e hënë, 30 qershor 2008

Galatasaray deshirion David Trezeguet per Arda Turan

Skuadra turke Galatasaray eshte e gatshme t'ia shese lojtarin Arda Turan Juventusit vetem nese Claudio Ranieri eshte i gatshem qe ne nderrim te lojtarit senzacionist me te talentuar te Euro 2008 t'ia jape sulmuesin David Trezeguet. Turqit duan qe mire te perfitojne nga fama e Turan ne Euro 2008 dhe nuk kane ndermend lehte dhe per nje shume simbolike ta lirojne ne momentin lojtarin me te talentuar te Turqise. Deri me tani Claudio Ranieri dhe mediat italiane nuk kane theksuar se ky opsion a eshte i pranueshem per skuadren e Juventusit. Per Arda Turan interesohen edhe Newcastle dhe Milan.

Tifoze kunder: Iaquinta te qendroje

Tifozet e flakte te Juventusit kane pohuar se do te jete gabim i madh per klubin ne qofte se lejohet largimi i sulmuesit italian nga klubi. Ata mendojne se Iaquinta edhe per shkak te minutave te pakta te shfaqura ne fushe, ka qene shtylla e rezultateve pozitive te Juventusit sezonin e shkuar. Iaquinta eshte lojtare i vyeshem per klubin. Ai na ka ndihmuar teper dhe do te ishte mekat i madh ne qofte se vihet ne listen e transferimeve. Claudio Ranieri ka qene teper i kenaqur nga paraqitja e sulmuesit. Ai e ka pasur te veshtire te gjeje nje vend titullari ne radhet e Juves pasiqe forma e shkelqyer e Del Pieros dhe Trezeguet, ka bere qe te jete sulmuesi i trete i Ranierit. Tifozet e faleminderojne Iaquinten per gjithe mundin qe ka dhene per klubin bardhezi dhe japin ultimatum deri tek drejtuesit e klubit se ne qofte se do te largohet nga klubi, atehere do te protestojne per gjestin jo te pelqyer te drejtuesve te klubit. Tifozet shprehin kenaqesine e tyre qe ne klub gjenden sulmuesit me te mire te Serie A. Del Piero, Trezeguet, Iaquinta dhe Amauri do te mundohen qe secili prej tyre te siguroje nje vend titullari ne Juventus per sezonin e ardhshem.

Juventus pergatit oferte te re per Aquilanin

Skuadra e Juventusit pergatit oferte te re per sherbimet e lojtarit mesfushor te Romes, Alberto Aquilani. Aquilani nje kohe te gjate eshe vene ne shenjestren e Juventusit dhe ende jonenshkrimi i kontrates se re iu jep shprese bardhezinjve se mund ta kompletojne transferimin. Tuttosport thekson se administratori gjeneral i Zonjes, Jean-Claude Blanc tashme ka bere marreveshje per kushtet personale me babain e Aquilanit i cili gjithashtu eshte edhe agjenti i tij. Blanc pas saj ka biseduar ne telefon me presidenten e Romes, Rosella Sensi per qellimin e tyre, por nuk mori guximin nga drejtori i keshillit ekzekutues te Romes. Juventus edhe me tej do te beje presion permbi Romen per tu larguar nga sherbimet e Aquilanit, ndersa Zonja e Vjeter se shpejti do te pergatise edhe oferten e re.

Knezevic: U bashkangjita ne klubin me te madh

Ish-mbrojtesi i Livornos, Dario Knezevic sot zyrtarisht eshte prezantuar si lojtar i ri i Juventusit, dhe thote se deshira per te luajtur ne klub te madh ka pasur ndikim me te madh per vendimin e tij. Dario Knezevic eshte preforcimi i dyte i mbrojtjes te Ranierit qe kur me pare ka qene e arritur edhe marreveshja me suedezin Mellberg. Pas shume mediave spekuluese dhe pak problemeve Knezevic kaloi ne radhet e Zonjes se Vjeter. "I bashkangjitem klubit me te madh". - tha Knezevic ne prezentimin e tij. "Gjithmone kisha deshire te luaje perkrah Del Pieros dhe Trezeguet". "Per cdo dite do te mesoj dicka te re neper pregatitjet". Knezevic ne momentin eshte duke e rekuperuar lendimin te cilen e shkaktoi ne gjiron e fundit dhe drejtuesit e Juves presin qe ai t'i bashkangjitet lojtareve tjere dikur nga mbarimi i muajit korrik. Skuadra e Torinos ishte afer angazhimit te tij, mirepo vendosi te kaloje ne Juventus sepse enderronte te luaje per nje klub te madh. "E respektoj skuadren e Torinos, por qe ne femijeri enderroja te luaj per klub te madh. Juventus eshte me i madhi nga te gjithe dhe ne disa dite te fundit pergjithesisht nuk dyshoja ne zgjedhjen time". "Jam i vetedishem se ne Juventus ka shume mbrojtes kualitative por kompetenca nuk me frikeson. E di se do te mesoj shume dhe gjasa per kete do te kem ne cdo ushtrim". "Ne vitet e fundit luaja ne secilin pozicion te mbrojtjes mirepo me teper me pershtatet pjesa qendrore".

Milito transferimi i ardhshëm i Juventusit?

Milito është i sigurt se do të largohet nga klubi spanjoll gjatë kësaj vere, për shkak të zbritjes së Zaragozës në divizionin e dytë të Spanjës, dhe këtë e ka pohuar edhe agjenti. “Diego mund të kalojë si huazim. Zaragoza është në divizionin e dytë, dhe nuk mund të lejojë vetes një luks, që të ketë në radhët e veta një lojtar si Diego. Një agjent i UEFA-së, më ka thënë se Roma është duke u interesuar për shërbimet e sulmuesit, por drejtori i tyre, Daniele Prane, e ka mohuar atë”, ka thënë agjenti i lojtarit. “Juventus ka shanse të mira ta angazhojë atë, dhe nëse jepet mundësia që të kthehet në Itali, ai këtë do ta bëjë me shumë kënaqësi”, ka shtuar agjenti. Argjentinasi që nga viti 2003 deri në 2005-tën mbrojti ngjyrat e Genoas dhe në 59 ndeshje shënoi 33 gola.

Zyrtare: Knezevic bardhezi

Dario Knezevic lojtari kroat i radheve te Livornos, tashme skuader e renditur ne ligen e dyte te Italise (Serie B). Ai ne Juventus ka arritur sot ne oret e hershme te mengjesit ku edhe ka kryer konrollimet mjeksore ne qendren Vinovo te Torinos ne kliniken La Formaca. Lojtari ishte pjese e kroateve ne turneun e Euro 2008, duke luajtur dy ndeshje per shkak te demtimit qe kishte ne kembe. 26-vjecari do te luaje ne Juventus ne forme huazimi per sezonin e ardhshem. Kartoni i tij Juventusit i kushtoi 700 000 euro, me mundesi qe pas mbarimit te huazimit te bleje konkraten e lotjarit perfundimisht. Ne Juventus do te perfitoje rreth 1.2 milione euro per nje sezone te kaluar. Prezantimin lojtari do ta kete ne oren 15 ne Vinovo te Torinos.

15 milione euro dhe Tiago per Miguel Veloso

Mediat portugeze theksojne se skuadra e Juventusit pergatit oferte per sherbimet e Miguel Velosos. Lojtari i Sporting Lisabon, Veloso eshte shenjester e disa klubeve te medha qe kur pohoi se deshiron te largohet nga Portugalia. A Bola thote se skuarda e Juventusit eshte e fundit qe eshte futur ne sulm per nenshkrimin e lojtarit dhe se shpejti do te dergoje oferte tek Sporting Lisabon. Zonja e Vjeter deshiron ta forcoje mesin e fushes ne skuader dhe tashme ka disa opsione ne listen e transferimeve, ne mesin e te cileve eshte edhe Veloso. Gazeta thote se Juventus do te dergoje oferte prej 15 milione euro si dhe sherbimet e Tiagos. Pritet qe agjenti i Velosos, Pablo Barbosa te arrije ne Itali dhe te filloje bisedime me dy ekipet gjigante, Juventus dhe Milan.

Juve e "vjedh" Knezevicin në minutën e fundit

Sipas La Stampa, Juventus ka arritur një marrëveshje për nënshkrimin me mbrojtësin e Livornos, Dario Knezevic. Kroati ka impresionuar me Livornon që nga transferimi prej NK Rijekas në vitin 2006, ndërsa pas kalimit të skuadrës së tij në Serie B, ai ka qenë në qendër të një lufte të rivalëve nga qyteti i Torinos, skuadrës së Juventusit dhe skuadrës së Torinos. Granata kishte njoftuar se ka arritur një parakontratë me 26-vjeçarin, mirëpo, siç duket Zonja e Vjetër ia ka kidnapuar transferimin në minutën e fundit.

e diel, 29 qershor 2008

Lahm, Schweinsteiger, Alonso gati bardhezinj


John Elkann, zv. presidenti i kompanise Fiat, ka udhetuar per ne Vjene per te menduar Juventusin e tij per sezonin e ardhshem. Pa dyshim se ndeshja e mbremjes ndermjet Gjermanise dhe Spanjes ishte nje ndeshje tejet emocionuese, ku Spanja shenoi fitore minimale me rezultatin 1-0, me golin e vetem te shenuar nga Fernando Torres ne minuten e 23. John Elkann pervec spektaklit ne fushe, percjellte se bashku me bashkeshorten e tij edhe tre lojtare finaliste. I pari eshte spanjolli Xabi Alonso, i cili qe nga ditet e para te javes se ardhshme do te prezantohet si nje lojtare i ri i Juventusit. Pas ketij vjen dyshja bavareze-gjermane, ajo ndermjet Philipp Lahm si dhe Bastian Schweinsteiger. Lahm ishte ai i cili ia dha fitoren Spanjes, ngaqe gabimi i tij shkaktoi humbjen e titullit Gjermanise ne ndeshjen e sontme. Claudio Ranieri ka kerkuar nga drejtuesit bardhezinj qe te bindin bavarezet per t'i shitur yjet e skuadres, Bastian Schweinsteiger dhe Philipp Lahm. Me keta tre lojtare Ranieri pohon se do te permbush standardin e skuadres, dhe beson se sezoni i ardhshem mund te sjelle ndonje trofe ne Torinon e Juventusit.

Juventus interesohet per Banega

Skuadra e Juventusit interesohet per sherbimet e lojtarit mesfushor te Valencias, Ever Banegas. I riu argjentinas arriti ne radhet e Valencias ne janar por nuk eshte pjese e planeve te trajnerit te ri Unai Emery. Valencia tashme ka rene ne kontakt me disa skuadra te Spanjes dhe eshte pyetur rreth mundesise ta japin Banegan ne huazim nje vjecar. Mirepo Zonja e Vjeter eshte e gatshme ta bleje Banegan dhe se shpejti do te beje oferte konkrete tek drejtuesit e Valencias. Juve per sherbimet e argjentinasit ishte e interesuar qysh kur ai luante per Boca Juniors, ndersa trajneri Ranieri tek ai sheh zevendesim ideal per Xabi Alonson ne qofte se transferi i shumepritur deshton.

e shtunë, 28 qershor 2008

Flavio Roma: Do te jem rezerv i Buffonit

Portieri i Monacos, Flavio Roma pranon se mendon per te pranuar rolin e rezervistit vetem e vetem per tu transferuar ne Juventus. "Degjova zerat se Juventus interesohet per mua", - tha Roma per Tuttosport. "Nga ajo qe di une, Juve dhe Monaco kane biseduar por nuk di a jane bisedimet zyrtare, sepse as nje klub nuk me ka informuar asgje mua". "Te themi se do te duhet ta pranoje rolin e rezervistit, por ajo do te jete epersi per mua pasi qe para meje eshte Gigi". "Mund pa kurrfare dyshimi te them se ai eshte portieri me i mire ne bote". "Situata me shtyn qe te mendoje mire. Nga njera ane ideja per ta veshur fanellen e Juves dhe te luaj ne Ligen e Kampioneve eshte e mire, por nga ana tjeter kur do te jem tere sezonin ne pankine, ngadale po paramendoj". "Por momentalisht ideja per te kaluar ne Torino me ploteson".

Juve ndjek Schweinsteiger ne Viene

Drejtuesit e klubit te Juventusit do te udhetojne te dielen ne Viene per te ndjekur finalen e Euro 2008. Ata pervec ndeshjes do te mundohen te bindin dyshen kundershtare te finales, Xabi Alonson si dhe Bastian Schweinsteiger per tu transferuar tek bardhezinjte. Xabi Alonso edhe zyrtarisht te marten do te prezantohet lotjari i ri i Zonjes se Vjeter. Mirepo drejtuesit e Juves do te mundohen deri ne maksimum ta bindin gjermanin Bastian Schwinsteiger qe te transferohet ne Torinon e Juventusit. Juventus eshte i gatshem te derdhe ne arkat e lojtarit nje shume rreth 20 milione euro, mirepo eshte i hapur opsioni qe Juventus te ofroje portugezin Tiago si dhe 7 milione euro per lojtarin, qe ai te kaloje ne radhet e tyre.

Merkato e Juventusit: Tifozet fitojne Jo-ne per Stankovic. Aquilani ne Juventus per 12 milion si dhe Iaquinta. Xabi Alonso te marten vizitat mjeksore

Lajmi me i ri qe vjen nga Italia thote se Juventus nuk do te mund te marre ne radhet e tyre serbin e Interit Dejan Stankovic. Ky transfer nuk do te realizohet per shkak te deshires se tifozeve juventine, te cilet nuk donin qe serbi zikalter te transferohet ne Juventus. Lajmi tjeter ben te ditur se pista Aquilani eshte ne perfundim e siper. Ai do te transferohet ne Juventus per nje shume prej 12 milione euro, si dhe kartoni i sulmuesit italian Vincenzo Iaquinta. Aquilani mund te largohet nga Roma per 24 milione euro, mirepo oferta e Juventusit patjeter se do te jete e pranuar ngaqe Roma eshte ne kerkim te nje sulmuesi, dhe Juventus deshiron qe te shfrytezoje edhe kartonin e lotjarit ne pisten Aquilani. Lajmi tjeter ben te ditur se Xabi Alonso te marten do te kryeje kontrollat mjeksore ne qendren Vinovo te Torinos, ne kliniken La Formaca. Ai do te transferohet ne Juventus per 18 milione euro dhe do te nenshkruaje kontrate 4 vjecare me klubin bardhezi.

Blanc: Kemi per te shpenzuar edhe 65 milione euro!

Administratori i deleguar i Juventusit, Jean-Claude Blanc, ka pohuar se Juventus do te shpenzoje ne kete merkato verore edhe 65 milione euro. Ne deri me tani kemi shpenzuar nje shume te larte te hollash, duke cekur transferimin e brazilianit Amauri per nje shifer prej 22.5 milione euro, 3.5 milione euro gjithashtu per kartonin bashkepronas te mbrojtesit De Ceglie si dhe afer 1 milione euro per te riun Albin Ekdal. Dmth 27 milione euro totalisht ka shpenzuar deri me tani klubi bardhezi per te perforcuar radhet e tyre. Duhet cekur edhe ardhjen me kosto zero te suedezit Olof Mellberg, si dhe rikthimin e Sebastian Giovincos dhe Claudio Marchisios. Por Zonja nuk ndalet ketu. Edhe pse jemi ne nje periudhe te zheget verore, merkato juventine punon pa nderprere. Blanc ka spjeguar qarte se Juventusi do te kete nje periudhe te gjate merkatoje. 65 milione?! A thua chfare do te behet me keto shifra. Pa dyshim se Juventusi do te perfitoje edhe nga shitja e lojtareve. Tiago dhe Almiron? Te dy lotjaret padyshim se do te jene ne shitje, dhe kartoni i tyre arrine shifrat e 20 milionave. Raffaele Palladino do te jete ne bashkepronesi me Genoan. Juventus nga kjo bashkepronesi e Palladinos do te perfitoje 6 milione euro. Shume i sigurte shihet edhe largimi i Iaquintas. Ai, sic thone mediat italiane do te transferohet ne ekipin e Romas, per nje shifer prej afro 13 milione euro. Situate e njejte e pret edhe mbrojtesin Jonathan Zebina, i cili do te largohet nga klubi bardhezi per nje shifer jo me pak se 6 milione euro. Keshtu qe me shitjen e ketyre lojtareve Juventusi do te perfitoje 45 milione euro te plota, te cilat do t'i shpenzoje per perforcime ne skuader. 20 milione euro do te shpenzohen nga vete te ardhurat e skuadres qe barazon shifrat me 65 milione euro. 65 milione euro?! Shume qe per nje skuader si Juventusi padyshim se eshte e mjaftueshme per te perforcuar repartin e skuadres. Objektivi i pare padyshim se eshte braziliani Diego Ribas da Cunha i radheve te Werder Bremen. Kartoni i tij nuk qendron me teper se 25 milione euro. Ai ka shprehur deshiren e tij per te luajtur ne klubin bardhezi te Juventusit, pasi qe eshte nje skuader me nje histori te gjate si dhe me miliona tifoze ne bote. Objektivi i dyte eshte Xabi Alonso, i cili duket se do te transferohet ne Torino per nje shifer prej 18 milione euro. Gjithcka ne lidhje me Alonson do te percaktohet gjate fillimit te javes se ardhshme, ku Alonso do te kthehet ne Spanje pas finales se Euro 2008. Edhe Bastian Schweinsteiger eshte vene ne shenjestren e Juventusit. Bayern Munchen kerkon per lojtarin e tyre gjerman 20 milione euro, mirepo Juventusi mund qe ta bleje per nje shifer me te ulet se 20 milione euro, pasi qe lojtarit kontrata me Bayern Munchen i skadon vitin e ardhshem. Keshtu qe Bastian mund te transferohet ne Juventus per 17 milione euro. 5 milione euro do te mundohemi te blejme ndonje mbrojtes qendror, sic eshte Cristian Zapata i radheve te Udineses. Blanc ka thene per Juventus Channel se do te beje cmos, vetem e vetem qe Juventusi te behet fuqi europiane, pse edhe boterore e futbollit universal.

Diego: Juve dhe Inter janë skuadra ideale

Mesfushori i Werder Bremenit, Diego, e ka shfaqur dëshirën e tij për të luajtur me Juventusin, mirëpo ai ka pranuar se nuk do t’i pengonte nëse transferohej edhe tek Inter, pasi që qëllimi i tij është të ndërrojë ambient. “Juventusi dhe Interi kanë diskutuar me klubin tim dhe asgjë nuk ndodhi, dhe nuk është diskutuar aspak për para. Mua më pëlqen shumë Juventusi se është një skuadër e madhe, me një traditë të pasur dhe me miliona tifozë”. “Interi po ashtu do të ishte një skuadër ideale për mua, sepse atje është një grup lojtarësh nga më të mirët në botë”. “Sa i përket të ardhmes sime, do të shohim se çka do të ndodhë. Për momentin jam lojtar i Werder Bremenit dhe gjithçka po shkon mirë këtu”, ka thënë braziliani për “Il Corriere Dello Sport”.

e premte, 27 qershor 2008

Itali apo Brazil per juventinin Amauri

Carvalho de Oliveira Amauri, lojtari i ri i ekipit te Juventusit, eshte ne dyshim per te ardhmen e tij si lojtar i kombetares. Ai se shpejti duhet te marre pasaporten italiane dhe sipas ligjit europian, mund te luaje per kombetaren italiane edhe pse ka prejardhjen nga Brazili. Amauri eshte brazilian, mirepo ka shtate vite qe luan ne Itali dhe eshte ne pritje te pasaportes italiane. Ai mund te luaje per azzurret sepse ende nuk ka luajtur ndeshje per kobetaren e Brazilit. Amauri deshiron Brazilin, mirepo gjasat e tij me te shumta jane ne kombetaren Italiane. Ai nuk e ka zgjatur shume kete ceshtje, dhe ka thene se ne lidhje me pasaporten italiane tashme eshte gjithcka e kryer.

Juve ofron para dhe Tiagon për Schweinsteiger

Sipas “Corriere dello Sport”, Juventus ka vendosur t’i ofrojë para dhe Tiago Mendesin, Bayern Munichut, me qëllim që në radhët e veta ta merr mesfushorin gjerman, Bastian Schweinsteiger. Bianconerët janë në tentativa të vazhdueshme për ta gjetur një mesfushor klasi për sezonin e ardhshëm, ndërsa pas protestës të tifozëve juventinë kundër blerjes së Dejan Stankovicit, Zonja e Vjetër i ka orientuar fuqitë drejt mesfushorit të Bayernit, falë formës së tij të shkëlqyer në Kampionatin Evropian. 23-vjeçari ka kaluar një sezon nën hijen e Franck Ribery, mirëpo loja e tij në Euro 2008 u ka lënë përshtypje të gjitha skuadrave të mëdha, të cilat tanimë i kanë përgatitur ofertat për transferimin e tij.

e enjte, 26 qershor 2008

Zyrtare: Chiellini nenshkruan kontrate deri ne vitin 2013 me Juventusin

Lojtari me i merituar i Zonjes se Vjeter sezonin e shkuar, italiani Giorgio Chiellini, sot ne qendren Vinovo te Torinos ka bere rinovimin e kontrates se tij me klubin bardhezi deri ne vitin 2013. Paraqitjet e shkelqyera te Chiellinit, kane shtyre drejtuesit e klubit qe te bejne rinovimin e kontrates. Giorgio Chiellini ka qene lojtari me i mir i kombetares se Italise qe mori pjese ne turneun europian Euro 2008. Ka qene shtylle e mbrojtjes se azzurreve, duke treguar zemren per mos humbje ne fushe. Ai ka qene tejet i lumtur qe Juventusi pikerisht i ofroi te vazhdoje kontraten. Ai ceku edhe objektivin e tij duke thene se objektiv i tij i vetem eshte shiriti i kapitenit te Juventusit, si dhe titujt e fituar. Chiellini ne Juventus do te perfitoje page vjetore prej 2 milione euro.

Zyrtare: Sebastian Giovinco kthehet ne Juventus

Super ylli tinejxher, Sebastian Giovinco definitivisht qe nga dita e sotme eshte lojtare i Juventusit. Ai sot ka mberritur ne Vinovo te Torinos ku pritet qe te prezantohet si lojtare me i ri i Zonjes se Vjeter. Ai sezonin e shkuar ka luajtur i huazuar ne radhet e Empolit, ku ka luajtur plote 35 ndeshje dhe ka shenuar 6 gola. Ka qene shtylla kryesore e ekipit Toskan, mirepo nuk mundi qe te shpetoje klubin per te mbijetuar ne evenimentin me te larte futbollistik. Ai do te zevendesoje veteranin legjendar Pavel Nedved, per te cilin si duket ky sezon i ardhshem do te jete edhe perfundimi i karrieres se tij profesioniste. Pas Sebastian Giovincos, Juventusi ka rikthyer edhe talentin Davide Lanzafame nga radhet e Barit, ekip i ndeshur ne Serie B. Ai eshte rikthyer ne Juventus pas nje sezoni te shkelqyer me Barin, duke shenuar plote 10 gola. Edhe nje tjeter pune kane kryer drejtuesit e Zonjes, duke e shitur portierin e tyre qe mbrojti ngjyrat e Sampdorias Antonio Mirante, pikerisht ne klubin nga Genoa.

e mërkurë, 25 qershor 2008

Arda Turan do te luaje ne Itali

Lojtari turk i radheve te Galatasaray, i cili po shkelqen ne terneun aktual te Euro 2008, ka pohuar se sezonin e ardhshem do te mbroje ngjyrat e ndonje ekipi italian. Ai padyshim se eshte njeri nder lojtaret me impresionist te Euro 2008, dhe paraqitjet e tij te shkelqyeshme kane vene ne shenjester klube te ndryshme europiane. Mirepo me konkrete jane ofertat e ekipeve qe vijna nga Gadishulli Apenin. Juventus dhe Milan jane te interesuar per Arda Turan, mirepo ka edhe shume ekipe tjera qe jane ne interesim te lojtarit. Agjenti i lotjarit eshte i sigurt se lojtari sezonin e ardhshem do te luaje ne Calcion italiane. Ai ka pohuar se Juventus eshte ne avantazh nga rivali i tij Milan, per shkak se ata ofrojne Sergio Bernardo Almiron per te cilin Galatasaray jane te interesuar per ta sjelle ne radhet e tyre si dhe nje shume te hollash prej 4 milione sterlina. Mirepo Juventus do te mund qe ne vend te 4 milione sterlinave, te ofroje mbrojtesin e tyre, francezin Jonathan Zebina.

Inter nënshkruan me Del Pieron!

Është e vërtetë! Inter Milan është shumë afër nënshkrimit me Del Pieron, mirëpo jo me legjendën e Juves, Alessandro Del Piero, por me të riun nga Treviso, Jago Del Piero. Sipas mediave italiane, Interi është shumë afër nënshkrimit me talentin e ri të Trevisos, Jago Del Piero, i cili konsiderohet si një sulmues i shkëlqyeshëm nga të rinjtë, dhe që ka dy pasaporta, atë braziliane dhe atë italiane. Zikaltrit shpresojnë se në vitet e ardhsme Del Piero do të jetë njëri nga lojtarët kyç të Nerazzurëve. Mediat vazhdimisht kanë spekuluar për një lidhje të mundshme të Interit me legjendën e Juves, duke pasur parasysh mbiemrin e ngjashëm të tyre. Si do që të jetë, ndoshta Inter ka dëshirë ta ketë një emër të tillë të madh në skuadër, përderisa nuk mund ta ketë ikonën.

Juventus kerkon kroatin Pranjic

Drejtuesit e Juventusit kane shprehur nje interesim serioz per reprezentuesin kroat Danijel Pranjic, pohojne mediat italiane. Lojtari 26-vjecar tregoi lojera te shkelqyera ne turneun europian Euro 2008 dhe ka rene ne sy te drejtuesve te Juventusit. Drejtuesit e ketij klubi kerkojne me ngulm nje lojtare kualitativ qe luan rolin e mbrojtesit anesor te majte. Varianta e dyte e Ranierit eshte Fabio Grosso, mirepo ai eshte i kenaqur ne Lyon keshtu qe nuk e ka ndermend te largohet nga aty.

Stankovic pikerisht ne Juventus

Serbi i radheve te Interit, Dejan Stankovic, duket se qe nga java e tjeter do te prezantohet nje lojtare i ri i Juventusit. Lajmin e ben te ditur vete agjenti i lojtarit, duke theksuar se Stankovic ka pranuar kushtet qe te jete nje lojtare i ri i Juventusit. Aventura e tij me zikaltrit pikerisht ka mbaruar pas ardhjes se trajnerit portugez Jose Mourinho dhe Stankovic menjehere ka qene i lejuar te kerkoje nje ambient tjeter. Duket se ky ambient do te jete kundershtari me i flakte i Interit, Juventusi. Interi shpreson se per 30 vjecarin te fitoje diku rreth 15 milion euro, mirepo Juventusi do te shfrytezoje nenin 17 te rregullores se FIFA-s, per ta blere lojtarin me nje cmim me te volitshem. Juventusi do ta bleje Stankovicin per 9 milione euro.

Agjenti: David do te qendroje

Barcelona duket se do ta kete teper te veshtire ne qofte se deshiron te angazhoje super yllin e Juventusit, sulmuesin transalpin David Trezeguet. Disa here kemi bere oferte drejt Juventusit per David, mirepo ne secilen here kemi qene te refuzuar nga bardhezinjte. Kemi bere oferte qe arrinte deri ne 30 milione euro, mirepo Zonja e Vjeter si duket nuk e parashikon nje largim te lojtarit te tyre. Ata mendojne se ne qofte se Trezegol largohet, shifra e kartonit duhet te jete 30 milione sterlina ( 45 milione euro). Ne qofte se ndodhe ndonje befasi qe David Trezeguet te behet nje lojtare blaugrana, Juventus duket se ka gjetur nje zevendesim te denje. Emri i tij quhet Diego Milito, lojtari argjentinas i radheve te Saragosas. Ai do te largohet nga klubi per nje shifer qe con numrat deri ne 15 milione euro, mirepo Juventus do te mund te angazhoje edhe per vetem 11 apo 12 milione euro.

Senna enderron Juventusin!

Ylli i ekipit spanjoll te Villarealit, braziliani i natyralizuar Marcos Senna, eshte i habitur perse Juventusi eshte duke shprehur interesim te madh per mikun e tij te kombetares Xabi Alonso, duke pohuar se eshte me i mire dhe me i qendrueshem se Xabi. Ranieri eshte nje adhurues i madh i lojes se Sennas, mirepo drejtuesit e Juventusit Jean-Claud Blanc dhe drejtuesi sportiv Alessio Secco gati se e kane zyrtarizuar ceshtjen per transferimin e Xabi Alonsos ne radhet e Juventusit. Marcos Senna qe ne femijeri ka qene nje tifoz i flakte i Juventusit, duke vecuar lojerat e legjendave Michel Platinise, Zinedine Zidane, Gaetano Scireas etj. Do te ishte bukur ne qofte se do te transferohesha ne Torino, pasi qe Zonja e Vjeter ne afatin kalimtar te dimrit kishte bere oferte drejt Villarealit per lojtarin e tyre Marcos Senna. Senna eshte nje lojtare i shkelqyer, mirepo mosha e tij 31 vjecare duket se nuk i admiron drejtuesit bardhezinje qe te jene ne gjah per te.

e martë, 24 qershor 2008

Juventus ofron Zebina - Almiron per Arda Turan

Juventusi duket se eshte i interesuar per ta angazhuar turkun senzacionist, Arda Turan nga radhet e Galatasarayit. Juventus ka hequr dore nga disa lojtare, ne mesin e te cileve gjendet edhe dyshja Zebina dhe Almiron. Qe te dy nuk e kane bindur Claudio Ranierin per te besuar tek ta, dhe shihet qarte se kjo vere do te jete decizive per te ardhmen e tyre. Galatasaray kerkon Zebinan, por Juventusi deshiron qe te jape dyshen franko-argjentinase per te marre turkun e talentuar, i cili po shkelqen ne europianin, Arda Turan. Ai padyshim se eshte shpetimtari i Turqise ne kete eveniment. Do te shihet se cka do te ndodhe deri ne fund, pasi qe dihet se Galatasaray do ta kete te veshtire te refuzoje kete oferte ofruar nga Zonja e Vjeter, si dhe deshira e Turan per te luajtur ne nje klub te madh sic eshte Juventusi.

Shoping i madh ne Juventus

Alberto Aquilani, Ricardo Quaresma si dhe Diego Milito jane ne qender te vemendjes ne radhet e Juventusit. Drejtuesit e Zonjes se Vjeter jane vene ne kerkim te Big Trios per te perforcuar repartin e skuadres ne cdo aspekt. Revista torineze Tuttosport sot ka pohuar se Jean-Claud Blanc ka gjetur treshen e saj ne merkaton verore. Ai ka theksuar tre emra. I pari eshte romaku Aquilani, i cili assesi nuk eshte duke e vazhduar kontraten me ekipin kryeqytetas, dhe Juventusi duket se eshte ekipi me i interesuar per Alberto Aquilanin. I dyti eshte ylli portugez, Ricardo Quaresma, i cili ka pohuar se kete vere do te largohet nga Porto. Emri i trete eshte sulmuesi i Saragosas, Diego Milito. Milito do te kaloje ne Juventus vetem ne qofte se Vincenzo Iaquinta do te largohet nga Juventus. Per sulmuesin bardhezi me te interesuar jane Roma dhe Palermo.

e hënë, 23 qershor 2008

Chiellini: Europiani do me ndihmoje per Championsin

Giorgio Chiellini nuk eshte i kenaqur edhe pas paraqitjes se shkelqyer kunder Spanjes. "Nuk mund te ndihem krenar per europianin tim te pare por kjo eshte nje eksperience qe do me hyje ne pune ne Champions League", u shpreh juventini i Italise, i cili ka qene nje nga lojtaret me te mire ne fushen e "Ernst Happel". "Me vjen keq per menyres si perfundoi aventura e Italise pasi nuk kemi qene me shume fat", u shpreh Chiellini ne nje interviste dhene per Juventus Channel.

Zebina ne Galatasaray

Jonathan Zebina tashme eshte nje lojtare i ri i ekipit turk Galatasaray. Vete agjenti i lojtarit ka pohuar se Zebina sezonin e ardhshem do te luaje me fanellen e kampionit te Turqise. Ai ka hasur ne disa probleme me trajnerin bardhezi Ranierin, por gjithashtu ka hasur edhe ne lendimet qe ka pesuar gjate sezonit te kaluar. Ai nuk eshte ne listen e Ranierit per sezonin e ardhshem, pasi qe Juventus po mundohet te angazhoje mbrojtesin anesor te Bayern Munchen, gjermanin Philipp Lahm. Ai do te transferohet ne Turqi per nje shume rreth 7 milione euro, dhe do te perfitoje 1.5 milione euro ne sezone.

Ricardo Quaresma afer Juventusit?

Mesfushori anesor i Portos, Ricardo Quaresma duket se do te vazhdoje ne Juventus. Lajmin e bejne te ditur disa gazeta qe vijne nga Portugalia, te cilat theksojne se Juventus eshte teper i interesuar per lojtarin. Shuma e larte e lojtarit mund qe te paraqese shpifje ne merkaton e Juves, mirepo drejtuesit bardhezinj kane ndermend disa opsione per ceshtjen e Quaresmas. Ata jane te gatshem te japin nje shume rreth 20 milione euro si dhe lojtarin Tiago Cardoso Mendes, per te ardhur ne sherbimet e Ricardos. Gjithcka do te dihet ne ditet ne vazhdim, ku Juventusi, Porto si dhe agjenti i vete lojtarit do te fillojne bisedime per kete ceshtje. Porto eshte ne pritje te 40 milione eurove, mirepo ka gjasa qe me kete oferte joshese te Juventusit te binden per tu larguar nga lojtari i tyre me i mire. Juventusi tash me eshte duke e sfiduar kundershtarin e tyre ne Serie A, Interin, pasi qe Jose Mourinho, trajneri i ri i zikalterve eshte ne kerkim te Quaresmas. Ranieri theksoi se do te ishte nje detyre e shkelqyer e drejtuesve tane, ne qofte se e sjellin ne Corso Galileo Ferraris Yllin Portugez, Ricardo Quaresma.

Tifozet kundershtojne: Mos e merrni Stankovicin

Adhuruesit dhe njeherit tifozet e flakte te klubit qe vjen nga Torino e Italise, Juventusit, kane dhene ultimatum tek drejtuesit e klubit se nuk deshirojne qe serbi Dejan Stankovic te transferohet ne radhet e Juventusit. Ata kete lajm e quajne si nje deshtim te madh te Zonjes pasi qe Juventusit nuk i nevojiten lojtare te cilet kane qene kundershtare te flakte te tyre. Dejan eshte nje lojtare i cili ka qene tejet arogant ne ndeshjet me Juventusin. Ai njekohesisht ka pasur disa probleme me disa lojtare te Juves, sic jane Pavel Nedved, Mauro German Camoranesi etj. Pas kesaj ai kishte refuzuar Juventusin para kater viteve duke u transferuar te Interi i Mancinit.

Juve angazhon Buffonin e Ri

Juventus duket se ka kompletuar edhe nje lojtare te ri ne radhet e tyre, pasi qe portieri i ekipit pionier te Sampdorias, Vincenzo Fiorillo do te transferohet ne radhet e klubit bardhezi te Torinos. Ne Itali Fiorillo krahasohet me portierin e Juventusit, Gigi Buffon. Karakteristikat qe ka Vincenzo Fiorillo jane te njejta me ato te Buffonit. Ai do te jete portieri i ardhshem i Zonjes pas Gianluigi Buffon. Kartoni i tij Juventusit do t'i kushtoje rreth 600 000 euro.

Xabi Alonso menjehere, pas tij Arshavin ose Quaresma!

E merkura decizive per merkaton e Juventusit. Bardhezinjte mendojne transferimin e menjehershem te spanjolit Xabi Alonso. Pas tij Claudio Ranieri eshte vene ne kerkim ne njerin prej dy yjeve te futbollit. Behet fjale per yllin e Rusise Andrei Arshavin si dhe per yllin portugez Ricardo Quaresma. Ranieri kerkon se paku njerin prej ketyre dy futbollisteve fantastike. Me e pershtatshme do te ishte angazhimi i Andrei Arshavin, i cili po shperthen me paraqitjet e tij ne Euro 2008. Ranieri per te mendon nje lider te ri ne skuadren e tij. Quaresma eshte nje lojtare tejet i rrezikshem per kundershtarin, ndersa kartoni i tij i larte bene qe Juventusi te mos e angazhoje, mirepo jane duke menduar qe shumen prej 40 milione euro, ta zbresin me kembimin e portugezit Tiago, i cili kete sezone ka deshperuar me paraqitjet e tij ne fanellen bardhe e zi.

Del Piero: Ndoshta do të tërhiqem

Menjëherë pas përjashtimit të Italisë nga Euro 2008, pas e ekzekutimit të penalltive, ku Spanja doli më e suksesshme, sulmuesi veteran, Alessandro Del Piero, ka pranuar se ndoshta është koha që të largohet nga Kombëtarja. Del Piero, i cili duhej ta gjuante penalltinë e peste të italianëve, ka thënë se pavarësisht se dikush do të akuzohet për eliminimin, humbja është dëshpëruese për të gjithë. “Është i njëjti dëshpërim dhe dhimbje, pavarësisht se në sa turne merr pjesë”. “Penalltitë janë lotari dhe fatkeqësisht duhej të vendosnin ato. Dy vjet më parë ne fituam me penallti, ndërsa këtë herë humbëm. Prandaj, nuk duhet fajësuar De Rossin ose Di Natalen”. “Nuk është lehtë tani të thuhet se çka shkoi mirë dhe çka shkoi keq, ajo që vlen të përmendet është rezultati, ne jemi jashtë”. Ndërsa sa i përket Kampionatit Botëror 2010, 33-vjeçarri pranoi se ai ndoshta nuk do të jetë pjesë e Azzurrëve deri atëherë. “Është një rrugë e gjatë deri në Kampionatin Botëror. Unë e kam të njëjtën dëshirë për të luajtur për Kombëtaren, mirëpo duhet të shohim se çka do të ndodh me kalimin e viteve”, ka thënë kapiteni legjendar i Juventusit.

Sot Palladino ne Genoa, neser Knezevic ne Juve?

Sic po shkruajne mediat italiane, sot sulmuesi i Juventusit Raffaele Palladino do te nenshkruaje me klubin e Genoas. Ai do te transferohet ne Genoa ne bashkepronesi me Juventusin. Palladino Genoas do t'i kushtoje 8.5 milione euro, ndersa vete lojtari do te kete page vjetore rreth 1.3 milione euro. Ai do te beje kontrate me klubin e Genoas deri ne vitin 2012. Nje lajm tjeter qe qarkullon rreth Italise eshte lajmi se kroati Dario Knezevic neser do te transferohet ne Juventus per nje huazim 12 muajsh. Kartoni i tij Juventusit do t'i kushtoje 200 000 sterlina.

Juventus shenjestron Fornarolin

Pas Lecces edhe nje klub tjeter italian eshte i interesuar per Fornarolin. Behet fjale per nje ekip gjigantoid, per Juventusin. Drejtuesit e Juventusit kane percjellur ne disa ndeshje sulmuesin e talentuar Bruno Fornarolin i cili momentalisht luan ne ekipin e National de Montevideo te Uruguajit. Paolo Montero, ish lojtari i Juventusit do te mundohet qe te bind edhe Juventusin edhe vete lojtarin qe te dakordohen, qe lojtari sa me shpejte te transferohet ne Torinon e Juventusit. Montero thekson se Fornaroli eshte njeri nder sulmuesit me te talentuar ne bote, dhe se do te ishte e shkelqyeshme ne qofte se Juventus e angazhon Brunon. 20 vjecari Fornaroli mund te transferohet ne Juventus per nje shume rreth 6.5 milione euro.

Juventus ka angazhuar Knezevic

Mediat nga Italia flasin se Juventus ka kompletuar transferimin e mbrojtesit te Livornos. Dario Knezevic. Keto informata vijne pasi qe ne Milano drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco dhe presidenti i Livornos, Aldo Spinelli kane pasur nje takim per transferimin e kroatit ne radhet e Juventusit. Sipas Corriere dello Sport i Sportske Novosti, Knezevic do te kaloje ne Torino ne huazim prej 12 muajsh per te cilen Zonja e Vjeten do te paguaje rreth 200 000 sterlina. Pas skadimit te huazimit Juventus mund ta bleje kontraten e mbrojtesit per 1 milione sterlina. Ai eshte mbrojtesi i dyte i cili do te arrije ne Juventus, pasi qe me heret Zonja e Vjeter ka angazhuar edhe suedezin Olof Mellberg.

e diel, 22 qershor 2008

Podolski thekson se Juventus interesohet per sherbimet e tij

Golashenuesi me i mire i kombetares Gjermane ne Euro 2008, Lucas Podolski thekson se Juventus interesohet per sherbimet e tij. Podolski me lojrat e tij te shkelqyeshme ka terhequr vemendjen e klubeve te medha, i cili e theksoi interesimin e Juves per te. "Juventus interesohet per mua" - zbuloi lojtari i Bayern Munchen per Gazzetta dello Sport. Ai njekohesisht shpreh edhe kenaqesine per te luajtur ne njerin nder klubeve me te medha ne bote. Ai thote se lojerat e tij te shkelqyeshme qe po i shfaq ne Euro 2008 jane rezultat i punes se tij te panderprere. "Une kam ushtruar pa ndale per te qene i pergatitur per kete turne. Me shume shprese luaj per kombetaren" - tha Podolski. Mirepo per te qene gjithcka e konkretizuar qe Podolski te transferohet per ne Torino, Juventusi duhet te prese deri ne perfundim te evropianit ose eventualisht eleminimin Gjermanise ne Euro 2008.

Transferi i Alonsos merr nje kahje tjeter

Presidenti i Juventusit, Giovani Cobolli Gigli ka larguar disa emra per te cilen mediat e nderlidhin me transferime ne Torino, a theksoi se kane hasur ne disa probleme per Alonson. Priteshte qe Juventus te finalizoje Alonson per ne radhet e tyre deri te henen, mirepo ende nuk ka asgje zyrtare. Presidenti i Juves zbuloi se ende jane ne bisedime me agjentin e Alonsos, por pranon se kerkojne edhe disa alternativa tjera ne qofte se transferimi do te deshtoje. Nuk do ta kompletojme transferimin e Alonsos deri te premten - tha Cobolli Gigli. Gjeja qe mund te beje nje deshtim rreth ketij transferimi padyshim se eshte shuma per te cilen kerkon Liverpooli per lojtarin e tyre. Ata jane ne kerkim te 20 milione eurove, ndersa Juventus nuk ofron me teper se 19. Edhe Xabi Alonso del para mediave duke thene se ka ende kontrate me klubin e Liverpoolit dhe se do te ishte bukur qe ta perpunoje deri ne fund. Mirepo thekson se Juventusi eshte njera nder ekipet me te forta ne Evrope.

Juve interesohet per Gael Clichy

Juventusi eshte ne kerkim te mbrojtesit te majte te Arsenalit, Gael Clichy. Edhe trajneri i Juventusit Claudio Ranieri thekson se do te ishte i kenaqur ne qofte se Clichy do te transferohej ne Torino. "Derisa punoja tek Chelsea, shume mire i njihja lojtaret nga Premier League, Gael Clichy tash eshte njeri nder lojtareve me impresive ne Angli" - tha Ranieri. "Ai duhet te vije ne Juventus" - perfundon Claudio Ranieri.

Savaglia: Aquilani do te qendroje

Agjenti i Aquilanit, Franco Savaglia eshte i bindur se klienti i tij do te qendroje ne Roma. Kontrata e Aquilanit skadon pas dy vitesh dhe drejtuesit e Ulkonjes bejne hapa te medha per te bindur lojtarin e tyre mesfushor te qendroje ne Olimpico. Juventus eshte tej mase i interesuar per lojtarin kryeqytetas, mirepo drejtuesit e Romes nuk deshirojne te degjojne eventualisht nje largim te Albertos. Ai ka ardhmeri ne kete klub dhe nuk kemi perse ta shesim. Roma ka rrefuzuar oferten e Juves per lojtarin e tyre, e cila arrinte vlerat e 30 milione euro.

Juventus interesohet per Stankovic

Juventus pregatit oferte per lojtarin mesfushor te Interit, Dejan Stankovic. Corriere dello Sport thekson se Juventus do te mundohet te shfrytezoje gjendjen momentale ne Inter dhe do te niset per lojtarin serb Dejan Stankovic. Lojtari eshte i pakenaqur nga largimi i Roberto Mancinit dhe me ardhjen e Mourinhos, ditet e Stankovicit si lotjar zikalter jane te numeruara. Per serbin jane te interesuar edhe disa ekipe tjera europiane ku Milan, Roma si dhe ekipet qe vijne nga Premiel League, Manchester City dhe Everton. Kartoni i lotjarit kushton rreth 8 milione sterlina.

e shtunë, 14 qershor 2008

Juventus arrin marrëveshje për Alonson

Mediumet italiane kanë përcjellë lajmin se Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Liverpoolit, Xabi Alonso, dhe spanjolli së shpejti pritet të prezantohet si lojtar i ri.
Corriere Dello Sport, ka publikuar se drejtori i Juventusit, Jean Claude Blanc tashmë ka arritur marrëveshje për lartësinë e dëmshpërblimit dhe Alonso në sezonin e ardhshëm do të luajë për biankonerët.Bisedat për transferimin e spanjollin kanë zgjatur më shumë se një muaj dhe të dyja ekipet më në fund kanë gjetur zgjidhje dhe transferimi duhet të realizohet gjatë ditëve të ardhshme.Thuhet se shuma e transferimit do të jetë afro 17 milionë euro.

e premte, 13 qershor 2008

Zyrtare: Manuele Blasi dhe Marcelo Zalayeta ne Napoli edhe sezonin tjeter

Manuele Blasi perfundimisht eshte lojtare i Napolit. Ai eshte blere nga drejtuesit napolitan dhe do te jete ne kete klub ne kater vitet e ardhshme. Manuele Blasi ka luajtur 57 ndeshje per Juventusin nen udheheqjen e trajnerit Fabio Capello. Gjithashtu ka qene edhe pjese e kombetares se Italise ne disa ndeshje. Ndersa lojtari i Uruguajit, Marcelo Danubio Zalayeta do te jete ne bashkepronesi te Juventusit dhe Napolit per vitin e ardhshem. Ai do te mbroje ngjyrat e klubit te Napolit gjate sezonit te ardhshem.

Branislav Ivanovic objektivi i radhes

Juventus ne "Shoping" serish ne Angli! Objektivi i radhes eshte serbi qe mbron ngjyrat e ekipit te Chelseat, Branislav Ivanovic. Lojtari u transferua ne Stamford Bridge per 12 milione euro nga ekipi rus Lokomotiv Mosca, mirepo deri me tani nuk ka luajtur asnje ndeshje zyrtare per "Blute" e Londres. Juventus ka kerkuar qe lojtari te i jepet ne forme huazimi, me mundesi qe pas nje viti t'i blehet edhe demshperblimi. Njekohesisht, Alessio Secco ka pohuar se eshte arritur marreveshje me drejtuesit e Liverpoolit per spanjolin Xabi Alonso. Ai do te transferohet ne Juventus per nje shifer qe sillet diku mes 17 dhe 21 milione euro.

Pista Xabi Alonso se shpejti do te zyrtarizohet

Mungojne realisht shume pak gjera te imtesuara per ta pare Xabi Alonson me fanellen e Juventusit. Liverpool ka zvogeluar shumen e Alonsos ne 17 milione euro, per nje respekt te madh qe ka treguar Jean-Claud Blanc. Gjate diteve te para te javes se ardhshme do te arrije firmosja e kontrates, ku do ta mbaje lojtarin ne Juventus per 5 vitet e ardhshme.

e enjte, 12 qershor 2008

Euro 2008: Del Piero dhe Chiellini qe nga minuta e pare

Roberto Donadoni, perzgjedhesi i kombetares se Italise, do te beje 3-4 ndryshime ne formacionin baze te Italise mes te cileve Alessandro Del Piero dhe Giorgio Chiellini do te fillojne ndeshjen qe nga minuta e pare ne ndeshjen kunder Rumanise. Me kete fraze trajneri i Italise u eshte pergjigjur zerave qe kerkonin rikthimin titullar te juventinit ne kombetaren e Italise. Del Piero do te jete edhe kapiteni i kesaj kombetare. Sulmuesi bardhezi do zevendesoje lojtarin e Udineses, Antonio Di Natalen, ndersa Chiellini eshte emri zevendesues i Materazzit. Pervec Alexit dhe Giorgos, lojtare juventine ne kete ndeshje do te jene edhe portieri Gianluigi Buffon si dhe italo-argjentinasi Mauro German Camoranesi, te cilet do ta nisin ndeshjen qe nga minuta e pare e ndeshjes.

Merkato e Juventusit: Jo vetem Xabi Alonso...

Jo vetem Xabi Alonso! Shume afer per ne rrugen e Juves eshte edhe Schweinsteiger nga Bayern Munchen, ku mund te ndodh nderrim i mundshem me portugezin Tiago. Alternative e tij shihet ganezi Muntari, ish lojtari i Udineses. Per ne mbrojtje mendohet Ivanovic, i cili ne janar u transferua tek Chelsea, ne te cilin nuk ka luajtur as nje ndeshje zyrtare. Juve ne pazar ne Bavarine e Bayern Munchen. Mendohet Lukas Podolski. Objektivi eshte Philipp Lahm. Juventusi deshiron qe ne kete piste te jape lojtarin Cristiano Zanettin si dhe nje shume te hollash per ta sjelle gjermanin ne Torino. Xabi Alonso ne Torino ngaqe Aquilani ne ditet e ardhshme do te beje rinovimin e kontrates me Romen. Palladino po thuajse ne Genoa. Trezeguet nuk eshte ne shitje. Chiellini edhe zyrtarisht ka vazhduar kontraten me Juventusin qe con bashkejetese deri ne vitin 2012. Giorgio do te perfitoje 2 milione euro ne vit.

Palladino ne Genoa, Xabi Alonso gati valixhet per ne Juventus

Raffaele Palladino ne oret ne vazhdim duhet te zyrtarizoje kalimin e tij prej Juventusit ne radhet e Genoas. Lojtari do te transferohet ne Genoa per nje shume rreth 6 milione euro. Ai do te jete ne bashkepronesi me Juven dhe Genoan per vitin e ardhshem dhe do te perfitoje 1 milione euro ne vit.
Pas largimit te Palladinos, ne Juventus do te mberrije spanjoli i Liverpoolit Xabi Alonso. Ai pritet qe ne 48 oret e ardhshme te kompletoje kalimin e tij ne Juventus. Kartoni i tij Juventusit do t'i kushtoje 14.2 milione sterlina (afro 18.7 milione euro). Lojtari do te prezantohet si perforcim i ri i Zonjes se Vjeter pas mbarimit te ndeshjeve te Euro 2008, ne te cilen Alonso merr pjese me kombetaren e Spanjes e cila eshte duke u garuar ne Grupin D se bashku me kombetaret e Suedise, Rusise dhe Greqise. Lojtari do te firmose kontrate kater vjecare dhe do te perfitoje rreth 3.5 milione euro ne vit.