e premte, 14 mars 2008
Andrade do të mungojë në Euro-2008
Futbollisti i kombëtares së Portugalisë, Jorge Manuel Almeida Gomez de Andrade ka operuar gjurin e majtë në spitalin e Lisbonës dhe për këtë shkak do të mungojë në Kampionatin e ardhshëm evropian. Mjekët portugezë nuk kanë thënë saktësisht se sa do të zgjasë shërimi i lëndimit të futbollistit 29-vjeçar të Juventusit, por është më se e sigurt se ai do të mungojë në Euro-2008 që mbahet gjatë kësaj vere në Austri dhe Zvicër. Andrade vitin e kaluar kaloi në Juventus nga Deportivo La Corunha, por në fanellën bardhezi ka luajtur vetëm në pesë ndeshje. Për kombëtaren e Portugalisë ka luajtur në Kampionatin botëror në Japoni dhe Korenë e Jugut si dhe në Kampionatin evropian në Portugali në vitin 2002. Ndërkohë në Kampionatin botëror në Gjermani në vitin 2006 mungojë po ashtu për shkak të lëndimit të gjurit.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment