e hënë, 24 mars 2008
Del Piero ende shpreson ne Euro 2008
Alessandro Del Piero ende shpreson se do te jete i thirrur te luaje ne Euro 2008 edhe pse nuk ishte i thirrur nga ana e trajnerit te reprezentacionit te Italise, Roberto Donadoni. Del Piero luan ne forme te shkelqyer per Juventus ne muajt e fundit dhe ate e tregoi ne ndeshjen kunder Interit te shtunen. Mirepo Donadoni edhe njehere e largoi nga ekipi i Italise e cila te merkuren do te luaje ndeshje miqesore kunder Spanjes. Del Piero nuk ishte thirrur te jete pjese e reprezentacionit te Italise qysh ne ndeshjen kunder Ukraines e cila eshte luajtur para gjashte muajve. "Ende eshte heret per Euro 2008" - theksoi me buzeqeshje Del Piero. "Por kuptohet qe shpresoj se do te jeme i thirrur per ndonje ndeshje". Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thote se nuk mund t'i kuptoje shkaqet se per cfare arsye Del Piero nuk eshte pjese e kombetares. " Loja e tij ne kampionatin italian eshte e shkelqyerdhe shume trajnere e pranojne kete gje". - shtoi Ranieri. "Me te vertete nuk mund t'i kuptoje qellimet e Donadonit".
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment