e hënë, 24 mars 2008

Rikthehet Trezeguet, zevendeson Benzeman ne kombetare

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet eshte grumbulluar me kombetaren franceze per ndeshjet miqesore ndaj Malit dhe Anglise. Demtimi i fundit i pesuar nga futbollisti i Lyonit Benzema, ka sjelle edhe thirrjen e papritur per protagonistin e Serie A, pas polemikave te shumta me teknikun e kombetares transalpine. David Trezeguet nuk luan me Francen qe prej humbjes ndaj Skocise, ne "Park de Prince" ne shtator te vitit te kaluar. Rikthimi i emrit te tij ne listen e madhe prej 39 futbollistesh eshte nje surprize e madhe. Forma e mire qe ai po shfaq me Juventusin ka rene me ne fund ne syte e trajnerit Domenech, i famshem per vendosjen e formacionit ne baze te studimit te yjeve. Pak dite para publikimit te listes ku Trezeguet nuk bente pjese, ne saitin e Juventusit sulmuesi shkruante se ishte pergatitur per t'i dhene lamtumiren kombetares, por thirrja e tij ne vend te Benzema ka ndryshuar skenaret.

Nuk ka komente: