e mërkurë, 19 mars 2008
Dua te aktivizohem me shume ne fushe
Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta ka thene se eshte i zhgenjyer me hapesiren e vogel tek skuadra bardhezi. Iaquinta u transferua veren e kaluar ne Juventus nga Udinese, por qe nga atehere ka luajtur vetem 8 ndeshje si titullar. Nderkohe pese nga gjithsej tete golat e shenuar ne kete edicion ai i ka shenuar kur ka hyre si zevendesues. "Jam i lumtur kur shenoj gola, ngaqe e di qe po i kontriboj skuadres. Mendoj se jam pjese e rendesishme e skuadres, edhe pse thuajse gjithmone hyje ne loje si zevendesues. E kam ditur se ne Juventus do te jete me ndryshe dhe me veshtire se te Udinese, ku e kam pasur vendin e sigurt si titullar. Ketu tek Juventusi kam bashkelojtare te mire, te cilet kane shkruar historine e klubit dhe e di se nuk mund te luaj vazhdimisht, por megjithate do te deshiroja te me jepej rasti per te qene gjate gjithe kohes titullar", eshte shprehur 28-vjecari.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment