e mërkurë, 5 mars 2008
Flamini i thote JO Juventusit
Mesfushori i Arsenalit, Mathieu Flamini i ka thene Juventusit se ai nuk ka synim te nenshkruaje me klubin italian, pasi deshiron te mbetet lideri i Premierliges. Francezi pati nje paraqitje mjaft bindese dhe ishte nder lojtaret me te mire ne fitoren e djeshme te Liges se Kampioneve ne San Siro ndaj Milanit, qe perfundoi 2-0 ne favor te Arsenalit. Kontrata e Flaminit skadon gjate veres dhe ka pasur spekulime se Juventus mund te beje nje oferte. "Juventus? Jam shume i lumtur qe jam ne Arsenal dhe jam krenar qe jam pjesetar i ekipit te pare anglez qe fiton ne San Siro", ka thene francezi, i cili pas fitores se djeshme ka zbuluar se nuk ka plane te kaloke tek bardhezinjte. Juventus e ka bere te qarte se nenshkrimi i nje mesfushori te qendres do te jete prioritet kryesor gjate veres. Ne listen e mesfushoreve tjere qe jane te lidhur me nje kalim tek gjiganti italian jane edhe Frank Lampard, Marcos Senna, Gilberto Silva dhe dyshja e Bundesliges, Diego dhe Rafael Van der Vaart.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment