e premte, 6 qershor 2008

Barca e përfshin edhe Marquezin në ofertën për Trezeguet

Skuadra e Barcelonës është duke përgatitur ofertë të re të cilën do t’ia paraqesë Juventusit për sulmuesin francez, David Trezeguet. “El Mundo Deportivo” njofton se trajneri i ri i katalanasve, Pepe Guardiola, dëshiron që në skuadër të ketë një golashënues me përvojë, ndërsa Trezegol është opsioni i parë. Zonja e Vjetër ka pohuar se francezi nuk është në shitje, ndërsa vet Trezeguet mbrëmë ka thënë se është i lumtur në Torino. Për t’ua ndërruar mendjen drejtuesve të Juves, në transferimin e përgjithshëm Barca do ta përfshijë edhe mbrojtësin meksikan, Rafael Marquez, i cili është shumë i kërkuar nga Claudio Ranieri.

Nuk ka komente: