Juventus nuk ka heq dore nga Frank Lampard. Sipas te perditshmes "The Sun", mesohet se drejtuesit bardhezinj kane ndermend te rikthehen ne bisedime per mesfushorin e Chelsea per te bere nje oferte te re ne drejtim te tij. Gjithnje sipas kesaj te perditshmeje, te gjitha keto bisedime jane te lidhura me rinovimin e kontrates se futbollistit te perfaqesueser angleze me klubin e tij. Lampard ka nje kontrate me Blute e Londres edhe per 14 muaj dhe nese deri ne perfundim te saj nuk eshte arritur ne nje marreveshje per rinovim, atehere Lampard do te largohej nga klubi per vleren e vetem 9 milione euro, shifer kjo e perballueshme nga Juventus. Juventusi i ka shanset e saj per te arritur te Lampard. Bardhezinjte mund te besojne tek tekniku Ranieri, pasi ishte ky i fundit qe e solli ne Stemford Bridge mesfushorin ne vitin 2001 nga West Ham dhe mund te ndikoje ne sjelljen e tij edhe ne Torino.
Nuk ka komente:
Posto një koment