e premte, 28 mars 2008

Bufon: Kam nevoj për pushim

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka pohuar se për shërim të lëndimit të shpinës i duhet pushimi, e jo ndërhyrja kirurgjike. Portieri më i mirë në botë është duke vuajtur nga ky lëndim gjatë tërë këtij edicioni, për çka është detyruar të mungojë në disa ndeshje të Series A në muajt e kaluar. Disa gazeta italiane kanë shkruar se Buffonit i nevojitet një ndërhyrje kirurgjike dhe për këtë arsye ai do të mungojë në Euro-2008. “Posa ta sigurojmë edhe teorikisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, do t’i jap vetës pushim. Më nevojitet rreth 20 ditë pushimi, në mënyrë që të jam plotësisht i gatshëm për Euro-2008. Pas përfundimit të edicionit në Serie A do të kem në dispozicion një javë pushim, para grumbullimit në kombëtare për Kampionatin evropian”, ka thënë Buffon, duke shtuar: “Ndjehem mirë. Nuk jam 100% i gatshëm, por nuk dua t’i nënshtrohem operimit. Jam i bindur se fizioterapia dhe pushimi disa ditësh do të mjaftojnë për ta shëruar këtë lëndim”.

Nuk ka komente: