e hënë, 30 qershor 2008
Juve e "vjedh" Knezevicin në minutën e fundit
Sipas La Stampa, Juventus ka arritur një marrëveshje për nënshkrimin me mbrojtësin e Livornos, Dario Knezevic. Kroati ka impresionuar me Livornon që nga transferimi prej NK Rijekas në vitin 2006, ndërsa pas kalimit të skuadrës së tij në Serie B, ai ka qenë në qendër të një lufte të rivalëve nga qyteti i Torinos, skuadrës së Juventusit dhe skuadrës së Torinos. Granata kishte njoftuar se ka arritur një parakontratë me 26-vjeçarin, mirëpo, siç duket Zonja e Vjetër ia ka kidnapuar transferimin në minutën e fundit.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment