e shtunë, 29 mars 2008

Elkann deshiron qe Alex te jete pjese e Azzurreve

Kryesuesi i Juventusit, John Elkann nuk mund te kuptoje pse Alessandro Del Piero ishte larguar nga perzgjedhesi Donadoni. "Alex po luan ne forme te shkelqyer, lirisht mund te them se luan aq mire sikur kur kishte 20 vjec. - tha Elkann. Ne momentin ai eshte ne forme te shkelqyer. Nuk njihem personalisht me Donadonin, por edhe nese nuk e therret Del Pieron ne Euro 2008 do te shpresoj se Italia do te kaloje mire. Ne qofte se une do ta zgjedhja ekipin sigurisht qe do ta merrja ne Euro 2008. Ai ka pervoje te madhe. Ndjej se ndonjeher federata kryen presion per disa lojtare a per te tjeret jo. Elkann foli edhe per derbin e javes se kaluar te Italise dhe asesi nuk u perpoq ta fshehe gezimin nga fitorja. Ndoshta reagimi nuk do te jete i pershtatshem, por argetohesha ne cdo moment te ndeshjes. Me vjen keq per z.Morattin i cili eshte njeri i mire. Sipas meje derbi i drejte eshte kur luajme kunder Interit dhe Milanit, dhe per ate fitorja ne San Siro gjithmone eshte e mireseardhur. Flas si adhurues dhe jam krenar qe ekipi im fitoi. Ndonjehere nuk kam pare performanca te tilla. Nuk do te flas per Interin. Do t'i shoh vetem rezultatet, fituam ne Milano dhe luajtem barazi ne Torino".

Nuk ka komente: