e martë, 18 mars 2008

Juve fillon bisedimet me Diegon

Liga e Kampioneve eshte shume afer ekipit te Juventusit, dhe per ate shkak Zonja e Vjeter mendon per perforcime te klasit boteror, ndersa Diego eshte nje prioritet. Me tete pike large ekipit te renditur ne vendin e peste, Juve sigurisht haperon ne garat elite te Championsit. Ne qofte se Zonja e Vjeter deshiron te garoje ne nje nivel te larte, do te duhet te forcohet me disa lojtare te klasit boteror. Drejtori Sportiv Alessio Secco, mbreme ka pasur takim me yllin brazilian te Werder Bremenit, Diegon dhe babain e tij dhe biseduan rreth transferimit te mundshem te lojtarit ne Torino. Lajmet bejne te ditur se Juve eshte gati te paguaje rreth 12 milione sterlina mirepo gjermanet e vleresojne dicka me shume se 20 milione sterlina. Por nese Diego shpreh nje deshire te flakte per largim, Werder do te duhet ta ulin cmimin. Mbreme mediat theksuan se Real Madrid veq se i ka paraqitur kerkesat personale te Diegos dhe jane ne pozicion te pare per nenshkrimin e brazilianit, por tash edhe Juventusi eshte ne nivel te njejte me klubin mbreteror.

Nuk ka komente: