e shtunë, 22 mars 2008
Ranieri, kuder ndihmave: Ne luajme per vetveten
Ndeshja mes Interit dhe Juventusit ne "Giuseppe Meazza" mund te jete vendimtare ne luften per titullin kampion, pasi nje fitore e mundshme e bardhezinjve mund te rihape gjithcka. Por trajneri Ranieri nuk e mendon si nje ndihme ndaj nje ekipi tjeter, pase per te, te gjitha skuadrat duhet te trajtohen si kundershtare. "Une bej tifo per Juventusin, nuk me intereson asgje rreth te tjereve". I ashtuquajturi "derbi i Italise" eshte nje ndeshje e ndezur dhe shume e vecante, ndaj trajneri ka preferuar te mos flase per taktika apo per formacionin qe do te hedhe ne fushen e lojes. Ranieri nuk mendon se Interi eshte jashte formes, duke hedhur poshte kete teori. "Kur luan kunder Juventusit, forma e lojtareve rritet vetvetiu. Nese ata kane aftesi, do ta nxjerrin ne pah, pasi jane kampione. Duam t'u prishim pune te gjitheve, e beme kete me Romen dhe shpresojme qe te perseritemi kunder Interit. Ne jemi te ndergjegjshem se mund te bejme mire. Gjate ketij viti kam zbuluar strukturen tone. Interi do te luaje per te fituar, ndaj do te jete nje ndeshje e hapur. Por ajo qe mund ta humbe kampionatin eshte vetem Interi. Shpresoj qe te mbetet nje ndeshje e pasigurt deri ne momentin e fundit. Ne duhet te bejme nje ndeshje me kujdes dhe cinizem, duhet te tregojme kujdes ndaj te gjitheve", u shprej trajneri i Juventusit. Ndonese bardhezinjte barazuan pa gola me Empolin pak dite me pare, Ranieri mendon se skuadra eshte ne formen e duhur per te perballuar nje ndeshje te nivelit te larte. "Ne jemi ne forme shume te mire. Lojtaret e Empolit ne fund te ndeshjes e kishin te veshtire te vraponin nga lodhja, ndersa ne kishim energji per te kerkuar me shume, ndonese nuk arrinim te gjenim te cara. A vlen kjo ndeshje sa i gjithe sezoni? I gjithe ky kampionat vlen sa nje sezon. Duhet ta mbyllim mire, ne menyre qe sezoni te cilesohet pozitiv", vijoi ai. Trajneri i Juventusit ndalet edhe te objektivi i skuadres, Liga e Kampioneve. "Champions eshte nje gje shume e bukur, por ajo qe vlen eshte edhe pak me shume fat qe te mundeson te arrish ne kete periudhe me te gjithe lojtaret ne forme. Ky eshte momenti vendimtar. Asnje skuader nuk mund te thote se luan per Ligen e Kampioneve, por provon ta arrije kete objektiv ...", u shpreh ai. Ranieri nuk pranon kritika per lojen e skuadres, ndonese pranon se ekipi mund te permiresohet me shume ne disa aspekte, ashtu sic kishte deklaruar nje dite me pare edhe sulmuesi Trezeguet. "Jam dakord nga nje aspekt, por kunder ne aspektin tjeter. Eshte e vertete qe ne disa rrethana nuk jemi te rrjedhshem ashtu sic na pelqen, por nuk duhet t'i pergjithesojme gjerat. Ne mbrojtje po luajme shume mire dhe kur ka ndeshje te hapura arrijme t'i interpretojme mire. Por ceshtja e lojes varet nga momenti. Barcelona e dy viteve me pare ishte skuadra me e bukur ne bote, por kete vit, me te njejtit lojtare nuk po ndodh e njejta gje. Lojtaret me kane thene se po argetohen me shume se dy vite me pare, kur skuadra ishte "e blinduar". Me duket se atehere kritikohej edhe Capello", perfundoi deklaraten e tij trajneri i Juventusit.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment