e diel, 23 mars 2008

Ranieri: Del Piero i duhet kombëtares

Trajneri i tij, Claudio Ranieri mendon se Del Piero mund t'i ndihmojë kombëtares shumë, por përzgjedhësi Roberto Donandoni, si duket ka tjetër mendim, pasi nuk e ka ftuar në kombëtare për ndeshjen miqësore ndaj Spanjës. "Ndoshta Donadoni pret që ta ftoj në momentin e duhur - për Kampionatin evropian. Ai e ka merituar ftesën në kombëtare, pasi ka pasur një edicion të shkëlqyeshëm dhe një lojtar i tillë gjithmonë është i mirëseardhur për trajnerin", ka thënë Ranieri. Del Piero në duelin ndaj Interit e barazoi rekordin e Gaetano Scireas sa i përket paraqitjeve në fanellën e Juventusit, duke regjistruar paraqitjen e 522-të. "Donadoni nuk më ftoj këtë herë, kurse herën e kaluar e sqaroi vendimin e tij. Unë jam i gëzuar që kemi luajtur një ndeshje të mirë me Juventusin", ka theksuar Del Piero, duke mos komentuar shumë vendimin e Donadonit.

Nuk ka komente: