e mërkurë, 26 mars 2008

Edhe nje sezone per Pavel Nedved

Pavel Nedved se shpejti do te duhet te filloje bisedimet per vazhdimin e qendrimit ne Torino per edhe nje sezone. Shumica pritnin pas mbarimit te sezonit Nedved te largohen nga futbolli aktive, por raportet nga Italia theksojne se mundesia per te marre pjese ne Champions e ka detyruar Nedvedin qe te nderroje mendjen. Nedved me fanellen e Juventusit ka te luajtur me shume se 200 ndeshje qe kur ka arritur ne vitin 2001 nga radhet e Lazios. Edhe pse kishte probleme te vogela me disciplinen, Nedved ngelet pjese e planeve te trajnerit Ranierim dhe pikerisht ai eshte iniciatori per bisedime te reja. La Gazzetta dello Sport zbulon se Nedved eshte i gatshem te pranoje edhe zvogelimin e pages, dicka qe e beri edhe Paolo Maldini me Milan. Drejtoret e Juves pritet te ulen ne tavoline bisedimesh me agjentin Mino Raiola ne rrjedhe te muajit te ardhshem.

Nuk ka komente: