e martë, 24 qershor 2008

Juventus ofron Zebina - Almiron per Arda Turan

Juventusi duket se eshte i interesuar per ta angazhuar turkun senzacionist, Arda Turan nga radhet e Galatasarayit. Juventus ka hequr dore nga disa lojtare, ne mesin e te cileve gjendet edhe dyshja Zebina dhe Almiron. Qe te dy nuk e kane bindur Claudio Ranierin per te besuar tek ta, dhe shihet qarte se kjo vere do te jete decizive per te ardhmen e tyre. Galatasaray kerkon Zebinan, por Juventusi deshiron qe te jape dyshen franko-argjentinase per te marre turkun e talentuar, i cili po shkelqen ne europianin, Arda Turan. Ai padyshim se eshte shpetimtari i Turqise ne kete eveniment. Do te shihet se cka do te ndodhe deri ne fund, pasi qe dihet se Galatasaray do ta kete te veshtire te refuzoje kete oferte ofruar nga Zonja e Vjeter, si dhe deshira e Turan per te luajtur ne nje klub te madh sic eshte Juventusi.

Nuk ka komente: