e shtunë, 29 mars 2008

Ranieri: Dua te pataqitemi sikur kunder Interit

Claudio Ranieri behet gati te perballet me klubin e tij te dikurshem Parman dhe deshiron qe lojtaret te luajne sikur kur luajten kunder Interit. "Ne luajtem nje ndeshje fantastike ne San Siro dhe duhet te vazhdojme te luajm keshtu neqofte se duam te fitojme rezultate". - pohoi Ranieri. Nuk eshte e rendesishme kunder cilit ekip luajme sepse te gjithe sjellin nga tre pike. I paralajmerova djemte e mi te kene kujdes sepse Parma nuk e meriton te jete aq poshte ne renditjen tabelare. Kishim veshtiresi kur u perballem ne pjesen e pare te sezonit. Shpresoj se Hector Cuper do ta mbaje ekipin ne forme te shkelqyer. Dhe sa do qe te dihet un isha i lumtur ne Parma. Sa i perket Juves, ne duhet te vazhdojme te fitojme dhe te mos kujdesemi per ate se cfare do te bejne ekipet tjera. Juventus momentalisht jane ne vendin e trete me 5 pike diference ndaj Fiorentines, e cila gjendet ne vendin e katert dhe 6 pike pas Romes e cila pozicionohet ne vendin e dyte.

Nuk ka komente: