Romes e cila pozicionohet ne vendin e dyte.

Elkann deshiron qe Alex te jete pjese e Azzurreve

Kryesuesi i Juventusit, John Elkann nuk mund te kuptoje pse Alessandro Del Piero ishte larguar nga perzgjedhesi Donadoni. "Alex po luan ne forme te shkelqyer, lirisht mund te them se luan aq mire sikur kur kishte 20 vjec. - tha Elkann. Ne momentin ai eshte ne forme te shkelqyer. Nuk njihem personalisht me Donadonin, por edhe nese nuk e therret Del Pieron ne Euro 2008 do te shpresoj se Italia do te kaloje mire. Ne qofte se une do ta zgjedhja ekipin sigurisht qe do ta merrja ne Euro 2008. Ai ka pervoje te madhe. Ndjej se ndonjeher federata kryen presion per disa lojtare a per te tjeret jo. Elkann foli edhe per derbin e javes se kaluar te Italise dhe asesi nuk u perpoq ta fshehe gezimin nga fitorja. Ndoshta reagimi nuk do te jete i pershtatshem, por argetohesha ne cdo moment te ndeshjes. Me vjen keq per z.Morattin i cili eshte njeri i mire. Sipas meje derbi i drejte eshte kur luajme kunder Interit dhe Milanit, dhe per ate fitorja ne San Siro gjithmone eshte e mireseardhur. Flas si adhurues dhe jam krenar qe ekipi im fitoi. Ndonjehere nuk kam pare performanca te tilla. Nuk do te flas per Interin. Do t'i shoh vetem rezultatet, fituam ne Milano dhe luajtem barazi ne Torino".

Amauri te Juventus, tani mungon vetem zyrtarizimi

Sulmuesi i Palermos, braziliani Amauri do te veshe bluzen e Juventusit ne perfundim te ketij sezoni duke zgjedhur bardhezinjte per te vazhduar karrieren ne Serie A. Per transferimin e futbollistit latin ne Torino mungon vetem zyrtarizimi pasi sipas mediave italiane, palet kane rene dakord per te gjitha pikat e marreveshjes, duke perfshire dhe milionat e kerkuara nga presidenti problematik Zamparini. Vendimtar per kalimin e Amaurit tek Zonja e Vjeter ka qene vullneti i trajnerit Ranieri qe e kishte vene ne majen e listes se tij te kerkesave. Akordi mes sicilianeve dhe klubit verior parashikon derdhjen ne arkat e Palermos te rreth 25 milione eurove ne total, 15 ne fillim dhe si kunderpeshe nje tjeter futbollist te organikes se Juventusit. Per operacionin "Amauri", bardhezinjte kane vene ne tavolinen e tratativave 9 futbolliste, mes te cilit si kandidat kryesore jane Almiron ose Marchionni.

e premte, 28 mars 2008

Trezeguet keshillon Juventusin te bleje argjentinas

Sulmuesi i Zonjes se Vjeter, David Trezeguet i keshillon drejtuesit e klubit ne afatin kalimtar veror te sjellin disa lojtare argjenitas. David Trezeguet eshte i lindur ne Argjentine, por vendosi te luaje per kombetaren e Frances sepse shumica e familjes se tij kane prejardhje nga Franca. Ai drejtuesit e Juves i rekomandon disa lojtare te talentuar argjentinas mes te cileve dyshen e Lanus, Agustin Daniel Pelletieri dhe Diego Valeri, lojtarin e Estudiantes Pablo Daniel Piatti dhe yllin e River Plate Diego Buonanotte. "Te gjithe jane lojtare te klasit boteror. Miqte e mi kane vetem fjale levderuese per keta lojtare. "Mjaft me ate se ato jane te rinj dhe se nuk duhet rrezikuar. Ne kohen e fundit ne boten e futbollin kane hyre dy lojtare te shkelqyer nga Argjentina, Lionel Messi dhe Sergio Kun Aguero. Argjentina eshte burim i madh i talenteve".

Iaquinta: Nuk me vjen keq per Barcelonen

Vincenzo Iaquinta pohon se nuk i vjen i keq qe nuk beri transfer ne radhet e Barcelones sepse eshte lojtare i Juventusit. Sulmuesi ishte enderr e Barcelones qe kur ai luante ne Udinese mirpo ne kete transfer asnjehere nuk erdhi. "E verteta eshte se Barsa interesoheshte, por nuk ndjehem keq qe nuk erdhi ne realizimin e ketij transferi ". - tha Iaquinta per Magazinin Calcio Italia. "Edhe perkunder asa qe qendrova ne Udinese arrita te luaje ne Ligen e Kampioneve, fitova Kupen Boterore dhe perfitova transfer ne Juventus". Ndoshta do te ishte me e cuditshme te luaj jashte. Perderisa edhe njehere vjen kesi lloj oferte, do te me duhet shume kohe per te menduar por nuk besoj se do te pranoj. Shume i lumtur jam ne Juventus". Iaquinta i tregoi edhe ambiciet e tij dhe ajo eshte te fitojne Scudetton dhe Ligen e Kampioneve. "Dua te fitoje gjithcka. Dhe kur them cdohere mendoj ne Scudetton dhe Ligen e Kampioneve". "Kur? Shume shpejte, shpresoj vitin e ardhshem".

Bufon: Kam nevoj për pushim

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka pohuar se për shërim të lëndimit të shpinës i duhet pushimi, e jo ndërhyrja kirurgjike. Portieri më i mirë në botë është duke vuajtur nga ky lëndim gjatë tërë këtij edicioni, për çka është detyruar të mungojë në disa ndeshje të Series A në muajt e kaluar. Disa gazeta italiane kanë shkruar se Buffonit i nevojitet një ndërhyrje kirurgjike dhe për këtë arsye ai do të mungojë në Euro-2008. “Posa ta sigurojmë edhe teorikisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, do t’i jap vetës pushim. Më nevojitet rreth 20 ditë pushimi, në mënyrë që të jam plotësisht i gatshëm për Euro-2008. Pas përfundimit të edicionit në Serie A do të kem në dispozicion një javë pushim, para grumbullimit në kombëtare për Kampionatin evropian”, ka thënë Buffon, duke shtuar: “Ndjehem mirë. Nuk jam 100% i gatshëm, por nuk dua t’i nënshtrohem operimit. Jam i bindur se fizioterapia dhe pushimi disa ditësh do të mjaftojnë për ta shëruar këtë lëndim”.

e enjte, 27 mars 2008

Roma e kerkon Iaquintan ne nderrim per Mancinin

Roma jane ne rruge te realizojne nderrimin e lojtareve me Juventusin ne kuader te interesimit te Zonjes se Vjeter per lojtarin mesfushor te tyre, Amantino Mancini. Ne kuader te interesimit te Juventusit per lojtaret e Romes, drejtuesit e Ulkonjes Romane lajmerojne se jane te gatshem te pergjigjen ne kerkimet e Juventusit vetem nese klubi nga Torino jane te gatshem te ndahen nga sulmuesi i tyre, Vincenzo Iaquinta. Ky veprim shihet qarte se me siguri do t'i pershtatet Iaquintas i cili kishte disa probleme dhe frustrime kete sezone rreth rolit te tij ne ekipin e Ranierit. Ai nuk eshte standard ne 11-shen por luan rolin e "Super Nderrimit" ne 11-shen e Juventusit.

"SuperMarketi Juve", emra te medhenj per merkaton


Juventusi, gjithmone e me prane Liges se Kampioneve, ka sjelle strategjite e klubit per te krijuar nje skuader te denje per aktivitetin me te madh ne kontinent per klube. Objektivet kryesore te bardhezinjve jane tre:me shume prioritet shihet afrimi i mesfushorit te Celseat, Frank Lampard, qe gjate veres mund te ndryshoje skuader. Problemi i vetem per anglezin eshte cmimi i larte i kartonit dhe rroga e majme. Perveq tij, pelqehen edhe brazilianet e Serie A, Amantino Mancini (Roma) dhe sulmuesi i Palermos, Amauri. Drejtuesit e skuadres torineze duken te papermbajtur edhe per alternativat ne mesin e fushes: behet fjale per danezin e Sevillas, Poulsen, dhe argjentinasin e Portos, Lucho Gonzalez. Nje levizje tjeter shume e rendesishme eshte cilesuar edhe rinovimi i kontrates se italo-argjentinasit, Mauro German Camoranesi, te cilit do t'i ofrohet qendrimi deri ne vitin 2011. "Vitin e kaluar rinovuam kontraten me Camoranesin deri ne vitin 2010, tha drejtori sportiv, Alessio Secco. Por, nese ai vazhdon te luaje keshtu si tani, mendoj se pas disa muajsh do t'ia zgjasim kontraten deri ne vitin 2011. Synimi yne eshte qe te diskutojme sezon pas sezoni me te gjithe yjet qe kemi ne skuader, te moshes 30 vjec e larte". Nuk mungojne as zerat per perforcimin e sulmit, pavaresisht se ky eshte nje nga repartet me te forta te skuadres. Pervec Amaurit po mendohet edhe per Mladen Petric, i cili ka shenuar ne fitoren 2-3 te Kroacise ne "Wamblley", duke lene jashte fazes finale te Euro 2008 Angline. Interesimi per lojtarin e Borusias se Dortmundit e ka zbuluar Gjermania "Bild Zeitung". 27-vjecari eshte nje sulmues teknik dhe mjaft i forte fizikisht dhe deri ne kete pike te karrieres e ka kaluar kuoten e 100 golave te shenuar ne karriere. Juventusi po ndjek me vemendje edhe objektivat e se ardhmes: bardhezinjte po ndjekin Obertan, 19-vjecarin e Bordaux, qe krahasohet me Henry dhe qe do te jete pasardhesi i Nedvedit. Nese nuk arrihet te mesfushori francez, per krahun e djathte mund te synohet portugezi Bosingwa.

e mërkurë, 26 mars 2008

Mellberg: Mendoj vetem tek Juventusi

Reprezentuesi suedez dhe prej veres lojtari i ri i Juventusit, Olof Mellberg, pranon se si mendon vetem tek Juventus dhe sqaron largimin nga Aston Villa pas 7 viteve. "Mezi e pres fundit e sezonit. Ne Itali dhe Juventus pres gjera te cilat nuk i kam pasur me pare gjate karieres sime. Eshte fakt se Juve eshte klubi i pare i forte per te cilin do te luaje, klub i cili lufton per te arritur trofe. Ajo veqanerisht me gezon sepse me ne fund do te kem rastin per nje gje te tille. Me gjithe respektin tim, Aston Villa asnjehere ska pasur aspirim te tille". Si shperblim i punes se tij, Mellberg ne vere do te kaloje ne Juventus si lojtare i lire . "Ne Juventus tek une shohin mbrojtes qendror, qe eshte pozicion ku kam luajtur te Martin O'Neil dhe per te cilin krejtesisht ndjehem mire". -thekson Mellberg.

Ranieri krenar me Juven

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, eshte i kenaqur prej perparimit te ekipit te tij por megjithate therret fansat qe te kene durim. Zonja e Vjeter eshte shume afer te siguroje vend ne Ligen e Kampioneve vitin e ardhshem dhe morali i ekipit eshte ne nje nivel te larte pas fitores se liderit momental Interit. Edhe perkunder suksesit qe po e tregon ekipi i tij, Ranieri ishte nenshtruar kritikave dhe spekulimeve se ai do ta leshoje klubin ne fund te sezonit. Megjithate trajneri qendron i qete dhe krenare ne ate se ekipi i tij cka arriti ne kete sezone. "Ndeshja te shtunen i tregoi te gjitheve kush eshte Juventusi dhe se ne nuk kerkojme arsye per futboll te shemtuar. - tha Ranieri. Edhe ne kemi gabime por punojme ne ate qe t'i permiresojme. Kete sezone ndjehesha sikur te ndertoje nje shtepi prej themelit dhe duhet te them se shkelqyeshem perparon. Tash duhet te punojme ne mbajtjen e moralit dhe hijes se fitoreve ne ekipe. Kete te diele ndeshemi me Parmen, qe do te jete ndeshje e rende, dhe pas saj do te luajme me Palermon. Keto nuk jane ndeshje te lehta mirepo fitorja ndaj Interit na dha entuziazem te ri ne ekipe. Ekipi shume eshte ndertuar vetvetiu ne rrjedhe te sezonit dhe une besoj tek ata. Ne duhet shpesh te japin 110% per te ardhur deri te fitorja per dallim nga ekipet tjera te medha te cilet mund kete ta bejne me mund me te vogel. E gjithe rrotullohen rreth asaj se sa do te mundoheni. I therras fansat qe te kene durim dhe ta ndjekin perparimin tone dhe lojen ne fundin e sezonit". - mbaroi Ranieri.

Edhe nje sezone per Pavel Nedved

Pavel Nedved se shpejti do te duhet te filloje bisedimet per vazhdimin e qendrimit ne Torino per edhe nje sezone. Shumica pritnin pas mbarimit te sezonit Nedved te largohen nga futbolli aktive, por raportet nga Italia theksojne se mundesia per te marre pjese ne Champions e ka detyruar Nedvedin qe te nderroje mendjen. Nedved me fanellen e Juventusit ka te luajtur me shume se 200 ndeshje qe kur ka arritur ne vitin 2001 nga radhet e Lazios. Edhe pse kishte probleme te vogela me disciplinen, Nedved ngelet pjese e planeve te trajnerit Ranierim dhe pikerisht ai eshte iniciatori per bisedime te reja. La Gazzetta dello Sport zbulon se Nedved eshte i gatshem te pranoje edhe zvogelimin e pages, dicka qe e beri edhe Paolo Maldini me Milan. Drejtoret e Juves pritet te ulen ne tavoline bisedimesh me agjentin Mino Raiola ne rrjedhe te muajit te ardhshem.

Donadoni: Dera ende nuk eshte e mbyllur per Del Pieron dhe Chiellinin

Seleksionuesi i kombetares italiane, Roberto Donadoni tha se dera e cila con deri ne Euro 2008 ende nuk eshte e mbyllur per dyshen juventine, Alessandro Del Piero dhe Giorgio Chiellini. Te dy lojtaret tregojne loje te shkelqyeshme ne Juventus ne disa muajt e fundit, e cila ishte e argumentuar me fitoren e Zonjes ndaj Interit dhe ate si mysafir, ne Giuseppe Meazza, ku Del Piero ishte Lojtare i ndeshjes ndersa Chiellini edhe njehere suksesshem neutralizoi Zlatan Ibrahimovic. Mirepo, edhe perkunder lojes se shkelqyer te te dy lojtareve, Donadoni shokoi publikimin futbollistik ku nuk lexoi emrat e Del Pieros dhe Chiellinit per ndeshjen miqesore kunder Spanjes, e cila do te luhet ne Elche. "Para fillimit te kampionatit do te kemi edhe nje ndeshje miqesore kunder Belgjikes. Mandej, vetem per te mos patur shume ndryshime surprize, nje apo dy lojtare do te mund te sigurojne pjesemarrjen ne ekipin e kombetares. Chiellini ne momentin eshte te lojtaret te cilet gjenden ne forme te shkelqyer. Une ende mendoj ne te, sikurse edhe ne disa lojtare tjere. Por, per shkak se nuk mund te therras 26 apo eventualisht 27 lojtare, duhet te mendoje sepse tash me i kam ne liste Fabio Cannavaron, Marco Materazzin, Andrea Barzaglin dhe Cristian Panuccin. Shumica ne Itali ende besojne se Chiellini megjithate do te mund te gjendet ne listen e Donadonit, edhepse dhe Del Piero eshte ne pytje a do te marre pjese apo jo".

Juventus sfidon Real Madrid per pasardhesin e Thierry Henry

Mediat italiane lajmerojne nje lufte te ashper kete vere ndermjet Juventusit dhe Realit te Madridit, e cila do te udheheqet per nenshkrimin e pasardhesit te Henry, Gabriel Obertan nga ekipi i Bordaux. Zonja e vjeter jane afer sigurimit te vendin qe con Ligen e Kampioneve sezonin e ardhshem, shkak me shume per drejtuesit e klubit te mund te mendojne rreth transferimeve dhe emra te zeshem te cilet do te donin te luajne ne Evrope deri ne fund te vitit. Juventus, perveq tjerave mendon t'i konkuroje Realit te Madridit per yllin 19-vjecat te Bordaux, Gabriel Obertan per te cilin transferim ishte kusht Zonja e Vjeter te siguroje plasman ne Ligen e Kampioneve deri ne fundin e sezonit. Dhe perkunder shumices se klubeve evropiane te cilet shprehen interesim per te riun Obertan, shihet qarte se Juventusi dhe Reali i Madridit jane dy klubet ne mesin e te cileve do te udheheqet nje lufte e ashper per Henryn e Ri. Momentalisht kontrata e Obertan me Bordaux skadon ne qershor te vitit 2011, por shumica besojne se ai do te largohet nga klubi qe kete vere, edhe pse jane me rregullesi te madhe per klubin e tij. Obertan kete sezone ka shenuar dy gola per Bordaux, dhe perveq asaj kishte gjithesej 17 pjesemarrje per ekipin e pare, 2 sikur pjese prej 11-shes se pare dhe 15 ne te cilen ishte i lene ne pankinen e lojtareve rezerve.

e hënë, 24 mars 2008

Del Piero ende shpreson ne Euro 2008

Alessandro Del Piero ende shpreson se do te jete i thirrur te luaje ne Euro 2008 edhe pse nuk ishte i thirrur nga ana e trajnerit te reprezentacionit te Italise, Roberto Donadoni. Del Piero luan ne forme te shkelqyer per Juventus ne muajt e fundit dhe ate e tregoi ne ndeshjen kunder Interit te shtunen. Mirepo Donadoni edhe njehere e largoi nga ekipi i Italise e cila te merkuren do te luaje ndeshje miqesore kunder Spanjes. Del Piero nuk ishte thirrur te jete pjese e reprezentacionit te Italise qysh ne ndeshjen kunder Ukraines e cila eshte luajtur para gjashte muajve. "Ende eshte heret per Euro 2008" - theksoi me buzeqeshje Del Piero. "Por kuptohet qe shpresoj se do te jeme i thirrur per ndonje ndeshje". Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thote se nuk mund t'i kuptoje shkaqet se per cfare arsye Del Piero nuk eshte pjese e kombetares. " Loja e tij ne kampionatin italian eshte e shkelqyerdhe shume trajnere e pranojne kete gje". - shtoi Ranieri. "Me te vertete nuk mund t'i kuptoje qellimet e Donadonit".

Juventusi ofron lojtare ne nderrim per Aquilanin

Juventus eshte gati te terheqet nga disa prej lojtareve te tij te rinje me deshire qe te arrine ne nenshkrimin e Alberto Aquilanit prej Romes. Pas lajmit se Aquilani dhe Mancini jane ne krye ne listen e transferimeve kete vere, prej Zonjes se Vjeter theksojne se jane gati te ofrojne me shume nga kontrata e thjeshte e Romes. Juventus jane gati qe perveq milionave, te fusin dhe njerin prej lojtareve te rinje te tij, lojtare sic eshte Raffaele Palladino dhe Antonio Nocerino ne nderrim per lojtarin mesfushor te Romes, Alberto Aquilani. Mirepo apetiti i Zonjes se Vjeter nuk do te jete i keenaqur me dy lojtaret e Romes, Mancini dhe Aquilani. Perveq ketyre edhe shume lojtare tjere, Juventus qe nje kohe te gjate ne listen e saj e ka regjistruar lojtarin e Touluse, Elmander . Juventus kane derguar skautet e tij qe ta percjellin ndeshjen e Touluse me Le Mans, ne te cilen do ta percjellin lojen e sulmuesit Elmander.

Lampard ben Juventusin te enderroje

Endrra juventine per te bashkuar me grupin anglezin Lampard, po merr jete. Zerat per nje largim te mundshem te mesfushorit te Chelsea jane shtuar. Sipas "Sunday Mirror", nje klauzole ne kontraten e John Terry pengon qe lojtaret e tjere te paguhen me shume se ai. Kjo mendohet se ka shkaktuar zemerimin e Lampard, i cili gjithmone edhe me shume po mendohet per nje jete te re ne Torino.

Trezeguet: Del Piero duhet te luaje per Italine

Golashenuesi i Juventusit, David Trezeguet ka deklaruar se shoku i tij i skuadres Alessandro Del Piero meriton te jete pjese e ekipit kombetar te Italise. Gjasat qe Del Piero te merr pjese ne Euro 2008 jane te vogla, perderisa nuk eshte thirrur ne ndeshjen qe Italia zhvillon te merkuren me Spanjen. Kjo eshte hera e fundit qe italianet do te luajne para se Donadoni te perzgjedhe 23 lojtaret te cilet do t'i marre ne Kampionatin Evropian qe zhvillohet ne Austri dhe Zvicer gjate kesaj vere. "Mendoj se ai ka luajtur nje ndeshje te shkelqyeshme. Ai i shkaktoi shume presion Marco Materazzit dhe mendoj se meriton vendin ne ekupin kombetar, por ndoshta une nuk jam personi me i mire per te vleresuar kete. Por ai ka deshmuar se eshte nje lojtar i shkelqyeshem per ne", ka thene sulmuesi francez.

Rikthehet Trezeguet, zevendeson Benzeman ne kombetare

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet eshte grumbulluar me kombetaren franceze per ndeshjet miqesore ndaj Malit dhe Anglise. Demtimi i fundit i pesuar nga futbollisti i Lyonit Benzema, ka sjelle edhe thirrjen e papritur per protagonistin e Serie A, pas polemikave te shumta me teknikun e kombetares transalpine. David Trezeguet nuk luan me Francen qe prej humbjes ndaj Skocise, ne "Park de Prince" ne shtator te vitit te kaluar. Rikthimi i emrit te tij ne listen e madhe prej 39 futbollistesh eshte nje surprize e madhe. Forma e mire qe ai po shfaq me Juventusin ka rene me ne fund ne syte e trajnerit Domenech, i famshem per vendosjen e formacionit ne baze te studimit te yjeve. Pak dite para publikimit te listes ku Trezeguet nuk bente pjese, ne saitin e Juventusit sulmuesi shkruante se ishte pergatitur per t'i dhene lamtumiren kombetares, por thirrja e tij ne vend te Benzema ka ndryshuar skenaret.

e diel, 23 mars 2008

Buffon portieri me i mire i vitit 2007

Edhe njehere nje juventin. Edhe njehere nje hero. Nuk ka fjale e cila mund te jete e fundit per Gianluigi Buffon, i cili per here te katert shpallet portieri me i mire ne bote. Ky cmim iu dedikua Buffonit, i cili e ka merituar kete dhe cdohere do ta meritoje. Ai i cili na mbeti besnike gjate momenteve me te veshtira, ai i cili siguroi dashurine afatgjate me Juventusin, pa dyshim se eshte Buffon. Kete cmim Buffoni e ka fituar edhe tre here me pare ( ne vitin 2003, 2004 dhe 2006). Urime Gigi. Dhashte Zoti qe secili lojtare i Juves te kete fatin tend. Te duam Gigi, te mbajme ne shpirt dhe te kemi ne zemer. Nuk te harrojme kurre, te faleminderit per ate qe ke bere dhe po e ben per klubin tim te zemres, "Juventusin".

Juventus interesohet per Saviolen

Javier Pedro Saviola, njeri nder lojtaret me te talentuar argjentinas, ben gati valixhet e tij per t'u larguar nga klubi merengues dhe per t'u transferuar ne nje klub ne te cilin do te mund te jete i sigurt per sa i perket formacionit titullar. Ai veren e kaluar u largua nga klubi katalanas Barcelona dhe u transferua te Real Madrid, ku asesi nuk kishte mundesi te tregoje gjithe talentin e tij. Per kete shkak ishte larguar edhe prej Barcelones dhe kjo gje e njejte sigurisht se do te ndodhe gjate merkatos verore. Njeri nder klubet qe ka shprehur interesim per lojtarin argjentinas eshte edhe Juventus, i cili nuk e mohon nje transferim te Savioles ne radhet e tyre. Kartoni per blerjen e Savioles koshton afer 5 milione euro.

Ranieri: Del Piero i duhet kombëtares

Trajneri i tij, Claudio Ranieri mendon se Del Piero mund t'i ndihmojë kombëtares shumë, por përzgjedhësi Roberto Donandoni, si duket ka tjetër mendim, pasi nuk e ka ftuar në kombëtare për ndeshjen miqësore ndaj Spanjës. "Ndoshta Donadoni pret që ta ftoj në momentin e duhur - për Kampionatin evropian. Ai e ka merituar ftesën në kombëtare, pasi ka pasur një edicion të shkëlqyeshëm dhe një lojtar i tillë gjithmonë është i mirëseardhur për trajnerin", ka thënë Ranieri. Del Piero në duelin ndaj Interit e barazoi rekordin e Gaetano Scireas sa i përket paraqitjeve në fanellën e Juventusit, duke regjistruar paraqitjen e 522-të. "Donadoni nuk më ftoj këtë herë, kurse herën e kaluar e sqaroi vendimin e tij. Unë jam i gëzuar që kemi luajtur një ndeshje të mirë me Juventusin", ka theksuar Del Piero, duke mos komentuar shumë vendimin e Donadonit.

e shtunë, 22 mars 2008

Juve shkaterron Interin ne Milano

Juventus sfidon Interin. Alarmon titullin, Roma faleminderon, Juventusi ne Champions. Fjalet jane te pakta nga gjithe ajo qe ndodhi. Fituam klasiken qe e kishim pritur kater muaj e gjysme. Ishte nje ndeshje tejet dinamike. Pjesa e pare filloi me nje dinamike te madhe. Interi ne pese minutat e para kontrollonte mesfushen, alarmonte sulmin. Mirepo, ne ishim ata te cilet kishim rastin e pare per te shenuar. Del Piero me nje stil gjysme akrobatik mundohet te mposhte Cesarin, por portieri zikalter gjindet mire ne kete aksion. Mandej Interi kishte disa raste per gol, ndersa rastin me te mire e kishin permes Stankovicit, i cili godet edhe transversalen. Pjesa e pare mbaron ashtu sic filloi, me rezultatin pa gola, 0-0. Fillon pjesa e dyte. Ne minuten e 49 vjen momenti i golit te pare, te cilin e shenoi Camoranesi, por nga nje pozite jashte loje. Pas ketij rezultati, Juventusi kishte edhe disa raste te qindperqindeta, mirepo Del Piero, sikur nuk donte qe t'i shuaje shpresat e Interit aq heret. Rrjedh minuta e 63. Camoranesi pason topin drejt Del Pieros, i cili menjehere mundohet te gjeje Trezeguet, por ai i cili duhet te jete i faleminderuar nga francezi, patjeter se eshte Burdisso, i cili ben nje gabim ne zonen e mbrojtjes, dhe Trezeguet pa veshtiresi rrit epersine ne 2-0. Pas ketij rezultati, Juventusit nuk i interesonin golat. Del Piero kishte nje "Show" te tij sonte ne Meazza. Shkaterroi Materazzin dhe Burdisson, pa perjashtuar edhe te tjeret. Ne minuten e 83, Interi ngusheton rezultatin ne 2-1, me ane te Maniches. Pas ketij goli Interi atakonte drejt portes se Juves, dhe ne finishin e ndeshjes, serish Maniche mposht Buffonin.... por topi shkon drejt shtylles se djathte te portierit bardhezi, dhe fati ishte ne duart tona. Ndeshja perfundoi me rezultatin 2-1, rezultat qe padyshim se perveq tifozeve dhe drejtuesve juventine, do t'i gezoje pa mase edhe tifozet e Romes, te cilet me fitoren ndaj Empolit 2-1 dhe humbjes se Interit ne derbin me Juventusin, i afrohet Interit ne kater pike ne luften per titullin kampion.

Detaje rreth ndeshjes:
Inter: Julio Cesar; Maicon, Burdisso, Materazzi, Maxwell; Stankovic, Zanetti, Chivu (Balotelli 82); Jimenez (Suazo 53); Ibrahimovic, Cruz (Maniche 64).
Trajner: Roberto Mancini.

Juventus: Buffon; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Salihamidzic, Camoranesi, Sissoko, Nedved (Nocerino 86); Trezeguet (Iaquinta 82), Del Piero.
Trajner: Claudio Ranieri.

Refer i ndeshjes: Stefano Farina
Golashenuer: Camoranesi 49, Trezeguet 63 dhe Maniche 83.
Te ndeshkuar me kartona te verdhe:
Molinaro, Cruz, Chivu Legrottaglie, Burdisso.

Cannavaro: Juventusi shkelqen ne "San Siro"

Ish-mbrojtesi i Interit dhe Juventusit, Fabio Cannavaro, e sheh skuadren bardhezi si me te favorizuar ne kete sfide. "Kujdes Inter, Juventusi shkelqen gjithmone kur luan ne "San Siro". Kjo ndeshje do te jete e hapur per te dyja skuadrat, por nese arrijne te bllokojne Ibran, atehere Nedved, Camoranesi dhe Trezeguet do te kene me shume alternativa per te rrezikuar", tregoi mbrojtesi i Realit.

Ranieri, kuder ndihmave: Ne luajme per vetveten

Ndeshja mes Interit dhe Juventusit ne "Giuseppe Meazza" mund te jete vendimtare ne luften per titullin kampion, pasi nje fitore e mundshme e bardhezinjve mund te rihape gjithcka. Por trajneri Ranieri nuk e mendon si nje ndihme ndaj nje ekipi tjeter, pase per te, te gjitha skuadrat duhet te trajtohen si kundershtare. "Une bej tifo per Juventusin, nuk me intereson asgje rreth te tjereve". I ashtuquajturi "derbi i Italise" eshte nje ndeshje e ndezur dhe shume e vecante, ndaj trajneri ka preferuar te mos flase per taktika apo per formacionin qe do te hedhe ne fushen e lojes. Ranieri nuk mendon se Interi eshte jashte formes, duke hedhur poshte kete teori. "Kur luan kunder Juventusit, forma e lojtareve rritet vetvetiu. Nese ata kane aftesi, do ta nxjerrin ne pah, pasi jane kampione. Duam t'u prishim pune te gjitheve, e beme kete me Romen dhe shpresojme qe te perseritemi kunder Interit. Ne jemi te ndergjegjshem se mund te bejme mire. Gjate ketij viti kam zbuluar strukturen tone. Interi do te luaje per te fituar, ndaj do te jete nje ndeshje e hapur. Por ajo qe mund ta humbe kampionatin eshte vetem Interi. Shpresoj qe te mbetet nje ndeshje e pasigurt deri ne momentin e fundit. Ne duhet te bejme nje ndeshje me kujdes dhe cinizem, duhet te tregojme kujdes ndaj te gjitheve", u shprej trajneri i Juventusit. Ndonese bardhezinjte barazuan pa gola me Empolin pak dite me pare, Ranieri mendon se skuadra eshte ne formen e duhur per te perballuar nje ndeshje te nivelit te larte. "Ne jemi ne forme shume te mire. Lojtaret e Empolit ne fund te ndeshjes e kishin te veshtire te vraponin nga lodhja, ndersa ne kishim energji per te kerkuar me shume, ndonese nuk arrinim te gjenim te cara. A vlen kjo ndeshje sa i gjithe sezoni? I gjithe ky kampionat vlen sa nje sezon. Duhet ta mbyllim mire, ne menyre qe sezoni te cilesohet pozitiv", vijoi ai. Trajneri i Juventusit ndalet edhe te objektivi i skuadres, Liga e Kampioneve. "Champions eshte nje gje shume e bukur, por ajo qe vlen eshte edhe pak me shume fat qe te mundeson te arrish ne kete periudhe me te gjithe lojtaret ne forme. Ky eshte momenti vendimtar. Asnje skuader nuk mund te thote se luan per Ligen e Kampioneve, por provon ta arrije kete objektiv ...", u shpreh ai. Ranieri nuk pranon kritika per lojen e skuadres, ndonese pranon se ekipi mund te permiresohet me shume ne disa aspekte, ashtu sic kishte deklaruar nje dite me pare edhe sulmuesi Trezeguet. "Jam dakord nga nje aspekt, por kunder ne aspektin tjeter. Eshte e vertete qe ne disa rrethana nuk jemi te rrjedhshem ashtu sic na pelqen, por nuk duhet t'i pergjithesojme gjerat. Ne mbrojtje po luajme shume mire dhe kur ka ndeshje te hapura arrijme t'i interpretojme mire. Por ceshtja e lojes varet nga momenti. Barcelona e dy viteve me pare ishte skuadra me e bukur ne bote, por kete vit, me te njejtit lojtare nuk po ndodh e njejta gje. Lojtaret me kane thene se po argetohen me shume se dy vite me pare, kur skuadra ishte "e blinduar". Me duket se atehere kritikohej edhe Capello", perfundoi deklaraten e tij trajneri i Juventusit.

e premte, 21 mars 2008

Mancini: Inter - Juve nje klasike

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, pranon se ndeshja ndermjet Interit dhe Juventusit gjithmone ka paraqitur nje klasike ne Serie A. Inter eshte nikoqir ne Giuseppe Meazza i Juventusit ne ndeshjen e cila ne qofte se mirret sipas historise se ndeshjeve ndermjet ketyre dy klubeve do te jete dicka me shume se ndeshje klasike. "Kjo ndeshje eshte klasike shqetesuese ne kampionatin tone por gjithashtu eshte edhe shume e rendesishme per arsye se sa pak ndeshje ka deri ne fundin e sezonit dhe per ate se cdo pike eshte e rendesishme per momentin. - theksoi Mancini. "Mendoj se Claudio Ranieri shkelqyeshem e kryen punen e tij. Pervec asaj qe e ben ne fushe trajneri Mancini eshte njeri i mire edhe ne jeten private. Ai beri mjafte pune kete sezone te cilat asesi nuk jane te lehta per t'i bere. Juventus gjithashtu ka dhe shume lojtare te mire te cilet ndoshta ne fillim nuk u verejten per shak te lendimeve me te cilat perballeshte klubi. I pyetur per luften per titull ne kampionatin italian, Mancini shtoi: Te dy klubet (Roma dhe Inter) kane ndeshje te njejta per te luajtur dhe ne do te japin gjithcka prej vetes qe t'i fitojme te gjithe piket e mundura por nga ana tjeter edhe Roma do te mundohet qe ta beje te njejten. Do te duhet te presim dhe te shohim se cfare do te ndodhe".

Alessio Secco: Ndaloni me kritikat

Drejtori sportiv i Juventusit,Alessio Secco,i ftoi mediumet qe te ndalojne se kritikuari ndaj tij dhe trajnerit Claudio Ranieri. Secco eshte i denuar per gabime ne tregun e transferimit,ku ishin te harxhuara rreth 27 milione euro per blerjen e Almironit,Tiagos dhe Boumsongut.Sipas Seccos,kritikat jane te pabaza dhe trajneri Ranieri e kryen detyren e tij shkelqyeshem edhe perkunder rezultateve te dobeta. "Fatkeqesisht e gjithe ajo eshte pjese e lojes. Pas ndeshjes me Empolin kishim mjaft kritika per lojen, per trajnerin dhe ate se si operojme ne tregun e transferimeve. Nuk mendoj se gjithcka eshte ne rregull, sidomos kritikat per trajnerin. Te gjithe prej klubit jemi te kenaqur nga arritjet e tij. Prej veres ai kreu pune te shkelqyshme dhe ndertoi nje ekip te ri" - shtoi Secco.
Gianluigi Buffon ka folur per eksperiencen e tij te gjate dhe lojtaret me te mire me te cilat ai ka luajtur. "Asprilla, Chiesa, Cannavaro, Thuram, Del Piero, Nedved, Camoranesi dhe Trezeguet jane lojtaret me te forte me te cilet kam pasur fatin te jem ne fushe", tha gardiani i portes se Juventusit. Me tej ai ka shpkeputut nje mendim edhe per mbrojtesin Ciro Ferara, duke mos e perjashtuar nga kjo liste. "Per te fituar duhet te ruaj kete mendim rendiment", shtoi Buffon.

Juve-Inter, "Derbi" per Aquilanin

Derbi i Italise midis Interit dhe Juventusit nuk do te luhet vetem ne fushen e lojes, por edhe ne merkaton e transferimeve. Ne nje moment kur te gjithe po presin perfundimin e sezonit dhe rezultatet e tij, njerezit e merkatos se transferimeve te Interit dhe Juves, po mendojne per perforcimin e skuadrave te tyre. Ne kampin e Juventusit po punohet ne pisten Diego. Drejtori sportiv i bardhezinjve, Alessio Secco ka udhetuar drejt Gjermanise per te biseduar me mesfushorin brazilian per t'i propozuar nje oferte te re ne nje kohe kur ne gare per te eshte edhe Real Madrid. Ne rast te nje deshtimi ne blerjen e Diegos, Juventus do te kthehet ne Itali per te studiuar rastin e mesfushorit te Romes, Alberto Aquilani. Per italianin Juventus mund te ofroje 20 milione euro, oferte kjo qe Roma nuk do ta refuzonte. Por edhe ne kete rast Juventus ka nje konkurrent. Nese per Diegon ne gare hyn Reali i Madridit ne rastin e Aquilanit ai qe mund t'i prishe pune torinezeve eshte Interi qe prej kohesh ka shprehur deshiren per te sjell ne Milano mesfushorin roman. Nje tjeter futbollist, per te cilin pritet nje duel Juve-Inter eshte braziliani Amantino Mancini. Mancini konsiderohet nga drejtuesit e Juventusit si pasuesi i Pavel Nedved, kontrata e te cilit skadon ne qershor te ketij viti. Nese Roma do ta pranoje ta shese brazilianin, kostoja e tij arrin deri ne 18-20 milione euro, shifer kjo e perballueshme nga klubi torinez, por edhe nga ai zikalter.

e enjte, 20 mars 2008

Hleb, ne gare per bjellorusin edhe Juventus

Mediat italiane zbardhin nje tjeter piste per lojtarin e Arsenal, Alexander Hleb. Pas Interit dhe Milanit, ne gare eshte futur edhe Juventus. Sipas klubit te Arsenalit, skuadra e Interit eshte ne pole position per te blere bjellorusin.

Franca, per Trezeguet nuk gjendet serish nje vend

David Trezeguet nuk do ta shijoje fanelen e kombetares per miqesoret kunder Malit dhe Anglise. Sulmuesi i Juventusit nuk eshte perfshire ne liste as kete here, duke konfirmuar se mes tij dhe teknikut francez tashme eshte krijuar nje carje e madhe qe pas finales se boterorit. Trezeguet eshte nje nga sulmuesit me te mire ne Serie A por Domenech ka vendosur t'i besoje dyshes Henry-Anelka te mbeshtetur nga dyshja e Lyonit, Ben Arfa - Benzema.

Moggi, Pezullimi mbetet ne fuqi

Gjykata Administrative Rajonale (TAR) e Lazios i ka cilesuar si te drejta denimet e dhena per Luciano Moggin, ish drejtorin e pergjithshem te Juventusit, qe ne korrik 2006 eshte pezulluar per 5 vjet nga futbolli dhe u gjobit me 50 mije euro. Njeriu pergjegjes per "Calciopolin", iu drejtua kesaj gjykate, duke shpresuar ndryshimin e vendimit, megjithate pretendimet e tij nuk jane cilesuar te drejta. Per Moggin mbetet ne fuqi pezullimi i dhene nga Gjykata Federale e FIGC (federates italiane).

e mërkurë, 19 mars 2008

Empoli - Juventus 0-0


Nje ndeshje jo edhe aq e rendesishme per Juventusin. Kishim raste te mira, ishim nje kundershtar me i forte se sa Empoli, mirpo nuk na deshi fati. Juve edhe pse barazoi ne kete ndeshje, haperoi ne rezistencen tabelare, ku eshte ne qender te vemendjes zona Champions. Milani ne fushen e vet u mund nga Sampdoria me rezultatin 2-1 ndersa Fiorentina u mund ne transferte ne Napoli, me ekipin nikoqir 2-0.

Empoli (4-5-1): Bassi – Busce, Marzoratti, Piccolo, Antonini – Abate, Moro (Giovinco 77), Musacci (Budel 70), Marchisio, Giacomazzi (Vannucchi 57) – Volpato -- Trajner: Alberto Malesani.

Juventus (4-4-2): Buffon – Zebina, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro (Grygera 29) – Camoranesi (Nedved 82), Nocerino, Tiago (Trezeguet 61), Salihamidzic – Iaquinta, Del Piero -- Trajner: Claudio Ranieri.

Te ndeshkuar me kartona te verdhe:
Marzoratti, Moro, Giacomazzi, Budel / Molinaro, Camoranesi, Grygera


Juve ne gare per Lucion e Bayernit

Juventus do te mundohet ta terheqe mbrojtesin e Bayern Munchenit, Lucio. Reprezentuesi brazilian kete jave theksoi se eshte i gatshem te largohet nga klubi gjerman dhe se ka deshire te luaje ne njeren prej tre kampionateve me te forta ne bote - Itali, Spanje dhe Angli. Sipas mediave ne Itali, udheheqesit e Zonjes se Vjeter jane gati te bejne nje oferte te mire per mbrojtesin brazilian ne fundit e ketij sezoni, qe kur drejtori sportiv i Juves, Alessio Secco, i vozhgoi pjesemarrjet e Lucios disa here kete vit.

Alex eshte krenar qe do ta pasoje Gaetano Scirean

Alessandro Del Piero afrohet ne rekordin e Gaetano Scireas, a sonte kunder Empolit do ta kete ndeshjen e tij te 550 per Juventusin. Scirea eshte njeri nder lojtareve me te mire ne historine e futbollit italian, edhe per ekipin e Juves ka luajtur 552 ndeshje prej vitit 1974 deri ne vitin 1988. Del Piero sonte kunder Empolit do ta kete ndeshjen e 550 dhe do te jete ne vetem dy ndeshje prane rekordit te Scireas. "Kryesore eshte te kujtohet koha e Scireas, jo vetem per shkak pjesemarrjeve dhe fitoreve por edhe per shkak se ai ishte lojtar me nje stil te vecante, temperament dhe intelegjence". - tha Alex Del Piero per Sky Sport Italia. "Ai ishte shembull per shume lojtare, model prej te cilit shiheshin shume njerez dhe e drejte eshte kjo qe ende eshte ashtu. Si i vogel me vemendje te madhe i percjellja ndeshjet e sulmuesve te Juves. Mire me kujtohet levizja e tij elegante. Shiheshte sikur te mos punoje shume. Ai ishte njeri lojal dhe ishte i nderuar nga te gjithe".

Nedved rimendohet per kombetaren Ceke

Pavel Nedved po mendon rikthimin ne kombetaren ceke e cila do marre pjese ne ndeshjet e Euro 2008. "Jam jashte prej shume kohesh dhe nuk di nese do jem ne gjendje ta ndihmoj skuadren. Nuk besoj se deshirojne te me therrasin", tha Nedved ne nje interviste per gazeten "Sport". Me tej, ai shtoi se tashme skuadra ceke ka nje tjeter perberje dhe nuk di nese do te pershtatet me grupin e ri.

Dua te aktivizohem me shume ne fushe

Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta ka thene se eshte i zhgenjyer me hapesiren e vogel tek skuadra bardhezi. Iaquinta u transferua veren e kaluar ne Juventus nga Udinese, por qe nga atehere ka luajtur vetem 8 ndeshje si titullar. Nderkohe pese nga gjithsej tete golat e shenuar ne kete edicion ai i ka shenuar kur ka hyre si zevendesues. "Jam i lumtur kur shenoj gola, ngaqe e di qe po i kontriboj skuadres. Mendoj se jam pjese e rendesishme e skuadres, edhe pse thuajse gjithmone hyje ne loje si zevendesues. E kam ditur se ne Juventus do te jete me ndryshe dhe me veshtire se te Udinese, ku e kam pasur vendin e sigurt si titullar. Ketu tek Juventusi kam bashkelojtare te mire, te cilet kane shkruar historine e klubit dhe e di se nuk mund te luaj vazhdimisht, por megjithate do te deshiroja te me jepej rasti per te qene gjate gjithe kohes titullar", eshte shprehur 28-vjecari.

e martë, 18 mars 2008

Iaquinta: Ndihem i lumtur ne Juventus

Vincenzo Iaquinta thote se eshte i lumtur ne Juventus edhe pse nuk ishte shpesh ne ekipin fillestar ne rrjedhe te sezonit. Sulmuesi i cili ne finishin e ndeshjes ia solli fitoren Juves ne ndeshjen e fundit te Serie A-se, thote se eshte i kenaqur prej qendrimit te tij ne Torino. "Luaj pak, por ndjehem si pjese e ekipit. Njejte dhe si Del Piero dhe Capello" - theksoi sulmuesi i Juves. Kenaqesia ime vjen nga ndjenja se jam lojtar i vyshem i ekipit, por shpresoj se nuk do te kem veshtiresi per ta mbajtur vendin ne reprezentacionin e Italise" - perfundon Iaquinta.

Juve fillon bisedimet me Diegon

Liga e Kampioneve eshte shume afer ekipit te Juventusit, dhe per ate shkak Zonja e Vjeter mendon per perforcime te klasit boteror, ndersa Diego eshte nje prioritet. Me tete pike large ekipit te renditur ne vendin e peste, Juve sigurisht haperon ne garat elite te Championsit. Ne qofte se Zonja e Vjeter deshiron te garoje ne nje nivel te larte, do te duhet te forcohet me disa lojtare te klasit boteror. Drejtori Sportiv Alessio Secco, mbreme ka pasur takim me yllin brazilian te Werder Bremenit, Diegon dhe babain e tij dhe biseduan rreth transferimit te mundshem te lojtarit ne Torino. Lajmet bejne te ditur se Juve eshte gati te paguaje rreth 12 milione sterlina mirepo gjermanet e vleresojne dicka me shume se 20 milione sterlina. Por nese Diego shpreh nje deshire te flakte per largim, Werder do te duhet ta ulin cmimin. Mbreme mediat theksuan se Real Madrid veq se i ka paraqitur kerkesat personale te Diegos dhe jane ne pozicion te pare per nenshkrimin e brazilianit, por tash edhe Juventusi eshte ne nivel te njejte me klubin mbreteror.

Miratohet projekti per stadiumin e ri


Keshilli Administrativ i Juventusit ka miratuar projektin per ndertimin e nje stadiumi te ri qe do te zeje vendin e "Delle Alpi". Lajmi eshte bere i ditur nepermjet nje komunikate zyrtare te shoqerise bardhezi ku theksohet se per projektin e ri do te investohen 105 milione euro. Stadiumi i ri mendohet te jete gati ne sezonin 2011 - 2012.

e diel, 16 mars 2008

Juventus - Napoli 1-0

Juventus gjate gjiros se 28 u perball me Napolin, ne te cilen fitorja erdhi ne minuten e 88 te ndeshjes me golin e Vincenzo Iaquintas. Luajtem bukur, kishim topin nen kontrolle gjate 90 minutave, dhe fitorja ishte e merituar. Edhe Napoli ishte nje ekip i ekuilibruar qe te mos lejoje te humbe gjate kesaj ndeshje, mirepo fati nuk i deshti. Lojtari me i mire ne loje pa dyshim se eshte portugjezi Tiago Cardoso Mendes. Pati nje paraqitje tejet te shkelqyer. Goli erdhi kur i posa inkuadruari ne loje, Cristian Molinaro i merr nje top Ezequel Lavezzit, dhe harkon topin ne gjashtembedhjeteshin e kundershtarit, ku Del Piero me nje akrobacion te shkelqyer gjeti Iaquinten, i cili bukur gjeti nje hapesire dhe futi topin ne rrjete.

Juventus-Napoli 1-0

88' Iaquinta

Juventus (3-4-1-2): Buffon; Grygera, Stendardo, Chiellini; Nocerino (14'st Iaquinta), Sissoko, Tiago, Salihamdzic (14'st Molinaro); Nedved; Del Piero Trezeguet (47'st Birindelli).
Trajner: Claudio Ranieri.

Napoli (3-5-2): Gianello; Santacroce, Cannavaro, Domizzi; Garics, Pazienza, Gargano, Hamsik (18'st Bogliacino), Savini (35'st Contini); Lavezzi, Calaiò (26' st Sosa).
Trajner: Reja

Juventus - Napoli

Juventus ne gjiron e 28 te Serie A do te perballet me kundershtaret e Napolit, te cilet ne ndeshjen e pare te luajtur ne Neapol, munden Zonjen e Vjeter me nje rezultat me shume polemika, qe mbaroi 3-1. Te dielen do te luhet ndeshja mes ketyre dy ekipeve, ne orarin e fundit. Loja do te filloje ne ora 20:30 ne stadiumin Olimpico te Torinos. Ranieri ne kete ndeshje nuk do te kete ne dispozicion disa lojtare kyc te tij sic jane Zebina, Legrottaglie dhe Camoranesi te cilet jane te skualifikuar dhe Andrade, Marchionni dhe Zanetti te cilet jane te demtuar.
Lojtaret qe do te i jene ne dispozicion teknikut bardhezi jane:
1 Buffon

2 Birindelli
3 Chiellini
7 Salihamidzic
9 Iaquinta
10 Del Piero
11 Nedved
12 Belardi
17 Trezeguet
20 Palladino
21 Grygera
22 Sissoko
23 Nocerino
25 Stendardo
28 Molinaro
30 Tiago
36 Castiglia
43 Ariaudo
45 Essabr

Moggi: Lippi do te zevendesoje Ranierin

Luciano Moggi insiston se Marcelo Lippi pas fundit te ketij sezoni do te zevendesoje Claudio Ranierin. Informatat e ketilla qe nje kohe te gjate jane pjese e revistave sportive te Italise, por ate qe Moggi e shtoi eshte se marreveshje eshte arritur. "Dyshoj se Ranieri do te qendroje ne Juventus pas perdundimit te sezonit, pa marre parasysh ne cilin pozicion do te perfundojne ne Serie A," - tha Moggi. Zevendesimi i tij do te jete Lippi, por drejtoret aktual nuk mundin t'i vendojne kerkimet e njejta te cilet ia kane dhene Ranierit dhe me pas u munduar t'i nderrojne ne rrjedhe te sezonit". Sipas Moggit, detyra e pare e Ranierit ka qene te siguroje pjesemarrje ne Kupen UEFA, por gjate rrjedhjes se sezonit mori urdherin se duhet te zgjidhet per nje vend i cili con ne Ligen e Kampioneve. "Nuk shoh ndonje sjellje prej te ciles mund te benificojne formacionin dhe klubin. Jean-Claud Blanc dhe Giovani Cobolli Gigli shume mire dijne se cilat jane detyrat e Ranierit, por rezultatet ishin me mire se sa priteshte dhe paradoksaliteti solli probleme". "Kjo eshte problem klasik per ata te cilet nuk jane prefesioniste. Krijojne tension dhe vendi i trete ishte "qellimi minimal" per shak se kane shaktuar probleme te medha dhe Juve fitoi vetem nje pike ne tre ndeshje".

e shtunë, 15 mars 2008

FIAT kthen Marcelo Lippin ne pankinen e Juves

"Sky Italia" thekson se Juventus eshte shume afer arritjes se marreveshjes me ish trajnerin e "Zonjes", Marcelo Lippi. Nenkryetari i grupacionit FIAT, John Elkann, sipas Sky ka pasur bisedime te panderprera me ish seleksionuesin e Italise me te cilin kane arritur marreveshje qe ne fundin e ketij sezoni te kthehet tek Juventus. Lippi do te zevendesoje Ranierin ne pankinen e "Zonjes se vjeter", qe kur Ranieri kete sezone nuk mundi me ekipin te gjindet ne luften per titullin kampion ne Serie A. Shumica prognozojne largimin e Ranierit, dhe per pasardhes te tij emeroheshin shume trajnere. Lippi ishte i permendur ne me shume kthesa, mirepo ai nuk donte te komentoje se a ka gjasa reale te rikthehet ne kormilarin e klubit te tij te dikurshem. Sipas burimeve te Sky, Elkann i ka dhene nje oferte te papare Lippit, te cilen isht-seleksionuesi "Azzurr" nuk ka teori qe ta rrefuzon.

Del Piero nuk dorezohet: Une besoj te vendi i dyte

Alessandro Del Piero nuk heq dore nga endrra e bardhezinjve per nje pozicionim me te mire ne klasifikimin e Serise A ne fundin e sezonit. Kapiteni i "Zonjes se Vjeter" tregon se ekipi vazhdon te jete kerkues ne 11 javet e fundit, pasi nuk e ka te sigurt pjesemarrjen ne Ligen e Kampioneve, ndonese eshte ne vendin e trete ne renditje. Sipas tij, kane mbetur shume ndeshje per t'u luajtur dhe te gjithe duhet te vazhdojne te ruajne te njejtin perqendrim. "Nuk jemi as shume te kenaqur dhe as shume te qete. Te kesh kater pike avantazh nuk do te thote te jesh ne nje pozicion te qete, per me teper kur kane mbetur edhe 11 ndeshje per t'u luajtur. Duhet te ekzistoje tensioni i duhur ne skuader. Duhet te bejme maksimumin qe ky kampionat te siguroje objektivat e rendesishme per sezonin e ardhshem dhe ky eshte momenti kur duhet te japim me shume. Te luash ne Ligen e Kampioneve dhe ne Kupen UEFA jane dy gjera te ndryshme, jo vetem per klubin, por edhe per prestigjin", u shpreh Del Piero. A do te cilesoje Juventusi nje sezon te suksesshem nese arrin ne vendin e katert? Ketu kapiteni tregon qarte ambiciet e tij dhe te skuadres, qe kerkom me shume se pozicionin e nderit. "Ky nuk eshte momenti per te bere bilancin, ne duhet te marrim maksimumin ne cdo ndeshje. Ky duhet te jete objektivi yne, pasi kualiteti i grupit ekziston. Une nuk firmos asnjehere per nje vend te caktuar ne renditje. Normalisht, nese nje jave para fundit do te flitet per vendin e katert apo te peste, une do te preferoja vendin e katert. Ne besojme te vendi i dyte. Ne 7 dite kemi humbur 8 pike ne te 9 te tilla, ndersa edhe Interi ka humbur 5 pike ndaj Romes. Edhe kjo do te thote te kerkosh maksimumin. Viti i ardhshem? Juventusi ka ruajtur gjithmone karakteristikat jetesor: grinte, vendosmeri dhe deshiren per te fituar. Une do te rifilloje nga keto baza. Me pas na duhet besimi ne aftesite tona, ndersa edhe nje fushate e mire blerjesh do te ndihmonte shume. Sigurisht qe na mungon dicka ne krahasim me kundershtaret, por shpresoj qe te jete nje distance e rikuperueshme gjate merkatos se veres", vijoi ai. Fjalet e fundit kane qene per Donadonin dhe Evropianin e ketij viti. "Per mua nuk eshte shqetesim, pasi pergjigjen qe ai kerkon do ta jap ne fushen e lojes. Gjithcka do te vendoset nga keto 11 ndeshje dhe rezultatet qe do te arrij une. Do te mendoj per te bere detyren, ndersa pjesa tjeter nuk eshte ne doren time", tha Del Piero.

e premte, 14 mars 2008

Piatti: Dua te luaj per Juven

Ylli i ri argjentinas Pablo Daniel Piatti haptazi i ben thirrje drejtuesit e Juventusit qe ta sjellin ne radhet e tyre, duke premtuar se do te jete pergjigje e duhur e Zonjes se Vjeter per te riun brazilian te Milanit, Alexandre Pato. Sulmuesi 18 vjecar i Estudiantes eshte njeri nder futbollisteve me perspektiv te kampionatit te Argjentines, dhe shpreson se shume shpejte talentin e tij do ta tregoje edhe ne Evrope. " Dua te qendroj ne Juve ashtu sic eshte Pato ne Milan. Dua t'i ndjek hapat e disa miqeve te mi sic jane Sergio Aguero, Lionel Messi dhe Ever Banega dhe te luaj per ndonje klub te madh evropian, ndersa Juve eshte njeri nder klubet me te medha boteror". - u shpreh Piatti. Mirepo, bisedimet mes Juventusit dhe Estudiantes jane ne fazen e hershme, ndersa per Piattin jane te interesuar edhe disa klube tjera avropiane.

Andrade do të mungojë në Euro-2008

Futbollisti i kombëtares së Portugalisë, Jorge Manuel Almeida Gomez de Andrade ka operuar gjurin e majtë në spitalin e Lisbonës dhe për këtë shkak do të mungojë në Kampionatin e ardhshëm evropian. Mjekët portugezë nuk kanë thënë saktësisht se sa do të zgjasë shërimi i lëndimit të futbollistit 29-vjeçar të Juventusit, por është më se e sigurt se ai do të mungojë në Euro-2008 që mbahet gjatë kësaj vere në Austri dhe Zvicër. Andrade vitin e kaluar kaloi në Juventus nga Deportivo La Corunha, por në fanellën bardhezi ka luajtur vetëm në pesë ndeshje. Për kombëtaren e Portugalisë ka luajtur në Kampionatin botëror në Japoni dhe Korenë e Jugut si dhe në Kampionatin evropian në Portugali në vitin 2002. Ndërkohë në Kampionatin botëror në Gjermani në vitin 2006 mungojë po ashtu për shkak të lëndimit të gjurit.

e enjte, 13 mars 2008

Nedved: Champions, objektivi kryesor

Mendimi i momentit per Pavel Nedved eshte bileta per ne Champions League. Futbollisti i Juventusit ka deklaruar se pas realizimit te ketij objektivi do mendoje per largimin ose jo nga bota e futbollit. "E kemi marre veten nga humbja me Fiorentinen. Tani ekziston serish besimi por rruga eshte ende e gjate", u shpreh ceku.

Juventus gjurmon 19 vjecarin Rakitic

19 vjecari i Schalke 04, Ivan Rakitic afrohet perdite e me shume me skuadren e Juventusit. "Duke e ditur se klube te medha si Juve me kerkojne, kjo me mbush me krenari. Mezi po pres te perballem me sfida te reja. Nuk kam nisur asnje tratative dhe per momentin nuk kam asnje preference. E vetmja gje qe dua eshte te zgjedh skuadren qe te me ndihmoje te rritem me shume si lojtar", tha sulmuesi i ri.

e mërkurë, 12 mars 2008

Buffon bianconero fino al 2013

Portieri me i mire ne bote, dhe njeherit portieri kampion bote, sot me ekipin bardhezi te Juventusit rinovoi kontraten e tij deri ne vitin 2013. Para 9 muajve Buffon kishte bere rinovimin e kontrates se tij me Juventusin derin ne vitin 2012, mirepo tash do te jete ne klubin tim dhe te juajin edhe nje vit me teper. Edhe vete portieri ishte i kenaqur nga kjo kontrate, duke theksuar se kjo ishte gjeja e tij ideale. "Zgjodha ate qe ma ndiente zemra, ate qe e doja un, klubi dhe secili qe eshte pjese e planeve te Juventusit. Pranova te gjitha projektet e drejtuesve te klubit tim, ato me theksuan se i duhem klubit dhe se kane nevoje per mua. Edhe un gjithashtu kam nevoje per Juventusin tim, per pjesen e arte te zemres time, tregoi emocionalisht portieri numer nje. Presidenti Cobolli Gigli dhe Jean Claud Blanc me thane se gjate sezonit te ardhshem do te shohim nje Juventus tjeter nga kjo qe jemi tash. Me thane se do te investojne ne klubin rekord me trofe ne Itali. Kjo me pelqeu mua shume." - tha Buffon per Juventus Channel.