e premte, 27 qershor 2008

Itali apo Brazil per juventinin Amauri

Carvalho de Oliveira Amauri, lojtari i ri i ekipit te Juventusit, eshte ne dyshim per te ardhmen e tij si lojtar i kombetares. Ai se shpejti duhet te marre pasaporten italiane dhe sipas ligjit europian, mund te luaje per kombetaren italiane edhe pse ka prejardhjen nga Brazili. Amauri eshte brazilian, mirepo ka shtate vite qe luan ne Itali dhe eshte ne pritje te pasaportes italiane. Ai mund te luaje per azzurret sepse ende nuk ka luajtur ndeshje per kobetaren e Brazilit. Amauri deshiron Brazilin, mirepo gjasat e tij me te shumta jane ne kombetaren Italiane. Ai nuk e ka zgjatur shume kete ceshtje, dhe ka thene se ne lidhje me pasaporten italiane tashme eshte gjithcka e kryer.

Nuk ka komente: