e hënë, 23 qershor 2008

Tifozet kundershtojne: Mos e merrni Stankovicin

Adhuruesit dhe njeherit tifozet e flakte te klubit qe vjen nga Torino e Italise, Juventusit, kane dhene ultimatum tek drejtuesit e klubit se nuk deshirojne qe serbi Dejan Stankovic te transferohet ne radhet e Juventusit. Ata kete lajm e quajne si nje deshtim te madh te Zonjes pasi qe Juventusit nuk i nevojiten lojtare te cilet kane qene kundershtare te flakte te tyre. Dejan eshte nje lojtare i cili ka qene tejet arogant ne ndeshjet me Juventusin. Ai njekohesisht ka pasur disa probleme me disa lojtare te Juves, sic jane Pavel Nedved, Mauro German Camoranesi etj. Pas kesaj ai kishte refuzuar Juventusin para kater viteve duke u transferuar te Interi i Mancinit.

Nuk ka komente: