e diel, 23 mars 2008

Juventus interesohet per Saviolen

Javier Pedro Saviola, njeri nder lojtaret me te talentuar argjentinas, ben gati valixhet e tij per t'u larguar nga klubi merengues dhe per t'u transferuar ne nje klub ne te cilin do te mund te jete i sigurt per sa i perket formacionit titullar. Ai veren e kaluar u largua nga klubi katalanas Barcelona dhe u transferua te Real Madrid, ku asesi nuk kishte mundesi te tregoje gjithe talentin e tij. Per kete shkak ishte larguar edhe prej Barcelones dhe kjo gje e njejte sigurisht se do te ndodhe gjate merkatos verore. Njeri nder klubet qe ka shprehur interesim per lojtarin argjentinas eshte edhe Juventus, i cili nuk e mohon nje transferim te Savioles ne radhet e tyre. Kartoni per blerjen e Savioles koshton afer 5 milione euro.

Nuk ka komente: