Juventus sfidon Interin. Alarmon titullin, Roma faleminderon, Juventusi ne Champions. Fjalet jane te pakta nga gjithe ajo qe ndodhi. Fituam klasiken qe e kishim pritur kater muaj e gjysme. Ishte nje ndeshje tejet dinamike. Pjesa e pare filloi me nje dinamike te madhe. Interi ne pese minutat e para kontrollonte mesfushen, alarmonte sulmin. Mirepo, ne ishim ata te cilet kishim rastin e pare per te shenuar. Del Piero me nje stil gjysme akrobatik mundohet te mposhte Cesarin, por portieri zikalter gjindet mire ne kete aksion. Mandej Interi kishte disa raste per gol, ndersa rastin me te mire e kishin permes Stankovicit, i cili godet edhe transversalen. Pjesa e pare mbaron ashtu sic filloi, me rezultatin pa gola, 0-0. Fillon pjesa e dyte. Ne minuten e 49 vjen momenti i golit te pare, te cilin e shenoi Camoranesi, por nga nje pozite jashte loje. Pas ketij rezultati, Juventusi kishte edhe disa raste te qindperqindeta, mirepo Del Piero, sikur nuk donte qe t'i shuaje shpresat e Interit aq heret. Rrjedh minuta e 63. Camoranesi pason topin drejt Del Pieros, i cili menjehere mundohet te gjeje Trezeguet, por ai i cili duhet te jete i faleminderuar nga francezi, patjeter se eshte Burdisso, i cili ben nje gabim ne zonen e mbrojtjes, dhe Trezeguet pa veshtiresi rrit epersine ne 2-0. Pas ketij rezultati, Juventusit nuk i interesonin golat. Del Piero kishte nje "Show" te tij sonte ne Meazza. Shkaterroi Materazzin dhe Burdisson, pa perjashtuar edhe te tjeret. Ne minuten e 83, Interi ngusheton rezultatin ne 2-1, me ane te Maniches. Pas ketij goli Interi atakonte drejt portes se Juves, dhe ne finishin e ndeshjes, serish Maniche mposht Buffonin.... por topi shkon drejt shtylles se djathte te portierit bardhezi, dhe fati ishte ne duart tona. Ndeshja perfundoi me rezultatin 2-1, rezultat qe padyshim se perveq tifozeve dhe drejtuesve juventine, do t'i gezoje pa mase edhe tifozet e Romes, te cilet me fitoren ndaj Empolit 2-1 dhe humbjes se Interit ne derbin me Juventusin, i afrohet Interit ne kater pike ne luften per titullin kampion.
Detaje rreth ndeshjes:
Inter: Julio Cesar; Maicon, Burdisso, Materazzi, Maxwell; Stankovic, Zanetti, Chivu (Balotelli 82); Jimenez (Suazo 53); Ibrahimovic, Cruz (Maniche 64).
Trajner: Roberto Mancini.
Juventus: Buffon; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Salihamidzic, Camoranesi, Sissoko, Nedved (Nocerino 86); Trezeguet (Iaquinta 82), Del Piero.
Trajner: Claudio Ranieri.
Refer i ndeshjes: Stefano Farina
Golashenuer: Camoranesi 49, Trezeguet 63 dhe Maniche 83.
Te ndeshkuar me kartona te verdhe: Molinaro, Cruz, Chivu Legrottaglie, Burdisso.
e shtunë, 22 mars 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment