e shtunë, 1 mars 2008
Juventus, 50 milione euro per merkaton
Juventusi behet gati qe tani per nje merkato "te nxehte" verore. Plani fillestar i ringritjes se bardhezinjve ka funksionuar, pasi skuadra vazhdon te jete mes ekipeve me te mira ne Serie A. Por dihet qe pjesemarrja ne Kupat e Evropes kerkon me shum kualitet, ndaj po pergatiten te gjitha levizjet e qershorit, ne menyre qe ekipi te forcohet me lojtare cilesore ne cdo repart te mundshem. Drejtuesit jane shprehur te gatshem te bejne nje shifer prej 50 milione eurosh. Objektivat kryesore te Juventusit jane Frank Lampard dhe Marek Hamsik, por nuk do te harrohet edhe investimi ne lojtare te rinj per te garantuar te ardhmen e skuadres. Ne qendren e Vinovos jane takuar anetaret e Komitetit Sportiv (Paolo Montali dhe Ricardo Montanaro), drejtuesit (Giovani Cobolli Gigli, Jean Claud Blanc dhe Alessio Secco), si dhe trajneri Claudio Ranieri. Ne kete mbledhje u fol per projektet e te ardhmes, te sektorit te te rinjve, por sidomos per merkaton. Drejtuesit jane shprehur te gatshem te bejne gati nje shifer prej 50 milione eurosh, por vetem 35 milion euro do te vijne nga buxheti i klubit, ndersa pjesa e mbetur do te sigurohet nga shitjet e disa futbollisteve. Secco ka siguruar se deshiron me shume se 10 milione euro per shitjen e Tiagos, te skuadrat angleze apo tek Atletico Madrid, sic eshte deshira e vete futbollistit. Rreth 10 milione euro te tjera pritet te vijne nga shitja e Manuele Blasit dhe Marcelo Danubio Zalayetes te Napoli, ndersa shpresohet qe te sigurohet dicka edhe nga kartoni i Almiron qe kaloi gjate janarit te Monaco. Te gjitha keto te ardhura do te perdoren per blerjet, nga nje ne cdo repart. Pas largimit te pistes Flamini, enderra eshte Lampard, por vlera e kartonit dhe rroga e lojtarit e bejne nje gje te tille thuajse te pamundur. Me e thjeshte duket hipoteza Hamsik, per te cilin Napoli mund te pranoje nese Juventusi i "fal" Zalayeten dhe Blasin, si dhe disa milione euro. Alternativa ne kete repart mbetet Marcos Senna i Villarealit, ndersa shihet me vemendje Rakitic. Ne mbrojtje, mbetet per t'u pare si do te shkojne bisedimet me Barzaglin, si dhe rinovimi i mundshem i huazimit te Stendardos nga Lazio. Ndersa ne sulm, Amauri eshte zgjedhja e pare, ndonese tani drejtuesit po marrin konsiderate hipotezen Elmander. Per sa u perket te rinjve, alternativat me te vlefshme jane Tiberio Guarante dhe Fernando Tisone, te dy futbolliste te Atalantes.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment