e shtunë, 15 mars 2008
Del Piero nuk dorezohet: Une besoj te vendi i dyte
Alessandro Del Piero nuk heq dore nga endrra e bardhezinjve per nje pozicionim me te mire ne klasifikimin e Serise A ne fundin e sezonit. Kapiteni i "Zonjes se Vjeter" tregon se ekipi vazhdon te jete kerkues ne 11 javet e fundit, pasi nuk e ka te sigurt pjesemarrjen ne Ligen e Kampioneve, ndonese eshte ne vendin e trete ne renditje. Sipas tij, kane mbetur shume ndeshje per t'u luajtur dhe te gjithe duhet te vazhdojne te ruajne te njejtin perqendrim. "Nuk jemi as shume te kenaqur dhe as shume te qete. Te kesh kater pike avantazh nuk do te thote te jesh ne nje pozicion te qete, per me teper kur kane mbetur edhe 11 ndeshje per t'u luajtur. Duhet te ekzistoje tensioni i duhur ne skuader. Duhet te bejme maksimumin qe ky kampionat te siguroje objektivat e rendesishme per sezonin e ardhshem dhe ky eshte momenti kur duhet te japim me shume. Te luash ne Ligen e Kampioneve dhe ne Kupen UEFA jane dy gjera te ndryshme, jo vetem per klubin, por edhe per prestigjin", u shpreh Del Piero. A do te cilesoje Juventusi nje sezon te suksesshem nese arrin ne vendin e katert? Ketu kapiteni tregon qarte ambiciet e tij dhe te skuadres, qe kerkom me shume se pozicionin e nderit. "Ky nuk eshte momenti per te bere bilancin, ne duhet te marrim maksimumin ne cdo ndeshje. Ky duhet te jete objektivi yne, pasi kualiteti i grupit ekziston. Une nuk firmos asnjehere per nje vend te caktuar ne renditje. Normalisht, nese nje jave para fundit do te flitet per vendin e katert apo te peste, une do te preferoja vendin e katert. Ne besojme te vendi i dyte. Ne 7 dite kemi humbur 8 pike ne te 9 te tilla, ndersa edhe Interi ka humbur 5 pike ndaj Romes. Edhe kjo do te thote te kerkosh maksimumin. Viti i ardhshem? Juventusi ka ruajtur gjithmone karakteristikat jetesor: grinte, vendosmeri dhe deshiren per te fituar. Une do te rifilloje nga keto baza. Me pas na duhet besimi ne aftesite tona, ndersa edhe nje fushate e mire blerjesh do te ndihmonte shume. Sigurisht qe na mungon dicka ne krahasim me kundershtaret, por shpresoj qe te jete nje distance e rikuperueshme gjate merkatos se veres", vijoi ai. Fjalet e fundit kane qene per Donadonin dhe Evropianin e ketij viti. "Per mua nuk eshte shqetesim, pasi pergjigjen qe ai kerkon do ta jap ne fushen e lojes. Gjithcka do te vendoset nga keto 11 ndeshje dhe rezultatet qe do te arrij une. Do te mendoj per te bere detyren, ndersa pjesa tjeter nuk eshte ne doren time", tha Del Piero.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment