e shtunë, 29 mars 2008
Amauri te Juventus, tani mungon vetem zyrtarizimi
Sulmuesi i Palermos, braziliani Amauri do te veshe bluzen e Juventusit ne perfundim te ketij sezoni duke zgjedhur bardhezinjte per te vazhduar karrieren ne Serie A. Per transferimin e futbollistit latin ne Torino mungon vetem zyrtarizimi pasi sipas mediave italiane, palet kane rene dakord per te gjitha pikat e marreveshjes, duke perfshire dhe milionat e kerkuara nga presidenti problematik Zamparini. Vendimtar per kalimin e Amaurit tek Zonja e Vjeter ka qene vullneti i trajnerit Ranieri qe e kishte vene ne majen e listes se tij te kerkesave. Akordi mes sicilianeve dhe klubit verior parashikon derdhjen ne arkat e Palermos te rreth 25 milione eurove ne total, 15 ne fillim dhe si kunderpeshe nje tjeter futbollist te organikes se Juventusit. Per operacionin "Amauri", bardhezinjte kane vene ne tavolinen e tratativave 9 futbolliste, mes te cilit si kandidat kryesore jane Almiron ose Marchionni.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment