e enjte, 27 mars 2008

"SuperMarketi Juve", emra te medhenj per merkaton


Juventusi, gjithmone e me prane Liges se Kampioneve, ka sjelle strategjite e klubit per te krijuar nje skuader te denje per aktivitetin me te madh ne kontinent per klube. Objektivet kryesore te bardhezinjve jane tre:me shume prioritet shihet afrimi i mesfushorit te Celseat, Frank Lampard, qe gjate veres mund te ndryshoje skuader. Problemi i vetem per anglezin eshte cmimi i larte i kartonit dhe rroga e majme. Perveq tij, pelqehen edhe brazilianet e Serie A, Amantino Mancini (Roma) dhe sulmuesi i Palermos, Amauri. Drejtuesit e skuadres torineze duken te papermbajtur edhe per alternativat ne mesin e fushes: behet fjale per danezin e Sevillas, Poulsen, dhe argjentinasin e Portos, Lucho Gonzalez. Nje levizje tjeter shume e rendesishme eshte cilesuar edhe rinovimi i kontrates se italo-argjentinasit, Mauro German Camoranesi, te cilit do t'i ofrohet qendrimi deri ne vitin 2011. "Vitin e kaluar rinovuam kontraten me Camoranesin deri ne vitin 2010, tha drejtori sportiv, Alessio Secco. Por, nese ai vazhdon te luaje keshtu si tani, mendoj se pas disa muajsh do t'ia zgjasim kontraten deri ne vitin 2011. Synimi yne eshte qe te diskutojme sezon pas sezoni me te gjithe yjet qe kemi ne skuader, te moshes 30 vjec e larte". Nuk mungojne as zerat per perforcimin e sulmit, pavaresisht se ky eshte nje nga repartet me te forta te skuadres. Pervec Amaurit po mendohet edhe per Mladen Petric, i cili ka shenuar ne fitoren 2-3 te Kroacise ne "Wamblley", duke lene jashte fazes finale te Euro 2008 Angline. Interesimi per lojtarin e Borusias se Dortmundit e ka zbuluar Gjermania "Bild Zeitung". 27-vjecari eshte nje sulmues teknik dhe mjaft i forte fizikisht dhe deri ne kete pike te karrieres e ka kaluar kuoten e 100 golave te shenuar ne karriere. Juventusi po ndjek me vemendje edhe objektivat e se ardhmes: bardhezinjte po ndjekin Obertan, 19-vjecarin e Bordaux, qe krahasohet me Henry dhe qe do te jete pasardhesi i Nedvedit. Nese nuk arrihet te mesfushori francez, per krahun e djathte mund te synohet portugezi Bosingwa.

Nuk ka komente: