Cristiano Zanetti, futbollisti standard i Juventusit, do te jete large fushave te gjelberta rreth 25 dite, per shkak te nje lendimi ne muskulin e kembes se djathte. Me ate lendim Zanetti u ankua ne ndeshjen e fundit te gjiros se 27 te Serie A-se, ndeshje te cilen Zonja e Vjeter e fitoi me rezultatin 2-0 ne transferte me Genoa. Pervec Zanettit, ne gjiron e ardhshme, kur Juventusi do te perballet me Napolin, ne ekipin torinez do te mungojne edhe Nicola Legrottaglie, Jonathan Zebina dhe Mauro German Camoranesi, te cilet u ndeshkuan me kartona te verdhe gjate ndeshjes me Genoan.
Nuk ka komente:
Posto një koment