e premte, 21 mars 2008
Juve-Inter, "Derbi" per Aquilanin
Derbi i Italise midis Interit dhe Juventusit nuk do te luhet vetem ne fushen e lojes, por edhe ne merkaton e transferimeve. Ne nje moment kur te gjithe po presin perfundimin e sezonit dhe rezultatet e tij, njerezit e merkatos se transferimeve te Interit dhe Juves, po mendojne per perforcimin e skuadrave te tyre. Ne kampin e Juventusit po punohet ne pisten Diego. Drejtori sportiv i bardhezinjve, Alessio Secco ka udhetuar drejt Gjermanise per te biseduar me mesfushorin brazilian per t'i propozuar nje oferte te re ne nje kohe kur ne gare per te eshte edhe Real Madrid. Ne rast te nje deshtimi ne blerjen e Diegos, Juventus do te kthehet ne Itali per te studiuar rastin e mesfushorit te Romes, Alberto Aquilani. Per italianin Juventus mund te ofroje 20 milione euro, oferte kjo qe Roma nuk do ta refuzonte. Por edhe ne kete rast Juventus ka nje konkurrent. Nese per Diegon ne gare hyn Reali i Madridit ne rastin e Aquilanit ai qe mund t'i prishe pune torinezeve eshte Interi qe prej kohesh ka shprehur deshiren per te sjell ne Milano mesfushorin roman. Nje tjeter futbollist, per te cilin pritet nje duel Juve-Inter eshte braziliani Amantino Mancini. Mancini konsiderohet nga drejtuesit e Juventusit si pasuesi i Pavel Nedved, kontrata e te cilit skadon ne qershor te ketij viti. Nese Roma do ta pranoje ta shese brazilianin, kostoja e tij arrin deri ne 18-20 milione euro, shifer kjo e perballueshme nga klubi torinez, por edhe nga ai zikalter.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment