e mërkurë, 26 mars 2008
Ranieri krenar me Juven
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, eshte i kenaqur prej perparimit te ekipit te tij por megjithate therret fansat qe te kene durim. Zonja e Vjeter eshte shume afer te siguroje vend ne Ligen e Kampioneve vitin e ardhshem dhe morali i ekipit eshte ne nje nivel te larte pas fitores se liderit momental Interit. Edhe perkunder suksesit qe po e tregon ekipi i tij, Ranieri ishte nenshtruar kritikave dhe spekulimeve se ai do ta leshoje klubin ne fund te sezonit. Megjithate trajneri qendron i qete dhe krenare ne ate se ekipi i tij cka arriti ne kete sezone. "Ndeshja te shtunen i tregoi te gjitheve kush eshte Juventusi dhe se ne nuk kerkojme arsye per futboll te shemtuar. - tha Ranieri. Edhe ne kemi gabime por punojme ne ate qe t'i permiresojme. Kete sezone ndjehesha sikur te ndertoje nje shtepi prej themelit dhe duhet te them se shkelqyeshem perparon. Tash duhet te punojme ne mbajtjen e moralit dhe hijes se fitoreve ne ekipe. Kete te diele ndeshemi me Parmen, qe do te jete ndeshje e rende, dhe pas saj do te luajme me Palermon. Keto nuk jane ndeshje te lehta mirepo fitorja ndaj Interit na dha entuziazem te ri ne ekipe. Ekipi shume eshte ndertuar vetvetiu ne rrjedhe te sezonit dhe une besoj tek ata. Ne duhet shpesh te japin 110% per te ardhur deri te fitorja per dallim nga ekipet tjera te medha te cilet mund kete ta bejne me mund me te vogel. E gjithe rrotullohen rreth asaj se sa do te mundoheni. I therras fansat qe te kene durim dhe ta ndjekin perparimin tone dhe lojen ne fundin e sezonit". - mbaroi Ranieri.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment