e martë, 3 qershor 2008

Ranieri: Franca do ta fitojë kampionatin Euro 2008

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka zbuluar se favorit i tij për të fituar kampionatin evropian Euro 2008 dhe ekipi të cilin ai e mbështet është Franca, pasi që pret që kjo kombëtare të triumfojë në garën evropiane. “Të gjithë treguesit duket se çojnë në drejtim të Francës për mua. Edhe pa Trezeguet, i cili duhej të ishte aty, Franca ka një ekip plot me lojtarë të cilët janë në gjendje ta rikthejnë ndeshjen në favor të tyre”, ka thënë Ranieri. “Pastaj është Portugalia me Ronaldon. Pas dështimit herën e fundit, ata do të dëshirojnë të përpiqen dhe ta fitojnë atë dhe do të kërkojnë një ekulibër në mes të futbollittë qëndrueshëm dhe atij spektakolar. Po ashtu jam kurioz të shoh se çfarë do të ndodhë me Spanjën”, ka shtuar Ranieri. Franca bën pjesë në grupin C ku janë edhe Italia, Holanda dhe Rumania. Derbi mes Francës dhe Italisë do të zhvillohet më 17 qershor.

Nuk ka komente: