e premte, 6 qershor 2008

Juve ofron para dhe lojtarë për Aquilanin

Sipas gazetës sportive, "Tuttosport", Juventus është i gatshëm të ofrojë para, Vincenzo Iaquintan dhe Marco Marchionnin për ta marrë mesfushorin e Romës, Alberto Aquilani. Aquilani konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë italianë të gjeneratës së re, ndërsa e ardhmja e tij është vënë në dyshim për shkak të problemeve me kontratën. 23-vjeçari nuk është i kënaqur me anën financiare të cilën ia ofrojnë Giallorosët për vazhdimin e kontratës, derisa dje ishin ndërprerë bisedimet ndërmjet babait të tij, Claudio, dhe zyrtarëve të Romës, të cilat nuk kishin nxjerrë rezultat. Juventus është i gatshëm ta bëjë një kontratë pesëvjeçare me të duke i ofruar 3.2 milionë euro në sezon. Ndërsa për t’i kënaqur interesat e Romës, Bardhezinjtë përveç parave ofrojnë edhe Vincenzo Iaquintan dhe Marco Marchionnin.

Nuk ka komente: